Rama në takimin me bizneset: S`mund t`u jepni punonjësve shqiptarë 300 mijë e filipinezeve 1 mijë euro

Në një takim me bizneset, në prag të nisjes së sezonit turistik, Rama u është drejtuar sipërmarrësve për të rritur pagat për punonjëset shqiptare. Kryeministri bën një krahasim me pagat ndaj punonjëseve që merren nga Bali dhe Filipinet dhe që paguhen deri në 1 mijë euro.
“Sipërmarrësi shqiptar duhet ta kuptojë që nuk mund t’i japi gruas që pastron atje në Himarë e në Dhërmi 300 mijë Lekë sepse është nga vendi edhe pastaj marrin nga Bali edhe nga Filipinet dhe ju japin nga 1000 Euro. Nuk mund të funksionojë kështu. Duhet që punonjësin shqiptar ta vlerësojmë si sytë e ballit. Ta ndihmojmë me çdo çmim sepse është ai që e bën. Hiqini ato gratë që janë atje nëpër ato kaunterat aty dhe që hapin e mbyllin derën e dyqaneve dhe të zotit të kësaj nuk i funksionon më biznesi dhe i rrofshin miliardat”, tha Rama.