Ekonomia

Rama paralajmëron rritjen e pensioneve në 2024

Rama paralajmëron rritjen e pensioneve në 2024

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se buxheti i vitit 2024 do u vijë në ndihmë pensionistëve përmes indeksimeve dhe bonuseve.

Rama thotë se janë mbi 700 mijë pensionistë që do të përfitojnë duke u mbështetur financiarisht.


Kujtojmë se buxheti i vitit 2024 u jep ministrive dhe institucioneve qëndore 406 mld lekë. Krahasuar me vitin 2023, janë rreth 10 mld lekë më shumë që do administrohen nga pushteti qendror dhe që do të shpenzohen për investime, paga dhe detyrimet përkatëse.