Ekonomia

Rama: Që nesër nisim konsultimet me bizneset për rritjen e pagave edhe në sektorin privat

Rama: Që nesër nisim konsultimet me bizneset për rritjen e pagave

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se prej ditës së nesërme do të nisin takimet me sipërmarrësit për rritjen edhe në sektorin privat të pagave.

Rama tha se tashmë është vendosur që nga Prilli paga minimale të jetë 40 mijë lekë të reja ndërsa njoftoi se edhe pagat e tjera do të pësojnë rritje, si formë mbështetjeje ndaj krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

“Nisim takimet me sipërmarrjen për domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme të pagave në sektorin privat, ku tanimë nga prilli minimumi i detyrueshëm është 40 mijë lekë. Ndërkohë që qeveria po bën gati korrektimin e krejt skemës së pagave pas rritjes së ndjeshme të pagës minimale, si reagim ndaj vështirësive të paparashikuara të krijuara kudo prej agresionit të Putinit dhe inflacionit të luftës,” shkruan Rama i cili postoi edhe disa shënime ku theksohet fakti se Shqipëria tashmë me këtë nivel të pagës minimale renditet e treta në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Rama: Që nesër nisim konsultimet me bizneset për rritjen e pagave

Rama: Që nesër nisim konsultimet me bizneset për rritjen e pagave