Ekonomia

Rama: Rrisim me 5 mijë lekë pensionet. Synojmë të çojmë pagën mesatare në nivelin 900 euro, më i larti në rajon

Rama: Rrisim me 5 mijë lekë pensionet. Synojmë të

Kryeministri Edi Rama ka dalë vetë sot në konferencën e zakonshme tashmë për shty të ministrave pas mbledhjes së Qeverisë.

Ai ka dhënë disa lajme të rëndësishme, sidomos për pensionistët të cilëve tha ai duke nisur nga muaji i ardhshëm do tu rriten me 5 mijë lekë të reja pensionet.

Rama foli edhe për një plan të ri rritjeje pagash të punonjësve të administratës ku theksin e vuri te paga mesatare e cila tha kryeministri brenda 2 vitesh synohet të arrijë në 900 euro, duke e ngjitur në nivelin më të lartë të pagave mesatare në rajon.

Deklarata e plotë e Kryeministrit pas mbledhjes së Qeverisë:

Patëm një diskutim të rëndësishëm mbi analizën dhe projektin e ministrisë së Financa dhe të Ekonomisë për pagat dhe më vjen shumë mirë që t’ju përcjell të gjithëve bindjen se tanimë kemi në dorë një plan shumë ambicioz, por njëkohësisht edhe mjaftueshëm të arsyeshëm për një rritje pagash e cila synon të mundësojë ngritjen në harkun e këtyre 2 viteve 2023 – 2024 në nivelin e lartë të rajonit dhe faktikisht synon të realizojë një target të një page mesatare prej 900 eurosh që do të thotë se jemi në kushtet e një mundësie të re, një mundësi që do ta shfrytëzojmë maksimalisht në të mirë të familjeve e pas rritjes së pagës minimale mund të shkojmë dhe drejt rritjes së pagës mesatare në dy faza: Do kemi një rritje tani së shpejti për një pjesë dhe të shkallëzuar, detaje që do i diskutojmë pas aktit të miratimi që do të vijë në 10-15 ditët e ardhshme dhe sigurisht do publikojmë dhe planin e plotë që të gjithë ta dinë se çfarë do pasojë.

Kemi thënë e do i qëndrojmë zotimit të rritjes së pagës së mjekëve e infermierëve me 7% këtë vit ndërkohë që specialistëve iu rrit me 50 mijë lekë të reja çdo muaj. E pas kësaj do shkojmë në rritjen tjetër që do jetë e konsiderueshme menjëherë vitin e ardhshëm. Për të tjera kategori do kemi rritje të menjëhershme brenda këtij viti.

E dyta, jemi sot në kushtet kur mund t’ju themi edhe pensionistëve se zotimin për të shpërndarë në radhë të parë drejt tyre taksën e jashtëzakonshme që vumë mbi ekspertuesit e mëdhenj të energjisë do ta mbajmë, por sot nuk kemi vetëm zotimin e përgjithshëm por dhe informimin konkret se për pensionistët do ketë 5 mijë lekë të reja që do shkojnë në drejtim të tyre bashkë me pensionet e ardhshme e që do marrin herën e ardhshme.