Ekonomia

Raporti, ekonomia shqiptare do vijojë rritjen dy vitet e ardhshme

Raporti, ekonomia shqiptare do vijojë rritjen dy vitet e ardhshme

Instituti Ekonomik i Vjenës ka rishikuar me rritje ecurinë e ekonomisë në Shqipëri, duke e çuar atë në 3.3% për këtë vit. Po ashtu, parashikime pozitive ka edhe për dy vitet në vijim, ku rritja ekonomike parashikohet të kapë nivelin 4%.

Me këtë ritëm rritjeje Shqipëria renditet e dyta në rajon, duke lënë pas Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi.

Në raport theksohet se monedha vendas është mbiçmuar ndaj monedhës europiane. Forcimi i mëtejshëm i lekut do të vazhdojë, thuhet në raport, ndërsa turizmi po njeh zhvillim dhe remitancat dhe investimet e huaja direkte po vazhdojnë trendin e tyre rritës.

Sipas statistikave të publikuara së fundmi vërehet se edhe niveli i inflacionit në vend pritet të stabilizohet.