Ekonomia

Rehabilitimi i hidrocentralit të Fierzës, Kuvendi miraton huanë 40 milionë euro

Rehabilitimi i hidrocentralit të Fierzës, Kuvendi miraton huanë

Kuvendi ka miratuar në përfundim të seancës së sotme plenare me 79 vota pro ratifikimin e marrëveshjes së huasë 40 milionë euro për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës. Huaja për rehabilitimin e kaskadës do të shlyhet për 15 vite, ku 5 vitet e para do të jenë pa pagesë principali.

“Jemi zotuar që brenda këtij mandati të jemi eksportues neto duke investuar në disa burime natyrore. Marrëveshja e sotme për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës, duke zgjeruar periudhën e shfrytëzimit me të paktën 30 vite, nga pikëpamja strategjike do ndikojë në përmirësimin e sistemit energjitik dhe për një rritje të prodhimit të energjisë elektrike,” u shpreh mes të tjerash ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Kuvendi miratoi edhe raportin vjetor të veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2021.