Ekonomia

Rritet çmimi i gazit në Evropë

Rritet çmimi i gazit në Evropë

Çmimet e gazit u rritën në Evropë pasi Gazprom ndaloi furnizimin përmes Polonisë.

"Është vendosur një ndalim për transaksionet dhe pagesat në favor të personave nën sanksione, veçanërisht për Gazprom, kjo do të thotë një ndalim i përdorimit të një gazsjellësi në pronësi të EuRoPol Gaz për të transportuar gazin rus përmes Polonisë," tha një përfaqësues i Gazprom.

Sipas Dutch TTF Gas Futures çmimet u rritën me 16.6% në 109 euro/Mwh.

Megjithatë, të dyja vlerat, si për Amsterdamin, ashtu edhe për Londrën, janë larg majave të 7 marsit të kaluar, me vlerat në ditët e para të konfliktit në Ukrainë, kur arritën përkatësisht në 345 euro.

Ky është tensioni i fundit për gazin midis Rusisë dhe Polonisë. Muajin e kaluar, Gazprom tha se kishte ndërprerë plotësisht furnizimet për kompaninë polake të gazit PGNiG dhe Bulgargaz të Bullgarisë pasi ata refuzuan të plotësonin kërkesën e Moskës për të paguar në rubla dhe jo në euro ose dollarë.