Ekonomia

Rritet përsëri çmimi i naftës

Rritet përsëri çmimi i naftës

Çmimi i karburantit ka pësuar sërish rritje. Ditën e sotme një litër naftë po shitet në pikat e karburanteve me 187 lekë, 10 lekë më shumë nëse e krahasojmë me filllimin e muajit, raportojnë mediat.

Me të njëjtin çmim po shitet edhe benzina, në vlerën e 187 lekëve, ndërsa gazi ka mbetur në 89 lekë.

Çmimi i karburanteve ka pësuar rritje 6 herë brenda këtij viti. Nëse do bëjnë krahasimin me vitin e kaluar nafta është shtrenjtuar me 30 lekë, pasi vjet është shitur mesatarisht nga 155-160 lekë.

Ekspertët tregojnë se shkak për këtë rritje është bërë rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare.

Tiranapost.al.Z.B