Ekonomia

Samir Mane: Për një vit nuk heqim asnjë nga puna

Samir Mane: Për një vit nuk heqim asnjë nga puna

4 mijë e 200 punëtorë në Shqipëri i përkasin bizneseve të Samir Manes. Ai ka treguar se aktualisht janë vetëm 55% e tyre në punë, ndërsa pjesa tjetër në shtëpi.

Fevziu e pyeti nëse rrezikojnë heqjen nga puna. Samir Mane garanton për një vit, deri në qershorin që vjen.

Samir Mane: 55 përqind janë në punë. Pjesa e tyre janë në shtëpi për shkak të qendrave trgtare. Rreth 45 përqind në shtëpi. Të gjithë janë paguar deri tani. Shqetësimi më i madh është që si të bëjmë të mundur të mos heqim asnjë nga puna.

A rrezikoheni?

Mane: Mendoj se edhe kompanitë e mëdha janë të rrezikara edhe më shumë të rrezikuara se kompanitë e mesme ë të vogla. Puna jonë është që të gjithë të jenë në punë. Deri në qershor të vitit tjetër do kemi të mundur që me financat tona të mos heqim asnjë nga puna.