Ekonomia

Së shpejti të rinjtë do mund të marrin kredi studentore

Së shpejti të rinjtë do mund të marrin kredi studentore

Po përgatitet graftligji për t`u miratuar në parlament. Studentët në Shqipëri, ashtu si në një pjesë të madhe të botës do mund të marrin kredi studentore. Kredia studentore ka për qëllim t`u japë mundësinë edhe atyre që vijnë nga familje me mundësi të kufizuara ekonomike, të realizojnë studimet e larta. Interesat dhe kushtet e kredisë studentore zakonisht janë të leverdisshme.

“Rritja e pagës minimale, kompensimi i energjisë elektrike, rritja e pagës për mësuesit, infermierët, mjekët, ushtarakët, rritja e ndihmës ekonomike, mbështetja për fermerët etj, janë mbështetje që u jepet familjeve shqiptare, përfshirë edhe familjet e studentëve.

Bashkia e Tiranës në fillim të këtij viti akademik ka vendosur përgjysmimin e tarifave për të gjithë studentët që akomodohen në konvikte. Ka ofruar abone falas për të gjithë studentët. Ne kemi draftuar edhe një vendim për kredinë studentore. Për herë të parë studentët do të kenë të drejtë të marrin një kredi. Ne jemi drejt përfundimit, draftin e kemi gati dhe besoj se për një periudhë 2-mujore të gjithë studentët do të kenë të drejtë të marrin kredi”, tha ministrja Kushi në Parlament.