Ekonomia

Shqipëri-Zvicër, ministrja Denaj: Ndikim pozitiv për promovimin e pronës intelektuale

Shqipëri-Zvicër, ministrja Denaj: Ndikim pozitiv për promovimin e

Ministrja e Financës dhe Ekonomisë, Anila Denaj, së bashku me Ambasadorin e Zvicrës, Adrian Maître nënshkruan marrëveshjen e mirëkuptimit në fushën e Pronësisë Industriale, në mbështetje dhe zbatim të Marrëveshjes Kuadër midis Këshillit Federal Zviceran dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunim Teknik, Financiar dhe Humanitar.

Ministrja Denaj e vlerësoi këtë marrëveshje, e cila është e një rëndësie të veçantë për etapën që po kalon Shqipëria në procesin e integrimit evropian.

Shqipëri-Zvicër, ministrja Denaj: Ndikim pozitiv për promovimin e

“Disa nga rezultatet që pritet të arrihen nga kjo marrëveshje, janë shkëmbimi i informacionit mbi legjislacionin në fushën e Pronësisë Industriale (PI) dhe reflektimet për përmirësimin e tij, si dhe bashkëpunim në programet e trajnimit lidhur me Pronësinë Industriale. Gjithashtu, pritet të arrihet bashkëpunim në fushën e përpunimit të informacionit të patentave dhe shërbimeve për publikun dhe forcimi i bashkëpunimit ndër-institucional në zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale në Shqipëri”, theksoi Denaj.

Shqipëri-Zvicër, ministrja Denaj: Ndikim pozitiv për promovimin e

Shqipëri-Zvicër, ministrja Denaj: Ndikim pozitiv për promovimin e

Nëpërmjet kësaj marrëveshje do të arrihet realizimi i një projekti 4 vjeçar midis dy zyrave homologe në fushën e pronësisë intelektuale. Institucionet përgjegjëse për zbatimin e marrëveshjes janë Instituti Federal i Zvicrës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, në rolin e përfituesit kryesor të projektit.

Vlerësojmë përkrahjen, shtoi ministrja, për reforma të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe social kulturor të vendit tonë.

“Më lejoni që në emër të qeverisë shqiptare t`ju falënderoj për vëmendjen dhe mbështetjen e dhënë deri tani për vendin tonë. Vlerësojmë përkrahjen për reforma të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe social kulturor të vendit tonë”, përfundoi Denaj.

Shqipëri-Zvicër, ministrja Denaj: Ndikim pozitiv për promovimin e

Shqipëri-Zvicër, ministrja Denaj: Ndikim pozitiv për promovimin e

Kjo marrëveshje, jo vetëm që ka një ndikim mjaft pozitiv në klimën e promovimit të pronës intelektuale në tërësi, por edhe në ndërgjegjësimin për fushën, duke kontribuar në këtë mënyrë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Shqipëri-Zvicër, ministrja Denaj: Ndikim pozitiv për promovimin e

Gjatë viteve të fundit, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale përmes objektivave të saj po punon maksimalisht për të krijuar një kulturë të përgjithshme të të kuptuarit të pronësisë industriale, përmes fushatave të ndryshme për rritjen e ndërgjegjësimit dhe të informimit mbi këto të drejta në mbarë vendin. Aktualisht ka filluar procesi i hartimit të Strategjisë së re Kombëtare në fushën e Pronësisë Intelektuale për vitet 2021-2025, një dokument strategjik shumë i rëndësishëm për fushën, e cila po mbështetet nga asistenca teknike e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale.

*Tiranapost.al.