Ekonomia

Shqipëria, e para në Europë për rritjen e fluturimeve tregtare në muajt e verës

Shqipëria, e para në Europë për rritjen e fluturimeve

Kthimi i vendit në një destinacion turistik dhe hyrja e operatorëve ajrorë me kosto të ulët ka rritur ndjeshëm fluturimet tregtare në muajt e verës.

Sipas Eurostat, që ka publikuar të dhënat për fluturimet tregtare dhe Shqipëria renditet e para në Europë për rritjen e numrit të fluturimeve tregtare në periudhën e verës qershor-shtator.

Sipas Eurostat u regjistruan gjithsej 19.3 mijë fluturime për katër muajt e sezonit (qershor-shtator), me një rritje prej 27.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në vend të dytë është Serbia, me rritje prej 27.76%, ndërsa e treta është Çekia me zgjerim 19.4%.

Rritja e fluturimeve është mbi dy herë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europoan, prej rreth 13% për periudhën e verës.

Në Shqipëri në korrik dhe gusht për herë të parë u regjistruan më shumë se 5 mijë fluturime/muaj.

Për gjithë 8 mujorin, fluturimet në Shqipëri janë rritur me 22%, pas Serbisë (27.4%), Maltës (25), Qipros (24), Maqedonisë së Veriut (23.4%), Islandës (23.2%). Në muajt e verës, ritmet e rritjes së fluturimeve u përshpejtuan, duke bërë që Shqipëria të kalojë në vend të parë gjatë periudhës së sezonit.

Europa nuk e arrin ende nivelin e 2019-s

Sipas Eurostat, në shtator 2023, kishte 605 806 fluturime komerciale në BE, duke shënuar një rritje prej 7,9% krahasuar me numrin e fluturimeve në shtator 2022. Megjithatë, shifra mbeti 8,9% më e ulët se numri i fluturimeve për të njëjtin muaj në 2019.

Tiranapost.al