Ekonomia

Shqipëria marrëveshje për njohjen e pensioneve edhe me Zvicrën

Shqipëria marrëveshje për njohjen e pensioneve edhe me

Qeveria zvicerane sapo ka çuar në parlament për miratim Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Kryeministri Edi Rama, i cili ka dhënë lajmin sot në rrjetet siociale, shprehet se marëveshja se tashmë pritet që ligjvënësit zviceranë të aprovojnë marrëveshjen e firmosur në shkurt të këtij viti mes ministrave të ekonomisë së dy vendeve në Tiranë.

“Këshilli Federal i Zvicrës, në mbledhjen e datës 24 gusht 2022, ka përcjellë për miratim në Parlament “Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës”, e cila u firmos më 18 shkurt 2022, në Tiranë, nga ministri për Punët e Brendshme të Zvicrës, z. Alain Berset dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë të RSH-së, znj. Delina Ibrahimaj,” shprehet Rama.

Kjo marrëveshje mes Shqipërisë dhe Zvicrës synon kryesisht koordinimin për pensionin e pleqërisë, statusin e invaliditetit, të të mbijetuarit, garanton trajtim të barabartë të të siguruarve, disiplinon derdhjen e kontributeve jashtë vendit dhe eviton rastet e taksimit të dyfishtë apo abuzimeve.

Miratimi i marrëveshjes në Parlamentet e dy vendeve, do të konkretizojë punën disavjeçare të qeverisë së Republikës së Shqipërisë me institucionet kompetente zvicerane.

Nga kjo marrëveshje pritet të përfitojnë mijëra shqiptarë që punojnë e jetojnë prej vitesh në Zvicër.