Ekonomia

Shteti do paguajë 70% të kostos, për qytetarët që do vendosin panel diellor në shtëpi

Shteti do paguajë 70% të kostos, për qytetarët që do

20-30% e konsumimit të energjisë elektrike tek familjet shqiptare, përdoret për ngrohjen e ujit. Ndaj një masë që qeveria ka marrë në paketën antikrizë, të prezantuar sot, është subvencioni për familjet që do të duan të vendosin panele diellorë (për ngrohjen e ujit), në shtëpitë apo tarracat e pallateve.

Në 1 nëntor do të hapet një platformë ku qytetarët do mund të aplikojnë për të marrë subvencionin.

Subvencioni do të jetë në masën e 70% të vlerës që kushton paneli dhe kostove instaluese.

Synohet ulja me 20-30% të konsumit të energjisë elektrike.

Në fazën e parë do të përfitojnë 2 mijë abonentë.

Nëse do të ketë sukses, në 31 mars do të lançohet paketa e dytë ku do të përfitojnë më shumë qytetarë.