Ekonomia

Shtrenjtohen çmimet e karburanteve, ja me sa po tregtohen

Shtrenjtohen çmimet e karburanteve, ja me sa po tregtohen

Nafta këtë fillim-muaj po shitet mesatarisht për 199 lekë nga 197 që ishte gjatë gushtit, duke arritur në nivelin më të lartë që nga mesi i marsit të këtij viti.

Krahasuar me muajin maj çmimi i naftës në vend është shtrenjtuar mesatarisht me 30 lekë.

Bashkë me naftën është shtrenjtuar edhe benzina e cila po tregtohet mesatarisht për 199 lekë për litër, ndërsa çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar në 54 lekë për litër.