Ekonomia

Si po kthehemi pas në kohë! A do ngrijnë së ftohti europianët këtë dimër

Si po kthehemi pas në kohë! A do ngrijnë së ftohti

Ndërprerja e gazsjellësit rus ka shkaktuar një krizë energjetike në Europë, që pritet të thellohet më shumë gjatë dimrit, sipas paralajmërimeve të ekspertëve. Disa qeveri evropiane kanë marrë masa, me Gjermaninë e cila qëndron në krye të vendeve më të prekura.

Ministri gjerman i Ekonomisë është shprehur se kriza ardhur si pasojë e gabimeve strategjike të qeverisë së mëparshme dhe varësisë që Gjermania ka nga gazsjellësi rus.

Deri më tani, qeveria gjermane ka vendosur një sërë masash për të bërë të mundur kursimin e energjisë duke përfshirë fikjen e semaforëve, ndalimin e ndriçimit të ndërtesave historike dhe rrugëve gjatë natës.

Ministrat e Bashkimit Evropian pas një takimi në Bruksel të Premten i kërkuan Komisionit të dalë me masa urgjente likuiditeti për të ndihmuar tregjet e tensionuara të energjisë. Blloku është gjithnjë e më i dëshpëruar për të parandaluar rritjen e çmimeve që priten të godasin ekonominë.

Një këndvështrim çfarë po ndodh:

Kërkesa e Evropës për energji duhet të ulet që rajoni të kalojë krizën aktuale. Një ulje prej 15% mund të ndihmojë ndjeshëm. Ndërsa Europa ka reduktuar tashmë shumë nga varësia e saj nga energjia ruse, shumë varet nga dimri, thonë ekspertët.

Habeck thotë se çmimi është opsioni i dytë më i mirë

Ministri gjerman i Çështjeve Ekonomike Robert Habeck tha se një kufi çmimi mund të jetë një opsion për të ndihmuar në lehtësimin e krizës. Ai shtoi se BE-ja ka rënë dakord të ulë çmimet e energjisë dhe barrën e konsumatorëve.

Komisioni do të propozojë masa për energjinë javën e ardhshme

Komisionerja e BE-së për Energjinë Kadri Simson tha se blloku do të propozojë masa javën e ardhshme. Europa do të ketë nevojë për një nivel të lartë të importeve të gazit natyror për të kaluar në mënyrë të sigurtë dimrin, tha Simson.

Ukraina ofron energji elektrike në Poloni

Ukraina ka rënë dakord t'i shesë Polonisë energjinë elektrike nga termocentrali bërthamor Khmelnitskiy së shpejti, tha kryeministri Mateusz Morawiecki në një konferencë të përbashkët shtypi në Kiev me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy.

Italia tregon pse është i vështirë për t’u arritur konsensusi

Ministri italian për Tranzicionin Ekologjik Roberto Cingolani shpjegoi pse konsensusi është kaq i vështirë për t'u gjetur, pavarësisht se i gjithë rajoni është goditur nga kriza energjitike.

“Ka 27 shtete me përzierje energjie krejtësisht të ndryshme, me pozicione krejtësisht të ndryshme gjeografike. Duhet të pranoni se me një përzierje kaq heterogjene situatash, për fat të keq është shumë e vështirë të gjesh shpejt plumbin e argjendtë, zgjidhjen që kënaq të gjithë”, tha ai në Bruksel.

Kriza në Britani:

Britania e Madhe gjithashtu është ndër vendet më të prekura nga kriza energjetike. Ekspertët paralajmërojnë se brenda një viti vendi do të zhytet më keq në krizë nëse nuk hartohet një plan që do të ulë nevojën për gaz.

Ekspertët po paralajmërojnë se ndërsa kryeministrja e sapozgjedhur Liz Truss i ka blerë kohë qeverisë me paketën e saj prej 100 miliardë paund për të kufizuar faturat e energjisë , do të nevojiten skema të tjera ngjashme nëse nuk ka një plan për të reduktuar kërkesën për gaz.

Po në Shqipëri ç'po ndodh?

20-30% e konsumimit të energjisë elektrike tek familjet shqiptare, përdoret për ngrohjen e ujit. Ndaj një masë që qeveria ka marrë në paketën antikrizë, është subvencioni për familjet që do të duan të vendosin panele diellorë (për ngrohjen e ujit), në shtëpitë apo tarracat e pallateve. Në 1 nëntor do të hapet një platformë ku qytetarët do mund të aplikojnë për të marrë subvencionin. Subvencioni do të jetë në masën e 70% të vlerës që kushton paneli dhe kostove instaluese. Në fazën e parë do të përfitojnë 2 mijë abonentë. Nëse do të ketë sukses, në 31 mars do të lançohet paketa e dytë ku do të përfitojnë më shumë qytetarë.