Ekonomia

Ulen sërish çmimet e karburanteve

Ulen sërish çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës, i cili është përgjegjës për monitorimin dhe përcaktimin e çmimit të hidrokarbureve është mbledhur ditën e sotme dhe ka publikuar çmimet e reja të tregtimin të karburantëve në vend.

Nga dita e nesërme nafta do të tregohet me 206 lekë duke u ulur me 5 lekë ndërsa benzina do të tregohet me 191 lekë duke u ulur me 3 lekë nga mbledhja e shkuar. Çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar, i cili me pakicë do të shitet 71 lekë për litër dhe me shumicë 59 lekë për litër.

Njoftimi i Bordit:

Vendim i Bordit të Transparencës 29.11.2022 Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 29 Nëntor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 191 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 179 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 112 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 30 Nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.