Ulen sërish karburantet! Nga sot nafta do të shitet me 196 lekë për litër

E Premte 9 Dhjetor 2022, 15:19
TiranaPost
Bordi i Transparencës ndryshoi sërish sot çmimet e karburanteve.
Sipas njoftimit, nga sot një litër naftë do të shitet 196 lekë, nga 198 që ishte dhe një litër benzinë do të shitet me 175 lekë, nga 180 lekë që ishte.
Çmimi i gazit mbetet i pandryshuar me 69 lekë për litër. Vendimi hyn në fuqi në orën 18:00.
Tiranapost.al