Ekonomia

Ulet nafta dhe benzina, gazi nuk ndryshon

Ulet nafta dhe benzina, gazi nuk ndryshon

Është ulur me 3 lek çmimi i naftës dhe me 1 lek çmimi i benzinës. Ndërkaq ka mbetur i pandryshuar çmimi i gazit.

Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimet e reja që hyjnë në fuqi sot në orën 18:00.

Çmimet e vendosura janë:

Çmimi i shitjes me pakicë i naftës SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 211 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 199 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 194 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i naftës për peshkim është vendosur 118 lekë/litër.