Video/ Hap pas hapi, si bëhet aplikimi online për mbështetjen ndaj fermerëve që kultivojnë grurin?

E Enjte 1 Shtator 2022, 10:09
TiranaPost
Aplikimet bëhen në e-Albania dhe nisin nga sot (1 shtator), deri në 23 shtator.
Si fillim logohuni në e-Albania.
Shkoni tek “Aplikim për skemat mbështetëse”.
Plotësoni formularin.
Zgjidhni masën, pasi të keni përcaktuar vendndodhjen e fermës.
Vendosni sipërfaqen.
Shëno me “ok” “pranoj të gjitha kushtet e mëposhtme”, pasi ta kesh lexuar.
Dhe në fund dërgo.
Çdo përfitues do të marrë subvencion 30 mijë lekë të reja si mbështetje për kultivimin e grurit, pas krizës prej luftës në Ukrainë.
Për ata që nuk mund ta bëjnë dot aplikimin vetë, do të mund të marrin ndihmë në numrin jeshil 08008383.