Nga sot nis edhe tatimi progresiv me normat tatimore 15% dhe 23% për profesionet e lira. Të vetëpunësuarit dhe personat fizik të profesioneve të lira të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave, që nga 1 janari nuk do të trajtohen më si biznes i vogël me 0%.
Mirëpo, për të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi, pas shpenzimeve të zbritshme sipas nenit 22 të ligjit, të vetëpunësuarit do të tatohen me normat 15% për fashën 0 deri në 14 milionë lekë dhe mbi 14 milionë lekë vendoset tatimfitimi 23%.
Lista është e ndarë në 26 akitvitete të kategorizuara në 169 profesione. Në të përfshihen noterët, agjentët imobiliarë, dentistët, mjekët, IT-të, guidat turistike, avokatët e një sërë të profesionesh.