Showbiz

Ekskluzive/ Mallkimi i Shqipërisë në Eurovizion. A do transmetohet sot festivali?

Ekskluzive/ Mallkimi i Shqipërisë në Eurovizion. A do

Shqipëria sot është në ditë zie për humbjen e Dëshmorit të Atdheut Major Klodian Tanushi. Nga ana tjetër sot në mbrëmje përfaqësohet në Eurovizion nga Jonida Maliqi e cila do të këndojë e 14-ta në radhë. Mirëpo kjo s`është e para herë që në ditën e konkurrimit të Shqipërisë vendi është në zi. Kujtojmë se edhe në 2012-ën, vit në cilin përfaqësoheshim nga Rona Nishliu ishim në zi për shkak të tragjedisë së Himarës. Festivali atë vit nuk u transmetua nga RTSH-ja. Nisur nga ky rast, a do shfaqet sot?

[caption id="attachment_201131" align="aligncenter" width="561"] Julka Gramo, foto nga Instagrami[/caption]

Ne të Tiranapost.al kontaktuam me Julka Gramon, pjesë e jurisë shqiptare që do vlerësojë këngët e Eurovizionit dhe ajo tha: “Është marrë vendimi dhe do transmetohet si normalisht në orën 21:00”.

Pavarësisht dhimbjes për humbjen e majorit që ra dëshmor, jeta vazhdon, kështu që “Show must go on”.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije