Showbiz

Eneda Tarifa nuk e mban mend kur ia ka zgjatur Flori Mumajesit dorën! Ja si i përgjigjet ajo Tiranapost për postimin e kantautorit

Eneda Tarifa nuk e mban mend kur ia ka zgjatur Flori Mumajesit dorën! Ja si

Flori Mumajesi sot postoi një status ku i futi të gjjthë në kërkim për një histori të bukur nga ato të miqve që të japin dorën në ditë të vështira, dhe kjo kish qenë Eneda Tarifa për të para 20 vitesh. Mumajesi shkruante: “Jo sepse fitove. Vitin tjetër dikush tjetër do jetë fitues dhe çfarë? Të njoh prej 20 vitesh dhe kur mua askush nuk më konsideronte, ti ishe aty dhe ma ke zgjatur dorën. Jam i vogël para teje, por ta them me bindje, ti je aset!"

Tiranapost e kontaktoi Eneda Tarifën, fituesen e Këngës Magjike me këngën e Flori Mumajesit, për ta pyetur rreth kësaj historie, por Eneda e reduktoi emocionin me një përgjigje të përmbajtur e krejtësisht normale: "Për këtë mund të pyesni Florin, s`mund të flas për një status që ka bërë ai. Nuk ka histori bashkëpunimi, është thjesht histori kolegësh. Me Florin kam pasur gjithmonë marrëdhënie korrente, punë, qejf, shpirti-zemra, kur na kanë lidh festivalet".

Ndoshta nuk ka një ngjarje konkrete mund të jetë edhe një shije e kantautorit Mumajesi, perceptim, kujtim personal i tij më shumë sesa ngjarje në të vërtetë. Ndoshta Eneda as e kujton atë që kujton Flori. Madje duket sikur se mban mend. Flori di mirë sesi t’i bëjë njerëzit kuriozë sa herë një këngë e tij del në qarkullim.

Ah Flori Flori!!!/Tiranapost.al