25 Rreshtat e Mirës

The best are on the way!

The best are on the way!

By Mira Kazhani / Elton Balla is neither famous nor perhaps fashionable. It is for someone who listens briefly, an accordion teacher. But why did an accordion teacher deserve a podcast? Because we need to meet people who live with passion, and especially with their feet on the ground. People not intoxicated by the modern disease of success, of invading the stage and public life.

When I heard in the interview, that the thing he wanted most in life and that he would fulfill was being a street artist, I was a little surprised. People today are educated to get out of the way and climb the stage. Today we all want to be Number One; politicians, actors, singers, journalists, doctors. Today young people and teenagers seek fame and reward and this is definitely quite normal in a competitive society. But on the other hand, he hears someone say that he is satisfied with his life, - "That the road has the best", - and the thought begins that this world has air for everyone and that the joy of success is found by everyone according to its own box.

Of course, on the road they are usually the best, because success conditions sacrifices that sometimes require a gentle back. Listen to Professor Elton Ball in an authentic story!

Transcribed interview

Mira Kazhani: The accordion is his passion, and yes, what you are listening to now is the music that its sheets make. I invited him to this podcast not just as an accordionist, but as an idealist. A professor like Elton Balla who reminds you that whoever will achieve something succeeds in life, loves it a lot and works for it.

Meanwhile the music goes on and I am liking it so much. Professor Elton, this music makes you imagine happy people on the street. Which is?

Elton Balla: The part I just performed is a French song by Edith Piaf, "La Foule". It is about crowds of exalted, contented people, who intertwine and merge with the interpretive character. It conveys a lot of joy.

Mira Kazhani: It is interesting how the music has its words! Without text, it also makes you imagine with grades.

Elton Balla: Tingëllon shumë edhe në variantin instrumental. Është një këngë që është tej mase e njohur si në variantin e Edith Piaf-it, variante, interpretime të ndryshme. Edhe përsa i përket muzikës instrumentale, është një këngë që improvizohet shumë, jazz-ohet në variante të ndryshme.

Mira Kazhani: Çfarë jeni ju njerëzit e muzikës? Çfarë ndjeni ju një gjë që nuk e ndjejmë dot ne njerëzit normalë?

Elton Balla: Nuk do të thosha kështu. Besoj shumë fort që ndajmë të njëjtin pasion. Se e kam shumë qejf këtë fjalë. Përçon filozofi, por më shumë është energji. Do të thosha që dhe njerëzit që janë dashamirës ndaj muzikës, profesionistë apo joprofesionistë, besoj që lidhja është nëpërmjet emocionit. Kështu që nuk ka shumë rëndësi e shpjegojmë apo jo. Nëqoftëse ne e provokojmë tek vetja si interpretues emocion dhe marrim një kënaqësi të ndërsjelltë me publikun, besoj që muzika u përket të gjithëve.

Mira Kazhani: Muzika na përket të gjithëve dhe të gjithëve na qetëson. Është një lloj muzike e caktuar, në gjendje të caktuara të humorit, të shpirtërores dhe psikologjikes. Po ju që e krijoni, ka diçka në receptorët, në qelizat tuaja…

Elton Balla: Po ndoshta. Nuk është kam kërkuar për këtë gjë. Po besoj që të bëhet pjesë e jotja pastaj, pjesë e jetës. Pjesë fizike, emocionale. Artisti është gjithmonë në kërkim të emocionit të ri, emocionit të sinqertë. Një profesoresha ime në Francë – se kam kryer një specializim për muzikë variete, muzikë Jazz, koncertist për variete, është shumë e dëgjuar, emër i madh i Fizarmonikës, Domi Emorine – na thoshte gjithmonë, nëqoftëse interpretoni dhe nuk bëheni rrafsh me publikun, atëherë nuk keni arritur asgjë. Kjo është pjesa më e rëndësishme. Muzikanti i përket publikut. Pa publikun është asgjë.

Mira Kazhani: Në fakt publiku apo qytetari është i rëndësishëm kudo. Edhe tek politikani, edhe tek biznesi, edhe tek gazetaria. Jemi asgjë pa publikun, nëse nuk na ndjekin. Po tek ju, publiku ju do më shumë. (qesh). Në përgjithësi artistët nuk krijojnë urrejtje. E keni vënë re këtë?

Elton Balla: Po. Po muzika, ashtu si jam bruajtur unë, nuk duhet të përçojë vetëm mendime dhe ndjenja. Mund të trajtohen edhe gjëra negative, por në sensin pozitiv. Negativiteti është cilësi e disa njerëzve, është zgjuarsi, por gjithsesi është një gjë që dëmton. Po prodhohet tej mase shumë. Edhe shkencërisht është e provuar Kurse pozitiviteti do shumë sakrifica. Është si magji profesioni ynë. Ndaj them që njerëzit kanë shumë impakt, sepse tingulli është si fjala. Muzika godet shumë emocionalisht. Është art abstrakt, por e ka magjinë brenda tek tingujt, mënyra e interpretimit të tingujve, mënyra sesi i lidhim, nuk mbaron kurrë. Si fjala. Unë kam miq shkrimtarë, edhe thonë “Fjala është gjëja më e konsumuar dhe prapë godet”. (qesh)

Mira Kazhani: Po, por gjithmonë ka një mënyrë të re, si me notat e muzikës. Ato nota janë, por njerëzit krijojnë. Historia juaj më ka bërë përshtypje kur një mik më tregoi për sakrificat tuaja dhe për një njeri shumë pozitiv. Menjëherë i thashë ‘Po’ sepse në këtë podcast kam dashur të gjej njerëz që ta inspirojnë publikun, të mos e mërzisin atë dhe të kenë diçka për të thënë. Ju jeni nga Cërriku. Keni qenë pedagog në Elbasan. Keni bërë mastera të Bullgari, në Paris, me fizarmonikën tuaj, pasionin tuaj dhe pozitivitetin, keni shkuar larg, deri në 2008, 2009, në mos gaboj, kur ia dolët që të bindni Akademinë e Arteve të hapte departamentin e Fizarmonikës aty. Më trego pak, sa e vështirë ishte Tirana? Se është më e vështirë Tirana se Parisi ndonjëherë. (qesh)

Elton Balla: Faktikisht personat që kam takuar në atë periudhë, jam çuditur me thënë të drejtën. Ndoshta në zemër i kam ato emra, por nuk do ndaloj tek emrat, sepse mjafton që unë nuk e ndërroj atë lloj mendimi dhe sinqeriteti për një person që kam takuar dhe faktikisht kanë qenë disa persona që në konkurse të ndryshme kanë reaguar pse nuk është dega e të tjera me radhë. Unë kam qenë koshient për këtë që nga koha kur kam qenë student. E dija këtë handikap, që mungonte departamenti. Muzikantë shumë të mirë fizarmonicistë ka pafund, po flas për Shqipërinë, por që nuk kanë pasur atë pikën e vlimit, pikën maksimale, për të qenë vërtet një profesion i mirëfilltë. Siç prezantohen violinistët, që unë jam violinist, sepse violina është një instrument magjik, kjo i përket edhe fizarmonicistëve. Pra duhet të prezantohen kështu. Kam qenë me fat qëkur kam studiuar në Bullgari. Kam qenë me fat me ish-nxënësit e mi. Jam me fat me studentët apo ish-studentët, sepse krahas punës dhe talentit unë përpiqem që të jem super i sinqertë dhe ne bisedojmë edhe për gjëra të tjera. Bisedojmë dhe në rrafshin filozofik, interpretativ, edhe sesi mund të realizohet që të ndihesh si fizarmonicist i mirë, edhe pse jo të finalizohet me një gjë që është madhore për mua, familja. Pra jam munduar që të jem edhe shumë realist, por dhe brenda këtij realizmi të ketë edhe artisticizëm.

Mira Kazhani: Ka të rinj që e duan? Sa nxënës vijnë çdo vit për të studiuar fizarmonikën? Ka interes? Se duket sikur janë më të tërhequr nga violina, pianoja, kitara, duken më moderne si instrumente. Edhe pse qëparë kur dëgjova fizarmonikën, më dukej një orkestër brenda një instrumenti.

Elton Balla: Unë e kam përpuar pak, por herën e parë e kam marrë këtë nga një student në Bullgari. Bëhet një shkrim që fizarmonika është i vetmi instrument që kur luan, luan i përqafuar me të. Edhe unë pastaj nëpërmjet bisedash me miqtë fizarmonicistë, kam bashkuar këtë pjesën që është i vetmi instrument që luan i përqafuar, është shumë e rëndësishme kjo se në këtë rast është gjinia femërore, si një partnere…

Mira Kazhani: Fizarmonika, është gjinia femërore…

Elton Balla: Përveç kësaj, për ne fizarmonicistët, për mua të paktën, është instrumenti polifonik, magjik më i bukur në botë.

Mira Kazhani: Ku është krijuar? Në Ballkan?

Elton Balla: Jo. Ai që e ka patentuar – të paktën kjo njihet zyrtarisht – bëhet fjalë për në Austri, por personi me origjinë armene, në vitin 1829. Fizarmonika që njohim ne sot është instrument relativisht i ri. Ajo magjia e violinës dhe kitarës që e ndërpremë pak qëparë, është sepse telat siç përdoret edhe në letërsi, janë telat e zemrës. Violina është magjike. Unë jam fizarmonicist dhe e dashuroj violinën.

Mira Kazhani: Instrumenti më i bukur në botë për ju është violina?

Elton Balla: Për mua është zëri dhe violina. Madje them që violinistët më të mirë janë ata që kur interpretojnë, duket sikur këndojnë. Do të huazoja një shprehje, që zëri është instrumenti më i bukur në botë, por shumë pak e posedojnë siç duhet. Shumë të rinj, qëkur është krijuar dega në vitin 2009, edhe momentalisht ka të paktën 15 studentë, sepse orët janë individuale.

Mira Kazhani: Djem dhe vajza? Ka vajza? Se është pak e rëndë për vajza.

Elton Balla: Jo vetëm ne e kemi këtë paragjykim. Madje unë do të ftoja të gjitha vajzat që ta dashuronin këtë instrument, sepse unë në Bullgari për shembull kam pasur kolege që ishin super fizarmoniciste.

Mira Kazhani: Po sepse vajzat vdesin për përqafime. (qesh)

Elton Balla: Kemi pasur një studente nga Kosova, po ajo i ka ndërprerë studimet për arsye shëndetësore. Një vajzë shumë simpatike. Po nuk është se ka lidhje me peshën e fizarmonikës e të tilla gjëra. Ka një problem tjetër dhe do t`i rifillojë studimet. Ka pasur vajza deri në vitet ’93, ’94. Është për t`u çuditur. Tani që po themi, jemi në një sistem më të lirshëm, më të hapur… Ka në Liceun Jordan Misja disa vajza, por të shikojmë kush do ta finalizojë, sepse ajo në fund fare të bëhet si ushqim shpirtëror. Në momentin që të godet, ti nuk shikon më. Duhet të predominojë pjesa e idealizmit, pasionit, magjisë. Sinqerisht mund ta them tani se u bë që në moshën 10-vjeçare që kam filluar fizarmonikën, edhe brenda familjes ndonjëherë e humbas mendjen po s`qe fizarmonika aty. Jam tmerrësisht shumë familjar, por që kur prek fizarmonikë elektrizohem pastaj dhe harrohem.

Mira Kazhani: Të ndoqa ndërkohë që po interpretoje, kishe një përqëndrim sikur askush nuk ishte këtu. Ku shkon me mendime?

Elton Balla: Mua më pëlqen shumë pjesa e lëndës së filozofisë ose lëndëve me përmbajtje filozofike. Kur kam qenë student disa lëndë i kam mbyllur pa provim, por me referat. Më pëlqen shumë që edhe atë kafenë e mëngjesit ta konsumoj me një person që ka përjetim filozofik, për t`i thënë në mëyrë artistike të paktën gjërat. Se jo çdo gjë është filozofi. Po unë pastaj elektrizohem nga fizarmonika dhe nuk e shoh veten kurrë me një profesion tjetër. Nuk më ka shkuar kurrë mendja. E vetmja gjë si e shikoj veten si imazhe, është vetëm fizarmonika.

Mira Kazhani: Cila është filozofia juaj në jetë, meqë folëm për filozofinë?

Elton Balla: Unë e them këtë krahasim, ndonjëherë ka njerëz që e kundërshtojnë, nëqoftëse unë do të arrija në një moment të interpretoja si një artist shumë i mirë rruge, kjo do të ishte gjëja më e madhe, sepse ata janë artistët e vërtëtë.

Mira Kazhani: Po mund ta bësh.

Elton Balla: E kam bërë kur kam qenë në Francë. Për arsye ekonomike kam luajtur dhe në rrugë.

Mira Kazhani: Në çfarë vendesh shkoje edhe luaje?

Elton Balla: Atje në qendrat pedonale, për këmbësorë.

Mira Kazhani: Afër Champs-Elysees në këto vendet kështu? Se këto dimë ne, kryesoret. Se nuk jemi francezë.

Elton Balla: Në Paris kam qenë disa herë, por kam jetuar në qytet tjetër dhe pastaj kam bërë një turne gjatë verës, me një mikun tim krijues, francez. Krijon këngë me tekste pak kritike po themi, por muzikë e thjeshtë. Pastaj e ndërthurëm bashkë programin dhe kam luajtur gjithandej. Madje njëherë më ka bërë përshtypje, po bëja disa pjesë për të ngrohur duart, janë disa ushtrime që bëhen, dhe një zotëri i vërtetë megjithë zonjën e tij më ofron një 10 eurosh. I them unë, zotëri po bëj ushtrime për të ngrohur duart. Po jo, më pëlqen, - tha ai - kur dëgjoj fizarmonikë. Pastaj luajta dy-tre pjesë. Se jam shumë sedërli.

Mira Kazhani: Je pak shqiptar… (Qesh)

Elton Balla: Nuk e di, po dua që çdo gjë ta fitoj me djersë. Ajo prapë muzikë ishte, po…

Mira Kazhani: Ke bërë shumë mirë që i ke mbajtur ato 10 euro, se i ke merituar. Edhe duke ngrohur duart, aq shumë i ke pëlqyer atij zotërisë francez.

Mbase kjo është pak pyetje pragmatike, po cili ishte fitimi, apo mesatarja e një dite kur bëje artistin e rrugës?

Elton Balla: Unë e konsumoj këtë si bisedë. Nëqoftëse përdoret gjerësisht kjo fjala lekist në zhargon, unë shumë mirë mund të isha përfaqësues i denjë i anti-lekizmit. Nuk ecim dot bashkë. E kam vrarë mendjen që si mund të transformohem, sikur 0.ca përqind, se aq mund të ndryshojë njeriu, dhe t`i kushtoj vëmendje më shumë anës ekonomike, jo. Nuk mund të shkojnë të dyja bashkë. Ose je shumë i vërtetë dhe pasionant, ose pastaj do kesh ndonjë defekt të vogël tek pjesa profesionale, do jesh menaxher i mirë i vetes, i të tjerëve, do fitosh më shumë. Vetëm kësaj s`i kam dhënë zgjidhje.

Mira Kazhani: O do jesh biznesmen, o do jesh artist.

Elton Balla: Nuk shkojnë bashkë.

Mira Kazhani: Ka edhe artistë që e njohin, kanë aftësi të mira menaxheriale dhe në biznes.

Elton Balla: Po është dhunti dhe ajo.

Mira Kazhani: Sa lekë, sa para ju mjaftojnë juve profesor? Sa për të blerë një fizarmonikë të mirë ndoshta. Sa për të shkolluar fëmijët. Po sa shkojnë këto?

Elton Balla: Një nga investimet më të mëdha që kam kryer ka qenë kur bisedoja me prindërit, bëhet fjalë për vitin 2001, 2002, 2003, deri në 2005-ën. Nga ato fizarmonikat e thjeshta pa ndonjë vlerë të caktuar, joprofesionale, ishte që t`i bindja, jam i pari që mora atëherë një kredi për të blerë një fizarmonikë profesionale. Pastaj me futjen e një sistemi të ri që bën atë tingëllimin për epoka të ndryshme, qoftë për muzikën barok, klasike, ose muzikën kontemporane, pra bëhet fjalë për një gamë të gjerë epokash dhe stilesh dhe pastaj mund të themi që momentalisht janë 20 ose 30 ish-nxënës që janë profesionistë të mirëfilltë me instrumenta profesionalë dhe e kanë bërë këtë me sakrifica shumë të mëdha, me kredi kryesisht. Besoj që tani duhet të jetë rreth 30-40 fizarmonika, se janë edhe ata që janë student dhe shkon tek mbi 150 mijë euro. Pra kam bindur njerëz, kam rrezikuar, por jam shumë krenar, sepse që nga rrugëtimi fillestar, tani kam ish-nxënës, ish-studentë që janë mësues në shkollat profesionale artistike në Shqipëri. Kam në Shkodër, kam në Korçë, kam në Fier, në Tiranë, në Elbasan që janë realizuar dhe kanë krijuar disa edhe familje. Nuk ka të bëjë vetëm me profesionin që kanë dashur dhe ka qenë një përgjegjësi shumë e madhe. Se ok mësuan, u bënë profesionistë të mirë po ata duan të krijojnë familje. A mund ta krijojnë? Njerëzit më kanë besuar jo vetëm profesionalisht. Unë kam vetë familje dhe jam shumë krenar për këtë gjë. Edhe fëmijët i kam në Liceun Artistik Jordan Misja. Pra nuk kam rënë kurrë pre e paragjykimeve, jo po muzika ka dalë pak nga moda. Nuk më pëlqejnë fare. Të dorëzohesh, për mua është gjëja më e keqe që mund t`i ndodhë një personi.

Mira Kazhani: Çfarë raporti kemi ne shqiptarët me muzikën krahasuar me komshinjtë, me vendet e tjera të Ballkanit?

Elton Balla: Unë e kam shëtitur Ballkanin, me koncerte kryesisht. E njoh mirë. Mund të themi që për sa i përket temperamentit, kemi shumë temperament. Gjithë vendet e Ballkanit kanë. Po dalim pak më tej, jashtë Ballkanit, Italia, Spanja, Greqia, po Ballkani kryesisht, kemi shumë temperament dhe kjo përkthehet, si Amerika Latine, përkthehet në talent. Jo vetëm në muzikë, ose në arte, por edhe në sport. Janë njerëz shumë ekspresiv, me temperament shumë të lartë.

Mira Kazhani: Po këtë e kemi treguar ne, edhe nga konfliktet.

Elton Balla: I jam referuar edhe disa kërkimeve shkencore dhe kjo enegjia është baraz me talent, me zgjuarsi. Pastaj sesi finalizohet është gjë tjetër. Po baza është shumë e fortë për të qenë i suksesshëm. Mjafton të përdorim i duruari i fituari, edhe finalizohet.

Mira Kazhani: Profesor Eltoni, edhe si mësues, si pedagog, që merresh me studentët, me nxënësit, në çfarë konkluzioni keni arritur ju lidhur me edukimin e fëmijëve me muzikën? Ku jemi ne? Në ç`nivel jemi? Ka një prirje drejt sporteve. Gjë shumë e mirë. Ndoshta edhe drejt muzikës. I çojnë në kurse piano. Po vetë shkollat, vetë ne, pjesa publike, nuk po flas për nismat private, ku jemi?

Elton Balla: E para, dua të them që kur bën një kritikë është një vlerësim. Shteti i përgjigjet mjaft mirë kërkesave. Se ato shkrihen edhe me atë ndjesinë, për të arritur diçka edhe privatisht. Se jemi në një sistem tjetër. Nuk them që çalon, e të filloj tani të them me detaje që… Të paktën rruga ime nuk ka parë këtë gjë. Unë kam pasur një punë në shtet. Shteti investon mjaft mirë në këtë pjesë. Ka 8 lice profesional në Shqipëri. Kjo është goxha. Pastaj ka iniciativa private. Ka njerëz që i mësojnë për dëshirë, për pasion. Finalizimi pastaj them që do një vëmendje tjetër, sepse të finalizosh një koncert apo disa koncerte kushton më pak se edukimi. Shtetit i kushton shumë edukimi dhe përgjigjet mjaft mirë nga klasa e parë, nga shkolla profesionale, artistike, deri në klasë të 12-të e më tej pastaj në Universitetin e Arteve. Nuk është se çalon ndonjë gjë e madhe si koncept, si strukturë. Ka vend për përmirësim, po unë përmirësimin e shoh tek vetja. Jam pak natyrë që çdo shenjë negativiteti do ta përkthej në pozitivitet. Kam nevojë për ndihmë, unë personalisht edhe të gjithë studentët e mi.

Mira Kazhani: Cila është ndihma që do të të bënte punë?

Elton Balla: Nuk do thosha shumë, por kam një kërkesë të drejtpërdrejt, pa emra të përveçëm: Jam një individ dhe personalitet që i përkas artit dhe fizarmonikës në emër të përveçëm dhe do të kërkoja ndihmë nga kushdo që përfaqëson shtetin, do kërkoja ndihmë për një festival apo konkurs kombëtar ose ndërkombëtar, sepse me njohje, pa njohje nuk e finalizoj dot. Por më besoni, merreni si kërkesë në emër të fizarmonikës, ose të ish-studentëve të mi. Faleminderit!

Mira Kazhani: Patjetër! Unë besoj që me këtë duhet ta mbyllim në pritje të përgjigjes dhe për të parë një koncert.

Elton Balla: Mund të bëj një falenderim të vogël?

Mira Kazhani: Po mund të bësh edhe dy falenderime.

Elton Balla: Po me emër të përveçëm.

Mira Kazhani: Po thuaje një emër.

Elton Balla: Kam shumë miq, por në këtë rast ju falenderoj juve për mundësinë dhe një mik që edhe në koncertin që kisha në datën 9 maj me klasës time të fizarmonikës, e falenderoj shumë për klasin e regjisë dhe të filmimit të koncertit tim Elton Baxhakun.

Mira Kazhani: Eltonin e falenderojmë të gjithë, se Eltoni xhiron edhe podcastin tonë me grupin e tij.

Elton Balla: Është njeri fantastik. Jam me fat që kam disa miq fantastik.

Mira Kazhani: Elton-ët mesa duket janë në përgjithësi të mirë.

Elton Balla: (qesh) Ndoshta.

Mira Kazhani: Ju uroj suksese! Mezi e pres koncertin dhe shpresojmë që të ketë një përgjigje serioze. Ka vend për muzikë dhe jo për zhurmë. Sidomos në Tiranë, sa më shumë muzikë e sa më pak zhurmë. Faleminderit për gjithë fjalët e mira dhe për filozofinë e qetë edhe të paqtë që përcollët tek ndjekësit e këtij podcasti!

Elton Balla: Thank you very much!

This podcast was supported by Abi Bank

* The right to repost is prohibited without the permission of the editor

Any distortion of online facts will be prosecuted