Videopodcast

Seriously with Ermal Mamaqi, the mentor!

Seriously with Ermal Mamaqi, the mentor!

By Mira Kazhani / Ermal Mamaqi he started it like all his friends, at the same start, but he quickly became successful, happy, rich, followed, a phenomenon.

Some love him, some hate him, but he makes money with both parties as he has known how to produce "two fingers of honey" from each of his businesses, as a DJ and comedian, as a presenter, and now as a motivator. What is this man who has made strong leaps? At first we remembered that he was joking, but he will really be a guru, mentor, motivational coach of Albanians.

When I wrote to him to come and talk about this in the interview, he responded in seconds. I left the interview for two weeks later. When he arrived, he appeared wearing a hat, a denim shirt, as if to say that he was now on the level of those American tedtalks. And in the conversation I realized that this is what he meant, along with some other stories that he trusts or mentors!

Transcribed interview:

Mira Kazhani: Ermal, how do you present yourself lately, if we had to make a ranking of your professions?

Ermal Mamaqi: Lately I like to introduce myself as a coach. (laughs)

Mira Kazhani: Not a guru?

Ermal Mamaqi: Many people confuse the guru with those barefoot, bearded people who have some marks (bends down joining hands), but no I would not like to introduce myself as such. I really like "motivational speaker", coach, "lifecoach".

Mira Kazhani: Trajner jete. Unë për shembull e lidh me Ketut-in tek “Ha, lutu, dashuro”. Ai njeriu që të motivon.

Ermal Mamaqi: Po, më pëlqen shumë ai libër. Po është edhe ajo faza e dytë që ajo shkon në Indi… Edhe pse ai mjeshtri në fund u çmend… (qesh).

Mira Kazhani: Çfarë ndodhi me ty? Si kapërceve ti tek “speaker-i” motivues? Kishe një moment? Kishe një pengesë? Pe një ëndërr? Pe një film?

Ermal Mamaqi: Është e njëjta histori që ndodh me çdo fenomen që realizohet në fund edhe njerëzit thonë: Uuu paska sukses. Ose: Uuu u bë kjo gjë. Shpesh ne kur shohim diçka të realizuar, të përfunduar, të cilën mund ta shohim, nuk mendojmë për kohën që është dashur për t`u ndërtuar kjo gjë, për t`u krijuar kjo gjë, qoftë edhe për t`u menduar. Kam pasur përplasjen më të madhe brenda vetes. Janë këto momentet kur ti dëshiron shumë gjëra të kesh, dëshiron shumë gjëra të jesh, dëshiron shumë gjëra të bësh, por nuk mundesh. Edhe kur dëshirat janë të mëdha dhe aftësitë janë të vogla këtu ndodh një përplasje. Në këtë moment që ndodhin këto përplasje, ndodhin këtu brenda (kthen dorën brenda vetes), të cilat transmetohen këtu lart (vendos dorën në kokë), edhe ti thua “Mirëseerdhe depresion! Ku është Xanax-i?” (qesh). Tani unë nuk shkova në këtë pikë. Ishte një moment shumë i vështirë në jetën time që ka ndodhur para 12-13 vjetësh dhe kur unë isha në këtë moment, që isha gati për të shkuar në zonën e depresionit, një miku im më dhuron një libër, të cilin e lexova brenda natës. Më pas lexova dhe një libër tjetër ditën tjetër dhe pastaj kuptova që paska një mundësi tjetër që shumë i thonë Psikologji Moderne, shumë i thonë Zhvillimi Personal, Frekuencë Pozitiviteti, Mendimi i mirë, etj, etj, po kur u prezantova me këtë filozofinë e rritjes personale, nuk lashë libër pa lexuar dhe kurs pa bërë për zhvillimin personal, dhe në një nga këto ditët, në të cilat ishte një trajtim shumë intensiv, 7 ditë trajnim, 15 orë në ditë, larg Shqipërisë, unë pata një si lloj prekje e cila ishte më shumë shpirtërore sesa mendore që më tregoi që hej, nëqoftëse jeta jote u rregullua në këtë formë, atëherë ti mund ta prezantosh këtë gjë edhe me njerëz të tjerë që mund të kenë nevojë për këtë gjë, si ty, që ta dinë këtë gjë.

Mira Kazhani: Pra ti e ke bërë meditimin përpara se të ishe Ermali i suksesshëm, i famshëm, i pasur? Kur i ke bërë këto gjëra?

Ermal Mamaqi: Mira, më fal që të sqaroj një gjë. Kjo gjë nuk ka lidhje fare me meditimin. Meditimi është diku vërdallë.

Mira Kazhani: Doja të kuptoja kur ishte momenti yt që ti ndjeve përplasjen e brendshme dhe ishe gati ndoshta për të hyrë në fazën e atij depresioni?

Ermal Mamaqi: Para 12-13 vjetësh.

Mira Kazhani: Çfarë kishte në jetën tënde atëherë? Se unë kam shumë vite që të shoh ty në majë të suksesit. S`e kuptoj për çfarë kohe bëhet fjalë? Ku punoje? Cilat ishin të ardhurat e tua? Cila ishte gjendja shpirtërore?

Ermal Mamaqi: Po, po ta them. Ishte koha kur unë doja të lidhesha me gruan.

Mira Kazhani: Ishte para Amit kjo?

Ermal Mamaqi: Po. Dhe ishte kur unë s`isha askush, s`isha asgjë dhe s`kisha asgjë. Doja të bëhesha i pasur, doja të bëhesha i famshëm, doja të lidhesha me gruan time, edhe e dija që kjo nuk po ndodhte, nuk kishte mundësi që të ndodhte, edhe kur ndodhi që unë u lidha, kisha një lloj ankthi të madh, frikë, tmerr, sepse në atë kohë unë s`isha askush, kurse Ami ishte femra më e kuotuar në media, në Shqipëri…

Mira Kazhani: Edhe më e bukura…

Ermal Mamaqi: Edhe frika ime ishte që si ka mundësi që kjo femër është me mua kur ka mundësi që të ketë kë të dojë. Unë mund ta humb këtë?

Mira Kazhani: E si e fitove? Me këtë librin që lexove?

Ermal Mamaqi: Jo, jo (qesh). E fitova thjesht me shpirtin tim. Me sinqeritetin 100%, përkushtimin absolut dhe është një histori shumë e gjatë, nuk dua të marr kohë për këtë gjë. Ose duhet të vish tek trajnimet e mia që ta dëgjosh.

Mira Kazhani: Jo, na e trego dhe pak. Historitë e dashurisë mua më pëlqejnë shumë Ermal. Edhe njerëzve, shumë. Se duket sikur e zhvlerësojmë pak dashurinë. Jemi turrur të gjithë pas suksesit, famës dhe parave. E ke vënë re? Je dakord me këtë?

Ermal Mamaqi: E kam vënë re. Po ajo që unë predikoj në trajnimet e mia është që lumturia nuk vjen nga gjërat. Lumturia vjen nga marrëdhëniet që ke me të tretët. Kualiteti i marrëdhënieve që ke me njerëz të tjerë definon dhe përcakton atë nivelin e lumturisë tënde. Ka njerëz që unë i njoh, që janë miliarderë, kanë çdo gjë, janë të krimbur në lekë, por duan të vrasin veten, sepse familja e tyre i urren.

Mira Kazhani: Po ka edhe që duan të vrasin veten, sepse janë të varfër edhe të pamudur e gati në depresion.

Ermal Mamaqi: Padyshim që po. Edhe kjo nuk është gjë e mirë, por duhet një balancë midis gjërave dhe marrëdhenieve me njerëzit. Sigurisht që ka më shumë njerëz të lumtur që nuk kanë gjërat, por kanë marrëdhëniet shumë të mira dhe këta janë më të lumtur, sesa ata që kanë çdo gjë dhe s`kanë marrëdhëniet me të tjerët.

Mira Kazhani: Pra, nëse po e kuptoj mirë Ermal, ti ua dedikon suksesin dhe lumturinë tënde, familjen, bizneset e tua këtyre klasave të motivimit? Kësaj rrymës që e kape në një moment të jetës? Që nisi me atë shokun që të dhuroi atë librin?

Ermal Mamaqi: Mund të them që pjesa më e madhe e suksesit tim ka arritur si pasojë e implementimit të këtyre formulave të suksesit që unë kam marrë në këto trajnime. E kam bërë këtë gjë shumë vite më përpara, mbasi unë ndërtova një trajnim timin, kam rreth 6-7 vite që e performoj pjesën time si trajner motivimi, suksesi, nëpër skena të ndryshme, me një auditor të cilin e krijoja gjithmonë falas për familjet, shokët, miqësia, stafet e mia kanë qenë gjithmonë në fazë trajnimi, gjatë gjithë kohës. Duhet të vinte pandemia që unë të bllokoja çdo aktivitet timin, filmat, emisionet, këngën, marketingun, “everything”, edhe të thoja ok, tani është momenti më i duhur që unë ta bëj këtë gjënë. Duhet sikur diçka brenda meje po thërriste. Ka qenë vetëm një video e cila ndodhi në prill të vitit 2020. Vura celularin përballë vetes. Ndeza një puro. Ai ishte grepi - marketing- dhe thashë: Mos lexoni romane… Besoj e mban mend videon?

Mira Kazhani: Po e mbaj mend se u bë shumë virale.

Ermal Mamaqi: Po u bë shumë herezi.

Mira Kazhani: Pate edhe disa replika…

Ermal Mamaqi: Emisione të cilat donin të më digjnin në turrën e zjarrit… Po ajo që thashë, ishte: Mos lexoni romane, por lexoni libra që do t`ju rritin aftësitë tuaja për të shkuar në një botë, në të cilën duhet të jeni më konkurrues se ç`ishit. Pra, nëse vleje 10 pikë para pandemisë, tani me këto aftësi që ke do vlesh 5 pikë. Jo për t`i humbur vlerën romanit, por nuk është momenti për të lexuar romane tani. Është njësoj sikur të shkosh në luftë edhe të dëgjosh muzikë klasike. Jo, ti duhet të dëgjosh një muzikë super-metal edhe në futesh në zonën, në “state” që duhet të bëhesh gati për luftë.

Mira Kazhani: Po ti ke lexuar romane në jetë, pa ke shkuar tek këto librat?

Ermal Mamaqi: Padyshim që po dhe vazhdoj lexoj.

Mira Kazhani: Ky është problemi, se të kapërcesh tek këto librat, pa romanet, është pak e rrezikshme. (qesh)

Ermal Mamaqi: Për njerëzit që duan të bëjnë atë transportin tek librat e zhvillimit personal dhe nuk shkëputen dot nga romanet, po jap një libër “Murgu që shiti Ferrarin”, nga Robin Sharma është një nga të preferuarit e mi. Ai shkruan libra motivues në këtë zhanër.

Mira Kazhani: Amerika për shembull tashmë funksionon shumë me libra motivues. Çdo vit ka libra motivues.

Ermal Mamaqi: Kanë pasur që në 1900-ën, por ne s`e dinim.

Mira Kazhani: Tani e dimë.

Steve Jobs unë e di që ka pasur një javë mendimi, që futej dhe reflektonte dhe zbulonte idetë e reja. Po nuk e di çfarë ndodh me Jeff Bezos, me Elon Musk, kanë qenë pjesë e këtij procesi?

Ermal Mamaqi: Janë të gjithë në këtë zonën e frekuencës, e arritjes personale. Po të shikosh sesi është axhenda e tyre e ditës, ata e kanë të publikuar edhe janë edhe pjesë të trajnimeve tona. Për shembull, si fillon dita e një personi të suksesshëm?

Mira Kazhani: Si nis dita e një njeriu të suksesshëm?

Ermal Mamaqi: Padyshim që nuk nis duke hap telefonin edhe të shohësh sa “like” ke marrë tek ky postimi i fundit, ose të shohësh se kush të ka bërë “share” faqen. (qesh)

Mira Kazhani: Unë telefonin e hap jo për “like”, por kontrolloj Tiranapost-in dhe punët në fakt që duhet të bëj, lexoj kalendarin, ato oraret e ditës dhe pi kafe.

Ermal Mamaqi: Do të ndodhë një gjë e mrekullueshme, nëse ti e shikon telefonin mbas dy orësh që hap sytë. Edhe këto dy orë e lë jetën të të përqafojë.

Mira Kazhani: Të dielave e bëj këtë. Quhet?

Ermal Mamaqi: Ka shumë teknika. Kjo është një nga ato. Unë besoj që ndryshimi i çdo personi që do të arrijë sukses, fillon në momentin që merr një vendim që: Hej, unë dua të ndryshoj.

Mira Kazhani: Po ata që punojnë me ty duhet ta hapin telefonin, jo dy orë me vonesë, se ndryshe pastaj, nëse i duhet shefit të tyre një gjë e caktuar… Për shembull asistentja jote e ka këtë mundësi të mos e hapë telefonin? Se kollaj është t`u themi njerëzve të mos e hapin telefonin.

Ermal Mamaqi: Po. E ka, sepse çohet dy orë përpara (qesh) se ç`duhet të hapë telefonin. Kaq është!

Mira Kazhani: Lexoj shumë për shembull: Është kollaj të thuash… Shiko, se ka rëndësi të flesh gjumë. Arianna Huffington është pionerja e online-it, ajo është amerikano-greke. Ka foto të Arianna Huffington me atë kafen, gati duke i rënë të fiktë, duke punuar në orët e vona, në një moment të caktuar i shiti të gjitha dhe tani bën libra “Si të flemë gjumë”. Po tani e ka kollaj të flejë gjumë, sepse i ka bërë paratë. E ka siguruar jetën. Ia ka dhënë vetes atë mundësinë për të fjetur gjumë dhe për të bërë libra “Si të flesh gjumë”.

Ermal Mamaqi: Mira, duket sikur ti ke ca bllokime. (qesh)

Mira Kazhani: Për shembull…

Ermal Mamaqi: Që nuk e pëlqen, ose nuk e pranon, gjen mundësi si ta kundërshtosh këtë frekuencën e zhvillimit. Po aty ka disa teknika, që njëra nëse nuk bën për ty, mund të marrësh tjetrën.

Mira Kazhani: Më lejo të të them që e pëlqej shumë këtë gjë dhe jam dakord. Por unë e shikoj që e kam të pamundur. Për shembull, nëse dikush është në punë, nuk e ka aq të thjeshtë.

Ermal Mamaqi: Sepse ti po shikon sesi mund të jetë e pamundur. Nëqoftëse do fokusohesh që ta shikosh sesi të jetë e mundur, do ta gjesh.

Mira Kazhani: Mirë, ndoshta një ditë do bëhem dhe unë ashtu.

Ermal Mamaqi: Po.

Mira Kazhani: Njerëzit që na shohin dhe e ndjekin këtë bisedë, edhe shumë mund ta thonë, të paktën për ty po njëherë, që e ka kollaj, e ka të lehtë edhe ky Ermali, si Arianna Huffington se tani i ka arritur të gjitha gjërat. Po ndoshta, mua më duket sikur ti po thua që nëse do të jesh këtu ku jam unë, duhet të bësh këtë lloj procesi, në mënyrën tënde. Është kjo? Është ky mesazhi që do të japësh?

Ermal Mamaqi: Padyshim që po. Unë besoj që çdo person ka nevojë dhe e ka një mentor, një trajner, dikë që e udhëzon në mënyrën sesi të organizojë jetën, ditën, financat, punën. Ne shpeshherë zgjedhim njerëz që nuk e dimë që po na drejtojnë, por mund të kesh mentorin tënd, trajnerin tënd, një shokun tend, dikë që e pyet dhe ai të jep idetë e veta sesi ti të vazhdosh. Ti i merr si të mirëqena dhe në bazë të asaj bisede që ti berë me shokun, i jep drejtim jetës tënde. Ajo që unë po them është që njerëzit që duan të kenë sukses, të zgjedhin trajnerë, mentorë, njerëz që e kanë vërtetuar që kanë sukses në këtë industri që ata duan të zhvillohen. Pra ti nuk mund të shkosh të kërkosh tek një person i cili është i divorcuar, i ka fëmijët në drogë dhe t`i thuash: Si mund të kem unë një jetë familjare të shëndetshme? Ose të shkosh të kërkosh tek një person që ka falimentuar, e ka çuar gjithë biznesin gropë, si të kem unë një biznes të suksesshëm. Pra ti do shkosh te njerëz që e kanë vërtetuar që kanë bërë sukses: Unë kam bërë sukses dhe po ta tregoj ty. Dhe ajo që unë besoj që duhet të funksionojë për shumë njerëz është që të bëjnë vetëm një minutë, ose një orë, unë i këshilloj një orë takim me veten që të ndalojnë dhe të mendojnë se çfarë po ndodh në jetën e tyre. Shumë njerëz vijnë në këtë jetë, jetojnë, nuk e dinë pse erdhën, vdesin, s`e kuptojnë përse jetuan. Kështu që unë besoj që çdo person nëse thellohet pak, mund të gjejë diçka të jashtëzakonshme brenda vetes dhe t`i japë kuptim ditës, vitit, familjes…

Mira Kazhani: Jetës vetë, asaj që ka. Çfarë të kërkojnë njerëzit në seancat, në trajnimet e tua, çfarë kërkesash ka?

Ermal Mamaqi: Zakonisht ne kemi disa grupe, mbas trajnimit bëjmë diçka që quhet “mastermind”. Ajo quhet mendja mjeshtërore, e cila funksionon në momentin që të gjithë njerëzit janë të fokusuar, janë të intonuar në një tonalitet, në një mendim, pra në një frekuencë. Trajnimet janë të ndara. Është zhvillimi personal, është ai që i mëson njerëzit sesi të përballojnë sfidat, sesi të kontrollojnë emocionet, menaxhojnë streset, ankthin, etj, etj dhe e dyta është biznes-master, i cili të ndërton ty si një biznesmen, si një njeri në karrierë që të kesh më shumë sukses në atë që ti bën. Disa nga këta njerëz që ne i shohim në ekran, kanë pasur disa konsulenca me mua edhe me disa nga trajnerët tanë, edhe kanë pasur një sukses të menjëhershëm. Vetëm me dy-tre organizime të vogla ata kanë mundur të dyfishojnë rrogën e tyre të vitit dhe duke bërë të njëjtën punë.

Mira Kazhani: Cilat janë sekretet e një biznesi të suksesshëm, e një sipërmarrje të suksesshme? Disa këshilla që mund t`i japësh kështu pa para, meqë jemi në këtë intervistë.

Ermal Mamaqi: Padyshim mund të flasim shumë gjatë për këtë…

Mira Kazhani: Disa principale…

Ermal Mamaqi: Biznesi është shumë kompleks. Një nga trajnerët e mi, Keith Hannigan, është një nga mjeshtrat e financës në botë dhe ai thotë: Biznesi është një lojë për njerëzit inteligjentë. Shumë nga ata që janë atje jashtë, kujtojnë se të bësh biznes është të rrish rehat edhe të gjithë mund të bëjnë biznes. Po faktikisht 96% e bizneseve që krijohen, nuk mbijetojnë në 5 vitet e para. Vetëm 4% e tyre ia dalin. Që do të thotë, në 100, 4. Pse ndodh kjo? Sepse shumë njerëz nuk janë gati për të përballuar biznesin dhe dinë që të bësh biznes, duhet të rrish edhe të marrësh lekë falas.

Mira Kazhani: Të mos riskosh, të mos stresohesh…

Ermal Mamaqi: Po, por ti mund t`i humbësh të gjitha lekët që ke kursyer, nëse nuk di ta luash lojën mirë. Kështu që kur unë i motivoj njerëzit që të futen, të dalin nga zona e rehatisë, t`i shkojnë dhimbjes përballë… kjo është një nga temat shumë të fuqishme të biznesit, bëj atë që ke frikë, bëj atë që s`do të kesh dhe kështu ke për ta rritur, ke për ta zgjeruar jetën tënde. Sepse jeta jonë Mira, është ajo hapësira midis atyre gjërave që ne dëshirojmë më shumë, dhe atyre gjërave që ne u frikësohemi më shumë. Nëqoftëse do ulësh dëshirat dhe do rritësh frikërat, shiko si u bë jeta jote (tregon me duar). Atëherë ti duhet të rritësh dëshirat, të ulësh frikërat dhe jeta jote zgjerohet. Dhe një nga frikërat më të mëdha që kanë njerëzit është të shesin idetë e tyre, të çohen në mbledhje dhe të thonë mendimin e tyre, të flasin mendimin e tyre. Po nuk e bëjnë këtë, sepse kanë frikë nga kritikat. Edhe kanë frikë nga njerëz që ndoshta nuk po mendojnë asgjë për ata.

Mira Kazhani: Në Shqipëri të gjithë ankohen për burimet njerëzore. Dhe ajo shprehja, punë ka, por s`ka profesionistë, shpeshherë gjen vend.

Ermal Mamaqi: Nuk besoj që ankohen vetëm në Shqipëri. Në të gjithë botën ankohen. Është një fenomen besoj që po ndodh në gjithë planetin që njerëzit duan të fitojnë shumë, në më pak kohë dhe me më pak punë. Po unë e kam thënë edhe në një vend tjetër, ajo që besoj është që ka një ngatërresë që sipërmarrësit nuk e kuptojnë. I duan gjërat gati. I duan njerëzit t`i gjejnë gati. E marrin, e vënë punëtorin të punojë aty në punë, ika unë tani. Çdo person i ri që vjen në organizatë është si një bebe që futet në familje. Ajo bebe do të mësohet, do që të kuptojë frymën, do të kuptojë si funksionon procesi i punës, si funksionon pozicioni i punës, pra përshkrim pune, përshkrim procesi pune. Kur u them njerëzve “ok, i ke këto dy gjërat që ka manuali? Ooo nuk e di...” Edhe i duan njerëzit gati. Po ajo që di unë është kjo, që njerëzit nuk gjenden, njerëzit bëhen. Si bëhen? Bëhen nëse ata të ndjekin. Si të të ndjekin? Nëse ata të duan. Po si të duan? Nëse ti i do i pari.

Mira Kazhani: Si mos të ikin pastaj?

Ermal Mamaqi: Jo ideja është se nëse ti i do i pari, ti do bësh çdo gjë që ata njerëz t`i trajtosh si një njeri që është i dashuruar me ty.

Mira Kazhani: Sa biznese ke deri tani që flasim?

Ermal Mamaqi: Tani që flasim kam 9 kompani, të cilat performojnë në mënyrë të suksesshme. Janë të gjitha fitimprurëse.

Mira Kazhani: Je vetë kudo? I kontrollon kudo? Apo ke deleguar?

Ermal Mamaqi: Jo, sigurisht që jo. Nuk mund të funksionojë asgjë nëqoftëse nuk ngrihet në një strukturë të mirë, në një sistem. Nëqoftëse do lexosh “Baba i pasur, baba i varfër”, ua sugjeroj të gjithë njerëzve që po na ndjekin, nga Robert Kiyosaki, do kuptoni që është një katror aty, që quhet “employer”, “self-employer”, “businessman” dhe “investitor”. Shumë njerëz që vijnë nga “i punësuar”, tek “i vetëpunësuar”, vijnë me këtë mentalitetin e të vetëpunësuarit, bëjnë biznes edhe rrinë akoma tek mentaliteti i të vetëpunësuarit “si e bëj unë, s`e bën njeri”. Edhe duan të kapin çdo detaj me dorë vetë, vetë, vetë.

Mira Kazhani: Si puna ime. Unë jam ky varianti. Gabim.

Ermal Mamaqi: Ti duhet të vish tek trajnimet tona Mira.

Mira Kazhani: Mirë, të ta sugjeroj dhe unë një libër. Po nuk është speaker-motivues, është gazetar amerikan, mbase e njeh, Thomas Friedman “Thank you for being late”, “Faleminderit që je vonë”. Është analizë interesante. Tregon sesi ai sa herë që dikush i vonohej, kishte kohë që të merrej me veten dhe të mendohej, të reflektonte.

Ermal Mamaqi: Kjo është një formë shumë e mirë e ndryshimit të interpretimit. Patjetër që do e lexoj këtë. Faleminderit që ma the. Po një nga teknikat më të mira për të ndryshuar dhe për t`u riprogramuar është që çdo gjë që ndodh, ndodh për të mirën tënde, ndodh për ty dhe jo kundër teje. Ajo që unë besoj është që nëse ne ndryshojmë interpretimet e gjërave që ndodhin, si ky kolegu yt, atëherë ti mund ta ndryshosh komplet gjendjen. Pra nga negative ta bësh pozitive.

Mira Kazhani: Po çfarë është jeta në fund të fundit? Qasja që ke ndaj botës, mënyra sesi e sheh.

Ermal Mamaqi: Kjo është. Pra ti çfarë bën? Ndryshon interpretimet, të cilat i japin efekt mendimit, i cili i jep efekt ndjenjës, e cila i jep efekt performancës e kështu bëhet jeta jote.

Mira Kazhani: A të mungon televizioni? Për shembull, emisioni yt për shumë kohë ishte vërtet i suksesshëm. Ti më ke pëlqyer dhe nuk e di, ti e le. Pse e le? Të mërziti diçka?

Ermal Mamaqi: Mendoj, pa modesti ta them, një lloj intuite që e kuptoj, duhet të lëviz. E kam përdorur këtë në çdo aspekt të jetës time. Në çdo nivel, që tek “Portokallia”, “Apartamenti 2XL”, “6 ditë pa Ermalin”, “Xing me Ermalin”, ajo që unë bëj është që eksploroj dritare të reja të artit.

Mira Kazhani: Të pëlqen të rishpikesh? Ti je në rregull. Se ne në fakt jemi mësuar që t`i shohim njerëzit të thinjen në politikë, të thinjen në programe televizive (qesh).

Ermal Mamaqi: Unë bëj diçka, ua them edhe gjithë punonjësve të mi, - aktualisht jemi rreth 220 vetë - dhe çdonjëri nga ata e di që është një rregull, nëse nuk je i lumtur, shko edhe bëhu i lumtur diku tjetër. Unë e kam parimin tim kryesor. Nëse nuk jam i lumtur me këtë që po bëj, atëherë…

Mira Kazhani: A sheh më televizor vetë?

Ermal Mamaqi: Nuk para shoh, me thënë të drejtën.

Mira Kazhani: Çfarë mendon për median tani?

Ermal Mamaqi: Mendoj që po vjen në tkurrje dhe televizionet do transformohen në disa transmetues të politikës dhe të futbollit dhe çdo program tjetër do jetë si një prodhim që fillon dhe mbaron nëpërmjet sponsorave, por online është armiku kryesor i televizioneve.

Mira Kazhani: Kam dëgjuar fjalë shumë të mira për serialin tënd, të cilin nuk e kam parë. Nuk shoh dot seriale në këtë periudhë kohe, për shkak të punës. Fjalët kanë qenë shumë të mira, por me një kritikë, që ka shumë reklama. Unë e kuptoj hallin tënd dhe e di përgjigjen që do më japësh që fakti që kam reklama tregon që më mbështesin dhe jam i shikueshëm, po si mund t`ia bëjmë ne njerëzit e gazetarisë, artit, që të jemi më të dinjitetshëm? Ato reklamat t`i kemi në fund.

Ermal Mamaqi: Përderisa s`ia ka dalë Hollivudi ta bëjë këtë gjë, s`do ia dalim as neve, derisa të ketë njerëz aq bujarë sa të të japin lekë falas.

Mira Kazhani: Jo falas, por e shënon në fund.

Ermal Mamaqi: Nëse ti nuk po paguan për ta parë këtë “content”, atëhetë do paguash duke parë reklamat. Ky është i vetmi ekuacion që e bën të funksionojë kjo lloj industrie. Përsëri pa modesti ta them, dy filmat që unë kam prodhuar “Dy gisht mjaltë” dhe “I love Tropoja” janë dy filmat më të shikuar në historinë e kinematografisë shqiptare dhe më të shitur. Në të njëjtën kohë, aty brenda ka marketing. Në të njëjtën kohë, unë nuk kam marrë një cent nga Qendra Kinematografike e Shqipërisë dhe përkundrazi për çdo biletë të shitur, - dhe janë xhiruar miliona euro -, për çdo biletë të shitur, 1% e kësaj bilete, i ka shkuar nga filmi im, Qendrës së Filmit, që ata të bëjnë filmat e tyre.

Mira Kazhani: E kuptoj, po a ka një mënyrë jo kaq… është agresive. Edhe unë e mendoj këtë që të gjithëve na imponohen klientët e marketingut. Kërkojnë të jenë shumë të dukshëm. Edhe në atë faqen time të vogël të portalit, duan të dalin shumë, kudo, dhe unë jam për pak më shumë estetikë dhe pastërti dhe reklama të jetë aty, sepse e tregon produkti vetë. Unë nuk besoj që në seriale dinjitozë të Hollivudit personazhet dalin me kosin.

Ermal Mamaqi: Nuk të duket kështu, sepse nuk i njeh ato brandet atje, flas publiku.

Mira Kazhani: Mund të jetë e vërtetë.

Ermal Mamaqi: Ne kemi një dallim ngaqë bota jashtë ka brande shumë të mëdha të cilat nuk na shqetësojnë kur i shikojmë. Ne nuk na shqetëson nëqoftëse shohim një kanaçe, ose një ujë, nëqoftëse do të jap shembuj, aty ka pafund marketing, është plot me marketing, me produkte brenda në film. Po kur ne e shikojmë një produkt në Shqipëri, që dikush po pi diçka, nuk thonë emrin e produktit, por thonë emrin e pronarit, edhe dinë kush është dashnorja e këtij, edhe ku kanë pirë kafe herën e fundit. Edhe prandaj ne shqetësohemi nga këto. Po nëse ti do të dish kostot e prodhimit të një content-i të tillë, meqë ra fjala, ti mund ta shikosh lehtësisht, që ky lloj produkti, siç ishte seriali HOT, është një tjetër nivel. Është vendosur një tjetër standard në këtë industri, në industrinë e serialeve në Shqipëri, nuk është më ai seriali i rëndomtë, futu në një shtëpi, vendos ca kamera lajmesh edhe u thua aktorëve bëni diçka. Jo, ai është film dhe po ta shikosh është si një film që mund të shfaqet dhe në kinema, por që ka një metrazh seriali. Kështu që është e pamundur që këto filma të prodhohen, këto projekte të prodhohen, nëse nuk gjenerohen, nëse nuk financohen nga sponsorat, të cilët duhet të vendosin veten e tyre aty. Pra mënyra sesi funksionon është kjo: Sponsorat japin lekët, ne bëjmë filmin, konsumatori sheh falas dhe paguan duke parë produktet.

Mira Kazhani: E qartë, e qartë e kuptoj. Po t`i merrje këto nga Qendra Kinematografike?

Ermal Mamaqi: Sigurisht që do isha shumë i lumtur nëse nuk do isha i detyruar që të gjeja forma sesi ta përfshij produktin. Se ne përveç prezantimit të historisë që duhet të dorëzojmë, duhet të dorëzojmë edhe ndërthurjen e produktit me historinë që të jetë sa më pak agresive, -që thua ti -, që këta që nuk paguajnë ta shohim më qetë.

Mira Kazhani: Si i menaxhon njerëzit që të duan shumë dhe njerëzit që nuk të duan shumë, - s`po them të urrejnë, se s`më pëlqen si fjalë, - në online?

Ermal Mamaqi: Unë nuk shqetësohem fare nga njerëzit që shajnë, mallkojnë, tregohen agresivë, ofendues.

Mira Kazhani: Unë shqetësohem. Jo që qaj, por mirë s`më vjen kur i shoh. Edhe për të tjerët, s`e kam personale.

Ermal Mamaqi: E kuptoj, por shkojmë sërish tek trajnimet, nëqoftëse ti ndryshon interpretimin dhe kupton që ky person që po të shkruan ty… se kjo është magjia e rrjeteve sociale. Ti ulesh në tavolinë, edhe e lë të hapur atë bisedën aty tek chati, ose tek mesazhet, tek komentet, dhe aty tek tavolina jote, që është si të thuash, faqja jote, tavolina jote, shtëpia jote, vjen të futet dikush që është, megjithë respektin për barinjtë në vend, po ai është ulur duke kullotur delet në hijen e një peme dhe ka një kartë që e ka blerë 10 mijë lekë. Futet aty tek tavolina jote dhe fillon të flasë me ty. Ti ia ke dhënë këtë mundësi, ti duhet ta menaxhosh. Nëqoftëse ti je në rregull me këtë, fillo modero mundësitë për këta njerëz që nuk dinë të sillen, ose bëj humor me këta. Unë për shembull, nëse ata më shajnë i bëj like, ose i kthej përgjigje: Pse mendon kështu, se jam shumë kurioz? Edhe ata kthejnë përgjigje: O, Ermal nuk e dija që do e lexoje, po bëja shaka. Më vjen keq, jam fansi yt. Edhe ti thua: Uau.

Mira Kazhani: Kryeministri Rama e more vesh, e mbylli replikën në Facebook për shkak të këtyre komenteve negative.

Ermal Mamaqi: Po e mora vesh, po. (qesh)

Mira Kazhani: Trajnim?

Ermal Mamaqi: Jo, çdo njeri ka të drejtën e vet. Ajo është faqja ime dhe unë shkruaj çfarë të dua unë dhe nuk më intereson çfarë shkruajnë të tjerët, përderisa unë shkruaj tek faqja ime dhe e mbroj mendimin tim. Nëse ti do të kundërshtosh, kundërshto. Po nëse ti do jesh ofendues, ose të sillesh ofensiv, marsh tek faqja jote. Bëj çfarë të duash te faqja jote, por jo tek faqja ime.

Mira Kazhani: Si e sheh të ardhmen tënde Ermal Mamaqi? E sheh në Tiranë? E sheh si life-coach? Si trajner motivues? Apo s`i dihet, mund të kesh diçka tjetër të paparashikueshme.

Ermal Mamaqi: Aktualisht kam marrë një ftesë nga TED Talks.

Mira Kazhani: Do jesh në TED Talks?

Ermal Mamaqi: Po, do jem në TED Talks dhe kam si çdo speaker atje, 18 minuta kohë për të folur, të cilën duhet ta bëj në anglisht.

Mira Kazhani: E flet mirë anglishten?

Ermal Mamaqi: Po mendoj që po. Mendoj që jam shumë konfident. Plani im është që këtë trajnimin tim “Mendo, Ndrysho, Fito” në të cilin ftoj çdo shqiptar, aktualisht trajnimi ka filluar dhe po merr një përmasë shumë të madhe. Vetëm në eventin e fundit kishim 1500 të ftuar, të cilit ishin anëtarë të këtij trajnimi. Në 7-8 maj jemi në Zvicër, në një tjetër sallë sporti atje. Besoj do jenë 2 mijë shqiptarë. Po ajo që unë mendoj, që plani im, është që të shkoj përtej kufijve të Shqipërisë. Ta bëj këtë gjë ndërkombëtarisht dhe pse jo edhe në anglisht. Të ndihmojmë jo vetëm shqiptarët, por edhe njerëz të tjerë.

Mira Kazhani: Shumë mirë pra, do shkosh përtej Shqipërisë! Ami çfarë thotë për të gjitha këto?

Ermal Mamaqi: Ajo është e lumtur edhe unë jam i lumtur se ajo është e lumtur dhe kjo kuptohet nga mbështetja që kam në çdo sfidë, mungesë, po fle gjumë gjithë kohën (qesh).

Mira Kazhani: Unë të falenderoj shumë edhe që i the “Po” bisedës tonë. Mendoj që të gjitha ato që thua ti si trajner mund të qëndrojnë dhe mund të ndryshojnë jetë. Unë si Mira, mendoj që ti dhe Ami i keni arritur gjërat me punë në fakt. Unë jam pak me të vjetrën: Ilaçi i çdo gjëje është puna.

Ermal Mamaqi: Padyshim që puna është… Këto programe që unë bëj janë që të ndryshonin mendimin dhe të fillosh të punosh. Se këtu në Shqipëri thonë: Ç`fat ka ai di tre gjuhë të huaja.

Mira Kazhani: Yes, it does not only say luck for foreign languages, it says about the villa, about success, about business, nobody deals with knowledge.

Ermal Mamaqi: No one has forgiven us a cent!

Mira Kazhani: Thank you!

Ermal Mamaqi: Thank you for the invitation! I will follow TED Talks with great curiosity!

This podcast was supported by Abi Bank

* The right to repost is prohibited without the permission of the editor

Any distortion of online facts will be prosecuted