By Mira Kazhani / Video-podcast with the Italian Ambassador in Tirana was a surprise for me and the group "Barraka Production" that we shoot. Maybe the ambassadors are done, or are bored with those ready-made sentences, and with an ever-happy ending. But it was not this Italian Fabrizio Bucci, in our conversation, where he initially praised the Italian flag improvised with neon lights. Idea of "Barraka".
I asked him about things that any ordinary person would like to know. We did not solve the problems of the world, but talked about curiosities that are directly related to our lives, from the Mediterranean.
How, for example, do Americans understand us Mediterranean people, the people who grow up by the sea and enjoy coffee in the sun? As George Clooney said in an interview: Italians taught me to live slowly and drink a glass of wine.
Fabrizio Bucci has worked in the US Congress for the interests of the Italian government for 6 years, so he was the right man to crystallize some perceptions.
"Americans have a very cold vision of the world, of life, a vision with a few nuances: right, wrong, white, colored, right, left. In fact, our world is more complicated, with thousands of nuances ", says the Italian ambassador.
"It is always difficult to find which part is 100% right and which part is 0% right. So for us Italians, for us Mediterranean people, for us Balkans, this is something natural. Things are always a little more complicated, with more nuances than they seem. Meanwhile with our American friends we often talk about this issue: that there are more ways, more perspectives to see something. "That right is not always completely on one side and wrong on the other," adds Fabrizio Bucci.
The most interesting part was about the Albanians and their relationship with Yes and No. It seems that we, the obedient people of the Balkans, the peacemakers of the region, must slowly learn to say "No" to something.
You are a "straordinario" people, says Fabrizio Bucci. But if there was a key to change something in us as a society it would be self-confidence and the strength to learn the "No".
"You grow even by saying No", and he has this experience past under his skin.
Over the years in Washington, DC, as an Italian, he says the US Congress is the number 1 place in the world where you can learn especially how to respect yourself, your country.
"You also learn to have the strength to say 'No' to American friends. No, because this goes against the interests of my country. "It has nothing to do with friendship, but with defending your position, when you think you are right", he says in this video-podcast.
Ambassador Bucci openly ironized the phenomenon with the term that he had discovered for the first time in Albania "internationals". We who live here know that this is a word used as a code to give legitimacy to every decision and we as a people "buy" the magic term. But Ambassador Fabrizio Bucci, even though he is one of himself, suggests that this psychological context of society, as a cult, should flourish.
I invite you to click the full video podcast with the Italian ambassador Fabrizio Bucci, 58 years old from Rome, who feels at home in Tirana. Occasionally, even as a firefighter! Why, you can find it in the video.
Video podcast interview:
Transcribed interview:
Mira Kazhani: Ambassador Bucci, did you manage to understand a word while introducing the topic, the protagonist of this video-podcast?
Ambasadori Fabrizio Bucci: Faleminderit shumë për ftesën. Po, e kuptova. Edhe pse nuk flas mirë shqip, por për motive misterioze, tashmë e kuptoj paksa shqipen.
Mira Kazhani: Ju vjen keq që për Shqipërinë ambasadori italian nuk është më ai i dikurshmi?
Ambasadori Fabrizio Bucci: Kohët kanë ndryshuar. Gjërat ecin përpara dhe Shqipëria nuk është më ai vendi i vogël i izoluar nga bota. Dikur e vetmja dritare ishte Italia. Tani është një vend i hapur, një vend i globalizuar. Po gjithsesi mbetet ende ajo lidhja speciale me Italinë. Kohët ndryshojnë, edhe roli i ambasadorëve të famshëm ndërkombëtarë. Një kategori që e kam njohur këtu në Shqipëri, - sepse vetëm në Shqipëri është kjo kategoria e veçantë – njerëzit mendojnë se janë ambasadorët ndërkombëtarë ata që drejtojnë vendin. Në të vërtetë nuk është më kështu.
Ambasadori është i rëndësishëm sepse përfaqëson zërin e fuqishëm dhe zyrtar, për shembull, të Italisë këtu në Shqipëri. Vazhdon të jetë një figurë e rëndësishme. Por Shqipëria dhe Italia tashmë janë integruar mirë, ka shumë kontakte, në thelb jemi një vend i vetëm. E për pasojë edhe roli i ambasadorit si kanali i vetëm i komunikimit dhe përfaqësimit ka ardhur duke u zvogëluar. Mjaft të mendosh se në Itali jetojnë dhe punojnë më shumë se 700 mijë shqiptarë. Një shifër shumë e madhe, po të llogarisim popullsinë që jeton në Shqipëri. Jemi të parët për shkëmbimet tregtare, i pari shtet furnizues, i pari shtet klient, jemi të parët në të gjitha fushat. Mbi të gjitha Italia është edhe një copëz Shqipërie. As në Itali, Shqipëria nuk shihet më si një vend i huaj, por e shohim më shumë si shtëpinë tonë.
Mira Kazhani: Më pëlqeu momenti kur folët për ndërkombëtarët paksa në mënyrë ironike. Është e vërtetë! Jemi disi të fiksuar dhe besojmë se ambasadorët kanë atë fuqinë e mbinatyrshme. Nga mendoni se vjen kjo ndjesi, kjo lloj psikologjie e njerëzve tanë, e jona?
Ambasadori Fabrizio Bucci: Ky vizioni për ndërkombëtarët sigurisht ka një arsye historike. Shqipëria lindi në 1912-ën. Ama konfirmimi i Shqipërisë si shtet u bë në tavolinë, në Konferencën e Londrës. Konferenca e famshme e ambasadorëve në 1913-ën vuri bazat e Shqipërisë moderne. Pastaj erdhi Lufta e Parë Botërore, Shqipëria u pushtua nga shtatë ushtri dhe pas luftës e në vazhdim ambasadorët janë parë si kontributorët e një Shqipërie të pavarur. Kjo gjë ka mbetur ndër vite. Ka pasur një stopim vetëm gjatë periudhës komuniste. Pastaj në vitet ’90, kur Shqipëria u bë demokratike dhe u hap, roli i ndërkombëtarëve, i ambasadorëve, e mbi të gjitha i ambasadorit italian ka qenë një rol i rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt demokracisë, drejt konsolidimit demokratik. Kështu që në mendjet e njerëzve ka mbetur ende ai mendimi se ambasadorët janë ata që vigjilojnë Shqipërinë, ka nga ata që mendojnë se në prapaskenë qëndrojnë ambasadorët dhe janë ata që manovrojnë jetën politike. Por jo. Jeta politike nuk është më e tillë. Kjo është shenjë e mire, sepse tregon që institucionet demokratike, institucionet politike po konsolidohen. Ne ndërkombëtarët, dhe këtu flas sidomos për neve, për Italinë, kemi një interes më të madh se të tjerët, kemi një rol që të tjerët nuk e kanë. Kemi edhe një përgjegjësi më të madhe, që të tjerët nuk e kanë. Prandaj jemi shumë të interesuar. Unë ndjek çdo çështje që lidhet me Shqipërinë. Po jo çdo gjë që një ambassador bën, vihet re ose duhet të vihet re.
Mira Kazhani: Çfarë nuk duhet të bëjë kurrë një ambasador, përveç faktit që mos të thotë të vërtetën, sepse këtë e dimë tashmë?
Ambasadori Fabrizio Bucci: Ambasadorët e thonë të vërtetën. Mjaft të dish të lexosh fjalët që ata thonë. Ne ambasadorët, për hir të profesionit, luajmë mirë me fjalën. Ka pasur një film të famshëm disa vite më parë, “50 hijet e Greit”, po e marr si shembull për të thënë se që të kuptosh çfarë po thotë një ambasador duhet të jesh në gjendje të mbledhësh 200 apo 300 “hije gri”. Ambasadori për nga formimi dhe për nga natyra është si zjarrfikës. Është ai që fik zjarrin. Ambasadori nuk mund të jetë kurrë ai që ndez zjarret. Jemi të fundit që ndërhyjmë, atëherë kur çdo mjet apo mekanizëm tjetër është përdorur dhe nuk ka funksionuar. Për ta përmbledhur disi, unë besoj se ambasadori duhet të jetë gjithmonë pjesë e zgjidhjes. Nëse shndërrohet në pjesë të problemit, atëherë do të thotë se nuk e ka kryer mirë punën e tij. Pra ne duhet t’i zgjidhim problemet. Ne flasim me të gjithë, për të thënë se duam diçka në interes të vendit tonë, të vendit që përfaqësojmë, por edhe në interes të vendit ku ndodhemi. Dhe në këtë kuptim, ajo që ka bërë ambasadori i Italisë në Shqipëri është diçka e jashtëzakonshme. Ndoshta unike në botë. Sepse të mbrosh interesat e Italisë dhe të mbrosh interesat e Shqipërisë, - që bashkohen në të njëjtën pikë, ose janë gati e njëjta gjë, - në këtë kuptim është shumë e lehtë ta bësh punën e ambasadorit italian këtu në Shqipëri.
Mira Kazhani: Po, por nuk është e lehtë të bësh punën e ambasadorit amerikan këtu në Shqipëri. E di që ka një konflikt interesi, por do doja të kisha një mendim nga ju mbi këtë.
Ambasadori Fabrizio Bucci: Nuk kemi ndonjë konflikt interesi e as konkurs me Amerikën, madje ambasadorja amerikane Yuri është një mike e dashur e imja dhe gjej rastin ta përshëndes përmes kësaj interviste. Kemi në fakt të njëjtat interesa. Jemi të interesuar të konsolidojmë demokracinë në këtë vend. Jemi të interesuar të sigurohemi që reforma në drejtësi të funksionojë. Jemi bashkarisht të interesuar të luftojmë krimin e organizuar, narkotrafikun. Pra kemi të njëjtat interesa. Sigurisht, fakti që Italia është 60 kilometra larg nga këtu e bën shumë special raportin mes Shqipërisë dhe Italisë. Kemi interesa direkte, historike, gjeografike, kulturore që e forcojnë raportin tonë. Nuk mendoj që është kompeticion…
Mira Kazhani: Jo, jo, por vetëm doja të kuptoja rolin amerikan këtu. Sepse ekziston një grup njerëzish - që nuk janë pak – të cilët sulmojnë dhe thonë se amerikanët i ndezin zjarret dhe na bie ne barra për t’i fikur pastaj.
Ambasadori Fabrizio Bucci: Është një pyetje e djallëzuar (qesh). Le të themi që shpeshherë kemi ide të ndryshme të mënyrës se si mund të ndërhyhet, me mjetet me të cilat mund të ndërhyhet. Kemi kultura të ndryshme, mjete të ndryshme, por kemi të gjithë të njëjtin qëllim. Sërish sepse ne dhe shqiptarët jemi kaq afër edhe kulturalisht, jo vetëm gjeografikisht, zakonisht thuhet “italianët dhe grekët, e njëjta fytyrë e njëjta racë”. Duke qëndruar në Shqipëri, ky proverb vlen më shumë për ne, për italianët dhe shqiptarët, sesa për grekët. Ajo që themi kur pijmë ndonjë kafe me miqtë amerikanë, me Yuri-n, është vënia në dukje e afërsisë kulturore, e mentalitetit të njerëzve që ngjason mes italianëve dhe shqiptarëve.
Mira Kazhani: Çfarë është diçka që amerikanët nuk e kuptojnë tek ne mesdhetarët?
Ambasadori Fabrizio Bucci: Unë kam punuar për 6 vite në Washington si këshilltar politik, e njoh mirë politikën amerikane. E kaloja të gjithë ditën në Kongres duke u njohur me deputetët, senatorët, lobistët, është një botë magjepsëse ajo e Kongresit…
Mira Kazhani: “House of Cards”?
Ambasadori Fabrizio Bucci: “House of Cards” i vërtetë. E kaloja ditën time duke lobuar për Italinë, duke mbrojtur interesat e kompanive italiane. Do thosha diçka që është shumë e rëndësishme për sistemin amerikan. Ndryshe nga ç`mendohet se sistemi amerikan është i bazuar tek presidenti, në fakt presidenti pa Kongresin nuk mund të bëjë shumë. Për t`u kthyer tek pyetja jote, amerikanët kanë një vizion shumë të ftohtë për botën, për jetën, një vizion me pak nuanca: i drejtë, i gabuar, i bardhë, me ngjyrë, djathtas, majtas. Në fakt bota është më e ndërlikuar, me mijëra nuanca. Gjithmonë është e vështirë të gjesh se cila pjesë ka 100% të drejtë e cila pjesa 0% të drejtë. Kështu që për ne italianët, për ne mesdhetarët, për ne ballkanasit, kjo është diçka natyrale. Gjërat janë gjithmonë paksa më të ndërlikuara, me më shumë nuanca nga sa duken. Ndërkohë me miqtë tanë amerikanë flasim shpesh për këtë çështje: që ka më shumë mënyra, më shumë perspektiva për ta parë diçka. Se jo gjithmonë e drejta është plotësisht në njërën anë dhe e gabuara në anën tjetër. Gjërat janë paksa më të komplikuara. Jeta është e ndërlikuar, është e lodhshme, por kjo është përpjekje që duhet bërë.
Mira Kazhani: Të mungon Washington, D.C, “House of Cards”?
Ambasadori Fabrizio Bucci: Washington është një vend i mrekullueshëm në të cilin kam punuar. Është kryeqyteti politik i botës. Është magjepsës. Sheh perspektivën, shihet Kina, shihet Rusia. Europa është paksa e vogël. Nga Washingtoni, edhe Europa jonë e madhe është e vogël.
Mira Kazhani: E imagjinoj si duket Shqipëria. Ne që flasim këtu, që ndonjëherë bërtasim, që bëhemi konfliktualë por që jemi kaq të vegjël.
Ambasadori Fabrizio Bucci: Jemi të vegjël. Ka qenë një periudhë e bukur. Një periudhë e mirë sepse gjithçkaje i jep vendin e vet nga perspektiva politike. Amerikanët janë profesionistë të shkëlqyer. Me ta punohet mirë, mësohet shumë.
Mira Kazhani: Çfarë keni mësuar më shumë?
Ambasadori Fabrizio Bucci: Mëson si të jesh profesionist, si të studiosh, si të punosh në mënyrë funksionale, si në aspektin e objektivave, ashtu edhe në aspektin e kohës. Mëson shumë, mëson edhe të mbrosh interesat e tua. Duhet të rrish gjithmonë në këmbë kur je në Washington, duke i parë në sy bashkëbiseduesit dhe të kesh forcën të mbrosh idetë e tua, interesat apo pozicionin tënd. Edhe pse janë një superfuqi. Mëson edhe sesi të të respektojnë, sepse amerikanët të respektojnë, nëse edhe ti i respekton. Në të kundërt, nuk të respektojnë. Ky ka qenë një mësim i rëndësishëm. Mëson edhe të kesh forcën e t’u thuash “Jo” miqve amerikanë, “Jo, sepse kjo gjë shkon kundër interesave të vendit tim”. Nuk ka lidhje me miqësinë, por me mbrojtjen e pozicionit tënd, kur mendon që ke të drejtë.
Mira Kazhani: Ne shqiptarët nuk u kemi thënë kurrë “Jo” amerikanëve. Kemi bërë mirë?
Ambasadori Fabrizio Bucci: Unë mendoj që kur një vend ka të drejtë në diçka, duhet të thotë “Jo”. Qoftë edhe nëse bëhet fjalë për një vend të madh, të mesëm apo të vogël. Kështu që nëse Shqipëria mendon se ka të drejtë, duhet të thotë “Jo”. Rritesh edhe duke thënë “Jo”.
Mira Kazhani: E mbyllim me amerikanët, sepse kam vërtet nevojë të flas për Italinë. Unë i përkas atij brezi që jam rritur me Italinë, me vendin përballë, me televizionin, me Pippo Baudo-n, Ornella Muti-n, Adriano Celentano-n, Rai, Sanremo-n, për të mos harruar “La Piovra”. Si të gjithë, edhe gjuhën e kam mësuar nga televizori. Po sot nuk është më kjo kulturë. Brezi i ri nuk e flet italishten dhe nuk e ka as atë lidhjen e fortë me vendin përballë. Ç`mendoni? Kush e ka fajin? Nëse është faj, gjithmonë…
Ambasadori Fabrizio Bucci: Po e drejtë. Më shumë sesa faj, do të thosha që bota ka ndryshuar. Ka ndryshuar sepse është hapur, është globalizuar. Dikur Italia ishte e vetmja dritare përmes së cilës Shqipëria mund të shikonte botën. Rai ishte i vetmi kanal për të parë botën. Fatmirësisht kohët kanë ndryshuar. Dritaret janë të shumta. Dhe dikush mund t`i hapë të gjitha dritaret në të njëjtën kohë. Bota ka ndryshuar, është globalizuar. Anglishtja është gjuha e rrjeteve sociale, e Netflix, kështu që ka motive strukturore pse rinjtë e mësojnë menjëherë anglishten. Megjithatë italishtja vazhdon të jetë një gjuhë shumë e rëndësishme këtu, sepse është gjuha më e studiuar. Vitin e kaluar unë kam rinovuar “Memorandumin Iliria” që e bën disiplinën e mësimdhënies së gjuhës italiane, si gjuhë e parë e huaj këtu në Shqipëri. Janë 60 mijë studentë shqiptarë që e studiojnë italishten si gjuhë e parë apo e dytë. Pra jemi gjuha më e studiuar. Dalëngadalë po e sjellim Rain këtu, sepse po bën një marrëveshje me televizionin publik shqiptar, RTSH. Jemi duke negocionuar që Rai t`i shesë RTSH-së një paketë të programeve televizive, dokumentarëve, filmave, madje edhe fiction, të atyre më të suksesshmëve të Italisë- se pas “La Piovra”, në Itali kemi pasur shumë fiction të tjerë- që do të shfaqen me titra shqip. Pra po bëjmë disa përpjekje. Një tjetër resurs i rëndësishëm është diaspora shqiptare. Fola dhe pak më parë për 700 mijë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali, ata janë ambadasorët e mëdhenj të kulturës italiane. Përveç meje, janë edhe 700 mijë shqiptarë që bëhen ambasadorët italianë sa herë që kthehen tek familjet e tyre në Shqipëri.
Mira Kazhani: Tashmë shqiptarët janë të integruar në Itali. Nuk janë më ata të parët. Kur pimë një kafe bashkë, më treguat historinë e një shqiptari që gjatë pandemisë, dhuroi bukë falas. Ishte i pari në Romë që bëri këtë gjest?
Ambasadori Fabrizio Bucci: Në fakt vendimi i kryeministrit Rama – për të cilin falenderoj atë dhe gjithë popullin shqiptar…
Mira Kazhani: Ishte një gjest i bukur, vërtet.
Ambasadori Fabrizio Bucci: Ishte një gjest shumë i bukur. Dua të them se kryeministri u bë interpretues i ndjenjave të popullit. Dërgimi i infermierëve shqiptarë në Itali nga kryeministri, ka qenë një gjest madhështor që të gjithë e kanë çmuar. Edhe shqiptarët në Itali kanë qenë shumë të angazhuar gjatë pandemisë. Tani të tregoj historinë me këtë bukëpjekësin shqiptar. Furra e tij është pranë shtëpisë ku jetoj në Romë. Gjatë ditëve më të vështira të pandemisë, ai bënte bukë, i vendoste në qese dhe i linte jashtë derës së furrës, duke shkruar: Kush ka nevojë, mund ta marrë bukën. Ky është një gjest i mrekullueshëm i një bujarie të madhe, sepse njerëzit ishin të izoluar e nuk mund të lëviznin dot shumë. Ama dinin se mund të dilnin sa për të marrë bukën e sapobërë e të hynin sërish në shtëpi. Ishte një gjest i madh solidariteti. Mbaj mend edhe intervistën që dha ky bukëpjekës i ri shqiptar dhe thoshte: Mua Italia më ka dhënë shumë. Ky është një gjest shumë i vogël për t`i thënë “Faleminderit”. Këto janë histori që e kanë prekur Italinë dhe nuk janë të vetmet gjeste solidariteti. Ka shumë, të pafundme. Dëshmojnë sesi Shqipëria ka qenë gjithmonë një pjesë integrale e Italisë. Kjo diferenca italian-shqiptar sikur është tejkaluar, njësoj siç themi je italian, je siçilian, sard (nga Sardenja).
Mira Kazhani: Kështu jemi ne. Jemi bujarë dhe më vjen mirë për këtë.
Ambasadori Fabrizio Bucci: E vërtetë.
Mira Kazhani: Madje më prek pak kjo, vërtet. Kemi vuajtur ne shqiptarët.
Doja t`ju pyesja çfarë mendoni tani që jetoni këtu, çfarë ju bën më shumë përshtypje nga ne që jetojmë këtu?
Ambasadori Fabrizio Bucci: Gjej shumë, shumë gjëra të përbashkëta mes Italisë dhe Shqipërisë. Shqiptarët janë mesdhetarë, si italianët, që jetojnë me pasione të mëdha, e duan jetën, duan të argëtohen, por nga ana tjetër shqiptarët janë edhe shumë punëtorë. Kur vjen fjala për të punuar, janë sipërmarrës të shkëlqyer, janë teknikë të shkëlqyer, profesionistë shumë të mirë. Mua do më pëlqente që shqiptarët të kenë pak më shumë besim tek vetja. Kjo është një tjetër gjë e përbashkët. Shpesh shqiptarët priren të ankohen, të thonë që gjërat nuk funksionojnë, të thonë se gjithçka do të shkojë keq. Kjo nuk do të thotë që gjërat shpesh nuk shkojnë keq. Nuk mund të mjaftohemi me ankesat apo të themi që gjërat nuk shkojnë mirë, por shqiptaret duhet ta ndjejnë më shumë peshën e përgjegjësisë personale. Të ndryshojnë jetën e tyre, të ndryshojnë vendin, të ndryshojnë politikën. Nuk mund t`ia hedhin përgjegjësinë të tjerëve.
Mira Kazhani: Ambasadorëve, ndërkombëtarëve… E di se ç`doni të thoni.
Ambasadori Fabrizio Bucci: Është një vend që u përket shqiptarëve. Dhe përgjegjësia për ta ndryshuar këtë vend u takon njerëzve. Nuk mjafton të ankohesh! Ky është hapi i parë. Hapi i dytë është: Çfarë mund të bëj unë për të ndryshuar këtë situatë? Ta bëj më të mirë jetën, jetën time dhe atë të fëmijëve të mi. Ndryshimi vjen nga përgjegjësia personale.
Mira Kazhani: Nuk e di pse më vjen ndër mend një intervistë e Julia Roberts që e kam lexuar ndoshta 20 vjet më parë. Titulli ka qënë “Të mësosh të thuash ‘Jo’”. E kuptoj se ç`doni të thoni. Që ne shqiptarët duhet të mësojmë të themi “Jo”, të themi “Po” dhe të kemi besim tek vetja. Si arrihet kjo?
Ambasadori Fabrizio Bucci: Kjo është një pyetje e bukur se të çon në një temë shumë të diskutuar, tek ajo e korrupsionit. Këtu flitet shumë për korrupsionin. Është një problem.
Mira Kazhani: Edhe në Itali. Edhe në Amerikë. Kudo.
Ambasadori Fabrizio Bucci: Sepse korrupsioni ekziston kudo.
Mira Kazhani: Kush e ka shpikur korrupsionin?
Ambasadori Fabrizio Bucci: Korrupsioni ka lindur me njeriun. Në momentin që del nga shpella dhe nis të jesh modern, ky është momenti në të cilin lindi korrupsioni. Korrupsioni është një e keqe që duhet luftuar. Ne këtu, si Itali, bëjmë ç`është e mundur që sistemi gjyqësor ta godasë korrupsionin. Së shpejti do të vijë Presidenti i Autoritetit Kombëtar të Anti-korrupsionit në Itali, avokati Busia, po bëjmë shumë në fushën e formimit bashkë me Ministrinë e Drejtësisë, po mes gjithë gjërave që po bëjmë do të veçoja një. Vitin e kaluar nënshkruam një memorandum për të bërë pjesë të shkollave kulturën e ligjishmërisë, sepse korrupsioni përpara se të jetë një fenomen gjyqësor, i krimit, është një fenomen kulturor. Ndaj duhet të shkojmë në shkolla. Po marr një shembull. Lufta ndaj mafias në Itali: Kur nisi të ketë sukses lufta ndaj mafies dhe ne arritëm ta mposhtnim mafien? Mund ta them me qartësi këtë gjë: 30 vite më parë kur u vranë në një atentat gjyqtarët Falcone dhe Borselino. Deri në atë kohë, në Siçili mendohej se mafia ishte diçka e natyrshme, njësoj siç është deti, dielli, pra pjesë e jetës. Kur ndodhën ato atentate, njerëzit për herë të parë dolën në shesh dhe nisën të protestonin: thanë mjaft. Tashmë mafia duhej ndaluar, i kishte kaluar limitet. Kështu që mafia u mund në momentin që siçilianët e zakonshëm, jo policët, thanë “mjaft!”, mjaft me mafien. Për t`u kthyer tek korrupsioni. Korrupsioni mund të luftohet me gjykatës, me policë, por mund të luftohet edhe në nivel personal. Luftohet duke thënë “Jo, unë këtë gjë nuk e pranoj”. Ndaj është e rëndësishme të futet në kulturë. Është e rëndësishme t’u mësojmë nxënësve, studentëve që në shkollë të respektojnë ligjin dhe të dinë t`i thonë “Jo” korrupsionit.
Mira Kazhani: Çfarë ju pëlqen më shumë nga fakti që jeni ambasador në Tiranë, përpos faktit që jeni një orë larg shtëpisë, Romës?
Ambasadori Fabrizio Bucci: Së pari, këtu ndihem si në shtëpinë time. Është shumë e çuditshme. I kam respektuar të gjitha vendet ku kam punuar, ama të punoj këtu në Shqipëri, është si të jem në Itali. Më pëlqen dashamirësia me të cilën më trajtojnë njerëzit dhe ky afrimitet ma bën punën më të lehtë. Madje ma shton përgjegjësinë, sepse dashuria që kam për këtë popull më nxit dëshirën të bëj njëmijë gjëra në ditë. Nuk ia dal dot. Irritohem, sepse bëj shumë gjëra dhe dua të bëj gjithmonë më shumë. Kështu që vjen fundi i javës dhe e ndjej lodhjen. Por jam gati në mes të mandatit tim dhe kam ende shumë gjëra për të bërë, të gjitha ato që nuk munda të bëja gjatë periudhës së Covid-it.
Mira Kazhani: Cila është gjëja më e madhe që doni të arrini gjatë misionit tuaj këtu? Nëse ka diçka që është më e rëndësishmja.
Ambasadori Fabrizio Bucci: Më e rëndësishmja është t`ia dal t`i bëj shqiptarët të kuptojnë se sa të jashtëzakonshëm janë dhe se ç`potencial të jashtëzakonshëm ky vend ka. Shpesh ka ankesa për gjithë gjërat që nuk ecin siç duhet. Unë kam shumë besim tek shqiptarët dhe Shqipëria. Jam shumë, shumë optimist. Disa ditë më parë vizitova një shkollë këtu në Tiranë, “Ismail Qemali”, ku ne si ambasadë së bashku me UNICEF kemi implementuar një projekt kundër braktisjes së shkollës. Është problem ky, që nxënësit e lënë shkollën përgjysmë. Kalova mëngjesin me ata nxënës dhe mbeta kaq i impresionuar nga ata nxënës të rinj, brilantë, të zotë, inteligjentë, me atë buzëqeshje, me dëshirën për ta shembur botën – në kuptimin e mirë të fjalës – dhe duke parë këta të rinj, e di që Shqipëria do të ketë një të ardhme të bukur.
Mira Kazhani: Thank you Ambassador Bucci for this really charming conversation. We Albanians are loved, but above all we love and admire Italy and the Italians.
Ambassador Fabrizio Bucci: Mutual feeling.
Mira Kazhani: It was lucky that we are here at the border, it could have been Serbs. No, it does not put you in that position (laughs)
Ambassador Fabrizio Bucci: We are very happy to have you as neighbors.
Mira Kazhani: True. Thank you!
Ambassador Fabrizio Bucci: Thank you!
This podcast was supported by Abi Bank
* The right to repost is prohibited without the permission of the editor
Any distortion of online facts will be prosecuted