Videopodcast

Vjosa Berisha: Mathematics with which I will cure cancer!

Vjosa Berisha: Mathematics with which I will cure cancer!

By Mira Kazhani / This March we are talking about women, not as we have done every year, but because of the war, they appear with a different height. Women are strong. Who does not know how much men are afraid of the dentist or a slight fever ?! Maybe that they are designed without pain, where for women it is a condition that life triumphs.

Now let's understand, there are slingshot women, intriguers, etc., etc., but I like to interview those of pain and strength, because the readers in Tiranapost are a valuable ecosystem and I wish I had not disappointed them until today with the characters I choose. If any day's going to happen, I'll be sorry.

Vjosa Berisha! You do not know everyone, but surely there are many in Tirana who know Vjosa with carrot hair and her pure energy. From the first and probably the few Pristina that has resisted with its business in Tirana. When I saw her without hair, last summer I thought of a trend, but later learned that it was simply because of chemotherapy.

If you go now, while reading these lines, and open Vjosa's Instagram (link) you will see a man who dresses in style, who does gym, who laughs loudly and kisses. She lives as if the disease is there, but has not sickened her life. It is simply in the body and not in Vjosa's mind.

During the interview with her, I experienced a relief and found myself not talking with nuts in my mouth because she made our conversation so simple, without feeling embarrassed that I should not mention cancer. Now that I think about it and how many times I will think of Vjosa, I will have faith that man is the best doctor of his own, psychologist or teacher of literature and mathematics.

I do not know if many of us would have that army inside the chest that can defeat any doubt, or taboo, but Vjosa Berisha who is going to the 50s is an example of strength and pain. And as a good student in mathematics she will reveal to you the formula with which she is curing cancer.

Podcast video

Transcribed interview:

Mira Kazhani: You are always very stylish in clothes. We also made a combination with red today. Yes I like it.

Vjosa Berisha: It is "shades of red". We made them here together in the theater and I think that red goes with the theater so it is very "nice".

Mira Kazhani: The red goes with everything. With life, with love, with good things. It is a beautiful symbol.

You are the first Kosovar woman I have met in my life, Vjosa.

Vjosa Berisha: I am probably the first Kosovar to have survived with business here in Tirana, for a long time. As for the PR business. That we were some PR companies that moved to Tirana for a while and my company actually worked longer. There have been plenty of projects here. I have enjoyed Tirana a lot. Now I come a little less often because I have relocated elsewhere in the region. Now I am in Macedonia more. But I have Tirana in my heart. We actually have an apartment in Tirana and we feel totally tyrannical, together with Fatos.

Mira Kazhani: Yes, in fact I would say this, that you are the most tyrannical Prishtina. There are many who love Tirana. All Kosovars love Tirana, just as we love Prishtina, but because of the sea you come a little more.

Vjosa Berisha: More often.

Mira Kazhani: It is true. Often. You lived here and worked. You have a connection with Tirana. You miss him now that you are not, and you are in Skopje. What do you miss most from Tirana?

Vjosa Berisha: I miss the night life, because it is very beautiful. At one time Prishtina was very proud of its nightlife, but we had several mayors, one after the other, who slowly drowned out the nightlife in Kosovo, in Prishtina.

Mira Kazhani: What did they have to do with the night life?

Vjosa Berisha: Po nuk e di. Filluan me këto mbylljet herët. Jo zhurma në qendër, jo pengon kjo, pengon ajo. Nuk ishin si kryebashkiaku juaj që është shumë më përparimtar në këtë aspekt, edhe kështu që Tirana na e ka marrë atë trendin e jetës së natës dhe mendoj që ka një jetë natë shumë të bukur në Tiranë. Ka shumë lokale. Unë veçanërisht e dua edhe ushqimin që shërbehet në restorantet në Tiranë. Është shumë i veçantë. Këto janë gjërat që më mungojnë. Pastaj ka edhe shumë gjëra të tjera që…

Mira Kazhani: Që s`të mungojnë… Për shembull çfarë nuk të mungon? Trafiku?

Vjosa Berisha: Trafiku, ndoshta ndotja pak shumë e madhe e ajrit, e rrugëve të cilat fatkeqësisht nuk janë më mirë as në Prishtinë, as në Shkup ku jam tani. Por megjithatë këto janë ato që mund të përmenden.

Mira Kazhani: Vjosa, unë padyshim kam shumë pyetje për ty. Do ta nis pak nga fundi. Do ta nis me fotografinë që pashë në verë, në Instagramin tënd, ku për herë të parë të pashë me flokët që i kishe prerë.

Vjosa Berisha: Po. Pa flokë më pe (qesh).

Mira Kazhani: Po. Të pashë pa flokë. Mungonin ato flokët ngjyrë karrotë, tipike të tuat. Mendova fillimisht që ishte thjesht një nga ekstravagancat, pjesë e stilit tënd. Po më vonë kuptova që nuk ishte kjo arsyeja dhe ishte sëmundja.

Vjosa Berisha: Po, patjetër. Për mua, meqënëse e nise tek flokët. Ai ka qenë momenti që më është dashur të heq flokët apo ranë dhe m`u desh që t`i hiqja komplet. Ka qenë momenti kur unë në jetën time i kam pasur më të gjatë “ever” flokët. Unë shumë gjatë, nja 17 vite i kam mbajtur të shkurtër flokët. Tirana nuk më njeh ashtu. Se kur erdha këtu më ishin rritur. Por që vitet e mia të rinisë i kam kaluar me flokë shumë të shkurtër. Faktikisht, ashtu siç e ke menduar ti, që mund të jetë “hairstyle” dhe shumë njerëz në Kosovë që më njihnin për atë kohë, kanë menduar që është thjesht një trend që unë kam vendosur ta bëj. Mirëpo nuk ishte ashtu. Edhe pse mua të them të drejtën flokët nuk më janë dhimbsur fare. Nuk e di se çfarë “attachment” kanë gocat me flokët që ndihen se nëse të bien flokët është e tmerrshme, por unë e kam ndërruar dhe e kam sjellë në një trend tjetër besoj edhe jam duke u kënaqur me “hairstyle”, me stilin që kam tani. Arsyeja pse ndodhi është shumë më serioze, pse unë u detyrova ta bëj. Unë në mars të vitit të kaluar, meqënëse e ndjeja që kisha një brengë, ndjeja që kisha diçka në pjesën e vezoreve, ndjeja diçka të fortë, si një gur, edhe shkova për një kontroll. Këtu madje qëllova, në Tiranë. Edhe kuptova që kisha kancer në vezore. Sigurisht që është lajm shumë shokues. Ishte edhe për mua lajm shokues, aq më shumë për Fatosin që ishte me mua. Mirëpo unë në jetë jam një tip që jam shumë praktike. Unë kam nevojë që çdo gjë që më ndodh, apo që më del përpara t`i vë në mënyrë matematike gjërat. T`i shtroj me numra, edhe të shoh se çfarë mund të zgjidhet tani, si është zgjidhja.

Mira Kazhani: Fantastike! Ajo që u mungon 90% të njerëzve. Mua po njëherë.

Vjosa Berisha: Unë në këtë mënyrë e bëra. Ndoshta sepse në shkollë kam qenë shumë e mirë në matematikë edhe e kam dashur matematikën shumë, paçka se mandej nuk e vazhdova matematikën. S`ka lidhje profesioni im. Po ja t`u desh tani. M`u desh në këtë moment. Kështu që bëra një kalkulim edhe thashë ok. Kjo tani do zgjidhje. Domethënë, sëmundja do të kurohet, të gjendet zgjidhja, edhe do t`i gjejmë doktorët, do t`i gjejmë gjërat edhe po qe nevoja do t`i gjejmë edhe lekët, për çfarëdo që të ndodhë. Edhe pastaj të gjitha shkuan dalëngadalë. Nuk e di nëse do që t`i shpjegoj me pika. Mirëpo mund të them që kanë qenë vetëm 3-4 ditë që mund të kem qenë në një lloj shoku. Po në momentin që e kuptova se në çfarë stadi është sëmundja, cilat janë zgjidhjet, prej atij momenti kam qenë shumë praktike. Në të njëjtën mënyrë siç jam edhe në punë, edhe në jetë, edhe në kënaqësi.

Mira Kazhani: Pyetja që më vjen Vjosa është dhe vlen për të gjitha gratë edhe këdo që e ndjek. I bëje vizitat rutinë? Ke qenë një njeri i rregullt me kontrollet për shëndetin?

Vjosa Berisha: Unë vizitat rutinë i bëj nga mosha 40-vjeçare, çdo vit. Po edhe përpara i kam bërë rregullisht. Njëherë në vit, zakonisht në janar, kam bërë analizat e gjakut. Kam bërë edhe kontrollet e gjirit dhe kontrollet gjinekologjike, të gjitha. Këto kanë qenë rutinë. Nuk kanë munguar asnjëherë. Normalisht, në vitin e pandemisë, që ishin në një kohë të mbyllura të gjitha këto klinikat, unë kam problem edhe me tiroiden, kështu që pak u vonua ai kontrolli, por e kam bërë edhe në vitin e pandemisë, në 2020-ën dhe nuk doli ndonjë dyshim ose shqetësim. Mirëpo ja që ndodh që edhe kur bën të gjitha vizitat e rregullta, madje edhe kur ushqehesh mirë, sepse unë jam vegjetariane prej 6 vitesh, prej 5 muajsh jam vegane dhe ushtrohem prej 15 vitesh, dmth, bëj palestër në mënyrë shumë rigoroze, dhe palestër shumë më të rëndë, me “bodyweight”, po nuk vleka. Asnjë prej tyre nuk vleka kur vjen çështja e sëmundjes, sepse kjo, siç më kanë thënë, sepse isha edhe në Gjermani bëra një operacion, më kanë thënë se në të shumtën e rasteve është dinamika e jetës, është stresi, përveç asaj që është gjenetike. Mund të ketë në familje një histori. Po edhe stresi luan një rol shumë shumë të madh në vënien në pah të qelizave kancerogjene, të cilat ne i kemi në trup gjithsesi, por tek dikush vijnë në pah në një moment, tek dikush jo.

Mira Kazhani: Tani stresi me ty nuk më lidhet shumë me thënë të drejtën.

Vjosa Berisha: Unë nuk e tregoj. Nuk e shfaq. Po të organizosh një festival. Të bësh fushata siç kemi bërë fushata politike. Ne kemi bërë edhe shpalljen e Pavarësisë, se ishte javën e kaluar Dita e Pavarësisë, ne e kemi organizuar komplet Ditën e Pavarësisë, edhe fushatën e Pavarësisë në Kosovë. Kështu që kam pasur punë mjaft stresuese mendoj ndër vite, kështu që të vija deri tek kjo.

Mira Kazhani: Prindërit e tu, motrat, njerëzit e dashur, bashkëshorti, djali yt Leka, si e kanë përjetuar? Me këtë matematikën tënde, me këtë fuqinë tënde?

Vjosa Berisha: Matematika ishte një lloj kalkulimi, por motoja ime në gjithë këtë proces, sepse unë ende jam me terapi, jam ende duke marrë kimioterapi dhe jam ende në proces të shërimit, motoja ime është se përderisa nuk ma pengon jetën e përditshme, nuk ma pengon punën, dmth, jam unë zhvilluar një jetë, siç e kam zhvilluar para se ta zbuloj kancerin që e kam në trup dhe përderisa mua nuk më pengon në asnjë hap timin, atëherë unë do të vazhdoj edhe do ta jetoj jetën siç e mendoj. Siç e kam jetuar gjithmonë. Kjo pastaj ka bërë që edhe për Fatosin, edhe për Lekën, djalin tim, të merret si diçka normale. Sigurisht kam marrë këshilla edhe prej njerëzve që e kanë tejkaluar sëmundjen. Një gjë që mund ta them është se nëse e mendojmë dhe sillemi rrotull, ka shumë më shumë njerëz që shërohen nga kanceri, sesa njerëz që vdesin nga kanceri. Domethënë është sëmundje që neve e shohim si të rrezikshme, madje moshat e vjetra nuk duan ta thonë as si emër. Emrin e sëmundjes nuk e thonë. Edhe tek ne, edhe tek ju. Edhe i thonë sëmundje e keqe.

Mira Kazhani: Kanë stigmën.

Vjosa Berisha: Kjo për mua është një sëmundje mjaft moderne dhe që në jetën moderne po shfaqet më shumë, mirëpo e mira është që ka zgjidhje dhe terapia tani është mjaft e avancuar, kështu që në këtë aspekt mendoj që zgjidhjet janë shumë më shumë në anën pozitive, sesa në anën negative. Këto që po i them, unë i kam diskutuar sigurisht edhe me burrin tim, edhe me Lekën dhe një gjë që u kam dhënë këshillë, ma ka thënë një shoqja ime që është shëruar nga kanceri, është që të mos bësh hulumtime në Google. Domethënë mos e shkruaj në asnjë momentin emrin “kancer” në Google, sepse atëherë ajo është ajo që do të të krijojë panik edhe probleme. Sigurisht në muajt e parë unë nuk kam bërë asnjë hulumtim se nuk doja të çoja veten në atë “trip”. Tani më vonë edhe bëj hulumtime në lidhje me terapinë, efektet anësore.

Mira Kazhani: Ndoshta artikuj profesionistë edhe nga media serioze.

Vjosa Berisha: Po, tani është ndryshe. Ajo që ka ndihmuar djalin tim – është burrë ai, është 27 vjeç- është kjo që i kam thënë, mos u fut në Google të lexosh sepse po të futesh, për “ovarian cancer”, zakonisht thuhet që nuk ka shërim dhe është terminale. Kështu që atë e ka ndihmuar që ta kuptojë dhe ta ndjekë situatën time reale, jo të merret me gjëra që shkruhen e fliten.

Mira Kazhani: Si e sheh jetën një njeri që ka një problem me shëndetin?

Vjosa Berisha: Unë momentalisht e shoh jetën ashtu siç e kam parë deri tani. Për shembull punën që kam në Shkup, është punë që e mora pasi isha në gjysmën e kimioterapisë. Isha komplet “bald”. Më ftuan në intervistë. Mbarova intervistën dhe më morën në punë. Kjo është ekzaktësisht çfarë do të bëja edhe po të isha pa kancer. Organizimi i festivalit, udhëtimet e ndryshme të cilat unë i kam pasur qejf gjithmonë, vazhdoj t`i kem, tani që pandemia po hiqet ngadalë. Po e shoh shumë me admirim faktin që do të kemi edhe udhëtime të tjera. Kam edhe shumë udhëtime që s`kam bërë. Për mua jeta është totalisht normale deri në momentin që unë ndihem normalisht në suaza normale, me kimioterapi e me të gjitha, jam ok. Kështu që mendoj se është normale.

Mira Kazhani: Nuk ke mendime negative asnjëherë?

Vjosa Berisha: Normalisht që…

Mira Kazhani: Frikë për jetën? Frikë për të ardhmen?

Vjosa Berisha: Frikë jo sepse unë mendoj që do të shërohem. Domethënë frikë nuk kam. Mund të kem mendime negative. Ndonjëherë mund të kem edhe dhimbje. Sidomos mbas kimioterapisë, mbas 3-4 ditësh, ka një lloj lodhje apo efekte anësore të ndryshme dhe në ato momente mund të jem pak “down”, mund të ndihem pak keq, por në përgjithësi jo. Të vetmet gjëra që mund të them që m`i ka ndërruar ky stil i ri i jetës, janë që më ka bërë më të shëndetshme në aspektin që jam bërë vegane. Po duhanin për shembull e kam lënë. Kam lënë alkoolin pothuajse komplet.

Mira Kazhani: Ato nuk të duhen. Nuk ka problem.

Vjosa Berisha: E shijoj shumë kohën kur dal në një lokal dhe pi ujë me lime. Është një ndër pijet më të lezetshme mund të them.

Mira Kazhani: Do shkojmë në disa pyetje shumë shkurt që më pëlqen t`i marr prej teje.

Si do ma përshkruaje me një fjalë Tiranën?

Vjosa Berisha: “Colorfull”, me ngjyra.

Mira Kazhani: Prishtinën?

Vjosa Berisha: Artistike.

Mira Kazhani: Vajzat e Tiranës?

Vjosa Berisha: Cool.

Mira Kazhani: Vajzat e Prishtinës?

Vjosa Berisha: Chic.

Mira Kazhani: Unë për shembull do thoja vice-versa.

Burrat e Tiranës, Shqipërisë?

Vjosa Berisha: “Talking ill”.

Mira Kazhani: Flasin shumë.

Vjosa Berisha: Flasin shumë.

Mira Kazhani: Janë të muhabetit. Apo flasin shumë, e teprojnë?

Vjosa Berisha: Janë muhabetxhinj (qesh).

Mira Kazhani: Po të Prishtinës?

Vjosa Berisha: Flasin pak.

Mira Kazhani: Gjë e mirë apo…?

Vjosa Berisha: Mezi ua nxjerr fjalën prej gojës. Jo. Nuk është e mirë.

Mira Kazhani: Mediat e Tiranës? Televizioni në Tiranë dhe televizioni në Prishtinë?

Vjosa Berisha: Të dyja pa dallim janë zhurmaxhinj. Sidomos në këtë kohën tani, nuk e di, nuk i ndjek shumë mediat e Tiranës sa i kam ndjek përpara, por mediat e Kosovës, fatkeqësisht – se unë profesioniste e PR-it jam dhe kam shoqëri me mediat…

Mira Kazhani: Ndaj po të pyes

Vjosa Berisha: I respektoj shumë, por në kohët e fundit janë bërë të padurueshëm. Ka shumë debate të cilat më shumë bëjnë zhurmë sesa kanë një efekt apo kanë diçka cilësore.

Mira Kazhani: Më the në fakt që edhe për historinë tënde gjatë këtyre muajve, të kanë kontaktuar shumë edhe nga Tirana, dhe në Prishtinë, edhe në mënyrë të veçantë më the që i ke thënë “Jo” mediave në Tiranë. Po pse?

Vjosa Berisha: Mediave në Tiranë u kam thënë “Jo”, përveç teje.

Mira Kazhani: Është e kuptueshme. Dhe e vlerësoj shumë!

Vjosa Berisha: Ty të kam shumë mikeshë, edhe e dija që do të ishte një intervistë shumë e lezetshme.

Mira Kazhani: Faleminderit!

Vjosa Berisha: Këtë intervistë e kam bërë në disa media të Kosovës, por vetëm me kushtin që të flitej për punën edhe për profesionin dhe për mua, e jo për sëmundjen. Për mua është shumë e rëndësishme që mos të prezantohet në një intervistë viktimizimi apo viktima e një sëmundjeje. Se unë nuk e konsideroj veten se jam viktimë. Nuk e konsideroj veten se jam pacient, sepse pacienti rri shtrirë edhe kujdeset dikush për të. Unë madje edhe në kimioterapi shkoj vetë. Vetëm dy seancat e para kam qenë me dikë për të parë sesi shkon sistemi, si do të ndihem pas terapisë… Kur e pashë se mund ta ngas makinën, çdo gjë është në rregull, thashë ok, mua s`më duhet askush këtu. Sepse ambienti nuk është i përshtatshëm që njerëzit që nuk janë sëmurë të vijnë aty edhe të ndihen keq.

Mira Kazhani: Po të tjerët si vijnë? Vijnë me njerëz apo vetëm?

Vjosa Berisha: Vijnë me njerëz. Çdokush në terapi vjen me dikë që e përcjell. Një ose dy, ose pesë. Kështu që unë shkoj vetë. Ndonjëherë marr lap topin, ndonjëherë marr iPad-in shoh ndonjë serial Netflix-i, teksa bëj terapinë, pastaj mbaron. Shkon shpejt koha.

Mira Kazhani: E ke bërë kaq të thjeshtë, sa sinqerisht unë nuk kam frikë. Askush nuk do që të sëmuret, por mënyra sesi e transmeton dhe mënyra sesi e manifeston Vjosa është vërtet për t`u falenderuar.

Vjosa Berisha: Kjo është edhe arsyeja pse mendoj se intervista nëse duhet të bëhet, duhet të japë një mesazh që ata të cilëve u uroj të mos sëmurën kurrë, por nëse u vijnë situata të tilla, së paku të ndihen apo të marrin diçka prej asaj, se në çfarë gjendje jam unë.

Mira Kazhani: Për çfarë lutesh ti sot Vjosa?

Vjosa Berisha: Unë në fakt lutem për ato që jam lutur edhe më herët, por tani është shtuar që të kem edhe shëndet të mirë. Vetëm ajo është shtuar, që është lutje më e fuqishme besoj. Se edhe në kohët më përpara jam lutur që të kem shëndet të mirë unë dhe familja ime, që të kemi mirëqenie, që të kemi një jetë të mirë. Këto janë lutjet që bëj. Sigurisht një lutje më e madhe është për shëndetin tim. Janë përgjithësisht të gjitha ato që i kam menduar edhe më herët.

Mira Kazhani: Ke një njeri që ke harruar ta falenderosh, t`i tregosh dashurinë tënde për diçka apo vlerësimin tënd. Më the qëparë që ke harruar doktorin në Tiranë. Mund ta shfrytëzosh këtë moment. Se nuk ka kohë njeriu të takohet ndoshta.

Vjosa Berisha: Nuk e tregova në detaje atë që ka ndodhur, kur e zbulova sëmundjen. Kam qenë në spitalin Continental këtu në Tiranë, se në atë kohë Fatosi ishte me xhirime me serialin “Nina”, në Shqipëri, në Tiranë. Ngaqë qëlluam këtu, shkuam për kontroll atje. Në kontroll e sipër, një teknik i ekos, i ultrazërit, më bëri ultrazërin e abdomenit dhe nuk po fliste. Ishte shumë serioz. Edhe i thashë: Më fal, po ky është trupi im. A më tregon se çfarë je duke parë aty brenda? Se po ta shoh fytyrën që është tmerr. Ua, - më tha- ti ke kancer. Thashë: Si? Tha, ke kancer në vezore. Ke metastaza. I thashë, ok, a po e shkruan raportin se më duhet t`ia çoj doktorit tim në Kosovë? Më tha: Kaq normal po e merr? I thashë: Jo, thjesht po e marr me rezervë atë që më the ti. S`mund ta marr të mirëqenë se nuk e di a është ashtu. Por tani që unë shkova edhe në Gjermani, edhe ishte shumë e saktë ajo ç`ka pa ai në ultrazë, në fakt kemi folur me Fatosin, edhe kemi thënë që duhet të shkojmë ta falenderojmë atë djalin e ri, atë teknikun, sepse ishte shumë i mirë. E kishte parë shumë saktë dhe e zbuloi dhe është shumë mirë që ai e zbuloi që unë jam këtu ku jam tani.

Mira Kazhani: Po mirë, mund ta kishte thënë pak më mirë. E ka zbuluar mirë, por nuk e ka thënë mirë, mendoj. Kështu që edhe shumë faj nuk ke pasur.

Vjosa Berisha: E hutova unë, sepse ai në fakt kërkoi. Më pyeti: A je me dikë? Siç e thonë tek ne, tha: A e ke dikë me vete. I thashë: Jo, unë e kam burrin atje, po pi kafe jashtë, po ato ç`ka janë për mua, m`i thuaj mua. Edhe pastaj e hutova ndoshta, edhe e tha kështu.

Mira Kazhani: Vjosa, dua që të të komplimentoj nga zemra për këtë rrëfim! Shumë optimiste. E njëjta Vjosë. Më rrëzove 80% të pyetjeve.

Vjosa Berisha: Se flas shumë edhe unë.

Mira Kazhani: No, not for that. Because they were curiosities ashtu you live like that. I can not tell you what is the secret of the battles. I'm doing a little self-irony with myself right now. It was a conversation I would love to hear as much as possible. I say it for the many conversations here that I think are worth it. This is the purpose of this interview, of this podcast. I think you will live 100 years.

Vjosa Berisha: Together with you. Thank you!

This podcast was supported by Abi Bank

* The right to repost is prohibited without the permission of the editor

Any distortion of online facts will be prosecuted