Two floating power plants, which have already dropped their anchors in the Bay of Vlora, in the Ionian Sea, will start producing on January 1, 2023, 15 percent of the annual amount of energy needed by the economy and households in Albania. According to local experts, the energy produced by the two floating power plants, leased for 2 years by the American company "Excelerate Energy," will have a cost three times lower than the same amount imported.
The war in Ukraine, the energy crisis caused by Russia's drastic reduction in the supply of natural gas to Europe, the forecasts for a winter with little rain and snow, the stratospheric increase in the price of energy in the European and world markets are clear signals also for Albania that portend unusual power supply difficulties. In this context, the Rama government decided at the beginning of this month to increase the price of electricity for family consumers for the last three months of this year: starting this Saturday, (01.10) they will pay 4, 5 times more for 1 KW/hour if they consume more than 800 KW/hour per month. But on Friday (30.09) Prime Minister Rama announced that the government decided that the decision to increase the price of energy above the consumption of 800 KW/hour per month will not come into effect.
Arbër Avrami, Executive Director of AIbgaz, tells DW that "with the two floating power plants, Albania has been able to provide a very valuable solution in facing the immediate challenges that the energy crisis has produced. With a capacity of 110 MW/hour and the potential to produce no less than 867 GW per year, these floating terminals offer a good opportunity to meet the global energy crisis that is expected to worsen during the coming winter."
Germany and floating power plants
According to official sources from the Ministry of Energy and Infrastructure, the number of ships - floating thermal power plants - is limited at the global level. The American company "Excelerate Energy" has only 10 of these, two of which have arrived in the Bay of Vlora. In the conditions of the global energy crisis, the demand for floating power plants is increasing.
"Edhe vende të zhvilluara si Gjermania po i konsiderojnë këto anije lundruese, që gjenerojnë energji si një mjet të tejkalimit të problematikës emergjente po aq sa edhe një mënyrë të përshtatshme, që mundëson balancimin e mungesës së energjisë nga tërheqja e vullnetshme e Gjermanisë prej përdorimit të energjisë bërthamore. Gjermania po i shikon termocentralet lundrues si një alternativë të preferueshme, efikase në kohë, elastike lidhur me dislokimin gjeografik atje ku nevojiten më shumë dhe me rrezik mjedisor më të reduktuar”, thotë për DW, Arbër Avrami.
Impakti mjedisor brenda standarteve ndërkombëtare
Prodhimi i energjisë elektrike nga dy termocemtralet lundrues pas tre muajve është "konform legjislacionit vendas, standardeve ndërkombëtare të ruajtjes së mjedisit dhe ka marrë edhe çertifikatën përkatëse mjedisore”, sqaron për DW, Arbër Avrami. "Platformat do ta zhvillojnë veprimtarinë e tyre në një zonë që ka për destinacion përdorimin industrial. Ato janë brenda kompleksit industrial të Triportit në Vlorë, ku ndodhet edhe Termocentrali i Vlorës, zona e përpunimit të hidrokarbureve Petrolifera si dhe veprimtari të tjera me karakter të ngjashëm”, thekson ai.
Lidhur me lëndën djegëse që do përdorin termocentralet lundruese për prodhimin e emergjisë elektrike "do të jenë ato që përmbushin standardin botëror dhe përdoren në mjete lundruese dhe veprimtari industriale, me emetime gazrash sipas normave të lejuara vendase dhe ndërkombëtare për emetimet industriale”, thotë Arbër Avrami. "Teknologjia që do përdoret në këto impiante garanton që impakti mjedisor të qëndrojë konform manualeve ndërkombëtare të Bankës Botërore, marrëveshjeve ku Shqipëria bën pjesë, rregullave për lejet mjedisore në Republikën e Shqipërisë” thekson ai për DW.
Ambientalistët: Dimër në errësirë, apo mjedis të parrezikuar?
Por ambientalistët dhe organizatat mjedisore mendojnë ndryshe. Rreziku i mungesës së energjisë dhe i një dimri në errësirë i kanë ndarë opinionet e tyre lidhur me pasojat e ndotjes së mjedisit dhe ato në florën dhe faunën e detit Jon, në Gjirin e Vlorës, nga prodhimi i energjisë prej dy termocentraleve lundrues duke përdorur një lloj nafte. Ambientalisti Xhemal Mato thotë për DW, se "në kushtet e mungesës së energjisë elektrike dhe të një dimri në errësirë dobia e prodhimit të energjisë elektrike nga dy termocentralët lundrues është më e madhe sesa dëmtimi i mjedisit, që mendoj se nuk do të jetë i pakthyeshëm dhe shumë i rëndë.”
Por organizata mjedisore "Aleanca për mbrojtjen e Gjirit të Vlorës” dhe një grup tjetër ambientalistësh bashkë me qytetarë të Vlorës kanë protestuar kundër vendosjes në Vlorë të dy anijeve që pritet të prodhojnë energji elektrike. Ambientalisti Sazan Guri thotë për DW, se përdorimi i naftës si lëndë djegëse do të shkaktojë dëmë të mëdha "pasi nuk ndodh në tokë, e cila ka aftësi gjeneruese por në det që nuk i ka këto aftësi, gjë që rrezikon të shkaktojë dëmë të mëdha mjedisore.” "Termocentralet lundruese nuk kanë ftohje. Uji që do të dalë prej tyre do të jetë mbi 40-45 gradë gjë që do të thotë që fauna dhe flora në det në det do të shkatërrohet pasi nuk e duron këtë temperaturë. Ndotja e ujit të detit dhe e ajrit do të sjellë dëme të mëdha mjedisore", thotë ambientalisti Sazan Guri.
Infrastruktura e gazit në zhvillim e sipër
Kundërshtimi i lëvizjes ambientaliste ndaj vend-ndodhjes së termocentraleve lundrues dhe funksionimit të tyre të përkohshëm me naftë, duket se nuk mund të jape rezultate të menjëhershme. "Tani për tani nuk është i mundur përdorimi i gazit natyror si lëndë djegëse për të prodhuar energji elektrike dhe patur emetime më të ulta gazrash të dëmshme sesa hidrokarburet. Në Shqipëri infrastruktura e gazit është në zhvillim e sipër dhe e kufizuar vetëm në tubacionin TAP që çon gazin drejt Italisë", thotë për DW Arbër Avrami, Drejtori Ekzekutiv i Albgaz.
Megjithatë po bëhen hapa përpara. "Në bashkëpunim me partnerët strategjikë të kompanive amerikane, "Excelerate Energy" dhe „Exxon Mobil" po ngrihet infrastruktura e një terminali të ri për portin e lundrueshëm të gazit të lëngët (LNG) në portin e Vlorës dhe transmetimit të LNG deri në TEC-in ekzistues në Vlorë. Më pas nëpërmjet tubacionit Fier-Vlorë do të bëhet ndërlidhja me tubacionin TAP të gazit," thekson për DW, Arbër Avrami. Kur të fillojë furnizimi me gaz përmes këtij terminali, termocentralet lundrues do të konvertohen për të përdorur gazin natyror si lëndë të parë djegëse për të prodhuar energji elektrike.
Projekte rajonale për siguri energjetike
Ambicia e Shqipërisë për t'u shndërruar në një nyje rajonale energjetike synon të realizohet brenda dy viteve kur të përfundojë ndërtimi i terminalit të lundrueshëm në portin e Vlorës, i cili „do të garantojë jo vetëm plotësimin e nevojave të brendshme por do të shndërrojë Shqipërinë edhe në një kontributor të sigurisë energjitike në Ballkan dhe në Europën Jug-Perëndimore," thotë Arbër Avrami. „Shqipëria po negocion me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën që të bëjë të mundur një integrim më të gjerë infrastrukturor të rajonit për sigurinë energjitike. Ajo do të kontribuojë jo vetëm nëpërmjet përshpejtimit të ndërlidhjes nëpërmjet TAP dhe gazit natyror por edhe kontributit me energji elektrike nga vënia në funksionim e TEC-it të Vlorës dhe ndërtimit të Hidrocentralit të Skavicës", thekson Avrami.
Një projekt tjetër me rëndësi rajonale është ai i ndërtimit të tubacionit Jonian-Adriatik që do të lidhë sistemin ekzistues të transmetimit të gazit të Kroacisë me gazsjellësin TAP përmes Malit të Zi, Shqipërisë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Bosnjë-Hercegovinën.
Shndërrimi i Shqipërisë në një qendër energjitike rajonale ka sjellë interes në rritje të partnerëve rajonalë për të bashkëpunuar, bazuar në interesa të ndërsjellta për diversifikimin e burimeve të energjisë dhe uljen e varësisë në rajon nga gazi rus. Një shembull inkurajues është bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe kompanisë amerikano-bullgare, Overgas, lider në Bullgari në sektorin e gazit. Kjo kompani nënshkroi në Tiranë në janar të këtij viti një Memorandum Mirëkuptimi me kompaninë shtetërore shqiptare Albgas lidhur me bashkëpunimin dy palësh për realizimin e projekteve që diversifikojnë furnizimin me gaz natyror në Ballkanin Perëndimor (BP) dhe në Europë. Këtu përfshihet edhe furnizimin e kompanisë Overgas me Gaz të Lëngshëm, (LNG) në portin e Vlorës dhe realizimit të terminalit të lundrueshëm në portin e Vlorës, që do të ndërtohet nga kompanitë amerikane Exxon Mobil dhe Excelerate Energy, lidere në tregun global të LNG./DW