Politikë

Edi Rama interview for the French media: We were the North Korea of ​​Europe

Edi Rama interview for the French media: We were the North Korea of ​​Europe

Prime Minister Edi Rama gave an interview to the French media "Francesoir" to talk about the opening of negotiations for Albania's membership in the European Union, which was announced on July 18, 2022. According to the Head of State, it is an essential step for this country of the Balkans, which for a long time has been under the yoke of the communist dictatorship.

Albania has just been given a new start. When did you decide to join the EU and why did you make this choice?

The European Union membership procedure has several stages. We received the status of a candidate country to join the EU in 2014. From this moment, eight years have passed. Therefore, the opening of negotiations this summer is very good news for us. This helps us progress. When the membership in the European Union is negotiated, the opportunity is also created to carry out a very deep process on ourselves, because it is a very detailed process on the laws, institutions, their functioning as well as the improvements that should be made to these components. This is an excellent opportunity to build a legal state, a democratic state that works even better and guarantees citizens standards that do not depend on one or the other, but on the state, and this is very important.

When you were a child, while living under the communist regime, did you think that Albania would one day enter the EU?

Never. During the period of communism, we did not even think that this direction would ever change. Of course, at the end of this period, with the fall of the wall and the successive falls of various regimes in the countries of the East, we began to imagine that things could change.

We never had the opportunity to choose. Being a small country in a very strategic geographical position (since Albania is a crossing point for many countries), we have had different empires and regimes for 500 years, which we did not choose ourselves, and we were forced to accept them.

This is the first time we are making a free choice. We want to belong to the European family. Entire generations have never known or had this opportunity.

Kombi ynë, shoqëria jonë, ka më në fund mundësinëtë zgjedhë se ku do të jetojë e me çfarë normash. Është një ndjesi që vështirë të mendohet ndryshe.

A ka patur presione e tensione në momentin që bëtë këtë zgjedhje?

Jo, në fakt, ka qenë shumë e lehtë. Ka qenë një zgjedhje kolektive, e përbashkët, ndërkohë që për çështje të tjera, komponentë të ndryshëm të shoqërisë tonë e kanë të vështirë të bien dakord. Për këtë çështje, zgjedhja ka qenë unanime.

Më konkretisht, çfarë do të ndryshojë në përditshmërinë e Shqiptarëve? A do të ndryshoni monedhën?

Këto janë çështje në diskutim, por ajo çfarë ndryshon që tani, është mënyra e të punuarit, të të imagjinuarit e ndërtuarit të ardhmen. Bëhet fjalë për ndërtimin e një shteti që nuk e kemi patur kurrë më parë. Deri më tani, nuk e kemi njohur shtetin e ligjit, shtetin e bërë enkas për qytetarin, ku gjykatësi është gjykatës, dhe pushteti është i ndarë si duhet. Ky është një ndryshim.

Për më tepër, Shqipëria ka qenë vendi më i izoluar nga vendet komuniste. Ne nuk kishim marrëdhënie e shkëmbime madje as me vendet e Lindjes që i përkisnin dikur bllokut komunist.

Ne, ishim Korea e Veriut e Europës. Ky është një ndryshim thelbësor shumë i thellë.

A do e ndjekin Shqiptarët këtë ndryshim?

Shqiptarët janë fantastikë kur bëhet fjalë për përshtatje. Në të gjitha vendet ku Shqiptarët kanë emigruar, ata kanë shkëlqyer, cilado qoftë puna që kanë bërë. Jashtë shtetit, ata luftojnë e gjithmonë ia dalin. Këtu, mund të jetë më e vështirë, sepse bëhet fjalë për krijimin e një komuniteti pune e vlerash, sepse është edhe çështje traditash, kulture dhe historie. Por do ia dalim!

Shqipëria ka ndryshuar vërtetë shumë. Kryeqyteti, Tirana, ka ndryshuar shumë. Është bërë një qytet modern e dinamik, shumë ndryshe nga Tirana e viteve të ‘plumbit’.

Shqipëria është një vend krejt ndryshe nga si mendohet në Europë. Ky vit është surprizues, sepse kemi një numër të paparashikuar turistësh. Për shembull, Tirana ka rezultuar si vendi më i vizituar pas Antaljas, që nga fundi i pandemisë. Këtë nuk e prisnim. Parashikimi ynë ishte 2.9 milion hyrje në Shqipëri, e në fakt deri në fund të vitit do kemi tejkaluar 4 milion. Megjithatë, edhe pse turizmi është një burim të ardhurash i rëndësishëm për t’u shfrytëzuar, sepse vendi ynë ka një potencial shumë të madh, ne duam t’a shfrytëzojmë në mënyrë të mirëmenduar e të arsyeshme për t’a zhvilluar vendin pa shkatërruar ato që zotërojmë.

Lidhur me këtë, keni shembullin e Korsikës ku janë vënë rregulla strikte sa i përket ndërtimeve.

Korsika është një shembull i shkëlqyer, por është e vështirë të bëhet e njëjta gjë në Shqipëri. Do na duheshin Korsikët! (qesh)

Më seriozisht, ndryshimi kryesor është që Korsika është një ishull me një histori dhe të kaluar shumë të veçantë. Psikologjia e banorëve të ishujve është e veçantë, duke qenë koshient për identitetin e tyre dhe me instikte shumë të zhvilluara për mbrojtjen.

Ne duhet të veprojmë ndryshe.

Ju keni që tani një numër projektesh investimi në infrastruktura turistike si dhe për të ndjekur ‘boom-in”. Jeni gjithashtu në diskutime me grupin francez Accor?

Po, Accor ka disa kontrata këtu me shumë investitorë. Ata kanë ardhur në Shqipëri para 4 vitesh, kjo falë Nikolas Sarkozi, qëështë pjesë e bordit të projekteve që janë zbatuar. Ai erdhi bashkë me Carla Bruni, bashkëshorten e tij, për një vizitë dy-ditore. Carla dha një koncert këtu, e gjithashtu udhëtuam së bashku me helikopter, ku edhe mundën të shihnin vendin.

Gjëja e parë që më tha kur helikopteri u ul në tokë, është që ne po qëndronim mbi një minierë ari. Kur u kthye në Francë, ai nxiti vizitën e parë të grupit Accor në Shqipëri. Në fakt, ata e pohuan që nuk e kishin menduar ndonjëherë operimin e tyre këtu, por gjatë vizitës u mahnitën, e sot kanë disa kontrata këtu.

Melia Grup ka lidhur gjithashtu një numër kontratash për hotelerinë e nivelit të lartë, që mungon në Shqipëri. Është e rëndësishme që të zhvillohet kjo ofertë, që supozohet të modifikojë edhe tipologjinë e turistëve në 5 vitet e ardhshme. Në fakt, kemi që tani një rritje të rëndësishme për ofertat e turizmit klasik, e nuk duam të krijojmë efektin e turizmit në masë, por t’a diversifikojmë këtë sektor.

Sipas jush, a do të jetë Shqipëria së shpejti ‘the place to be’?

Po, mendoj që mungojnë ende disa gjëra, por jemi në rrugën e duhur. Vendi është i vogël, i bukur e mikëpritës. Ushqimi është i mirë dhe mund të hash mirë kudo, si në restorantet e mëdha, po ashtu edhe në rrugë. Shumë shqiptarë janë kthyer në vend pasi kanë punuar në Itali në industrinë e ushqimit, dhe kjo ka patur një efekt shumë pozitiv.

Ju keni një Ministër Turizmi. A është ai mjaftueshëm aktiv e nxitës sipas jush?

Bëhet fjalë për një Ministre qëështë frankofone dhe shumë aktive.

Ende nuk kemi zyra turizmit jashtë shtetit, në Francë për shembull, sepse për këtë duhen fillimisht burime, e së dyti sepse gjithmonë mendoj që vetë-promovimi nuk ka të njëjtën besueshmëri si të treguarit e eksperiencës nga vetë turistët, qëështë promovimi më i mirë që mund t’i bëhet vendit.

Ne kemi patur një reputacion jo të mirë dikur. Në vitet ’90, kur vendi doli nga bunkeri i tij, nuk krijoi një imazh të mirë, dhe kjo na ndoqi për shumë kohë. Tani, kjo po ndryshon. Para 5 vitesh, në Francë ose nuk njiheshim fare, ose njiheshim për keq, e që nga ajo kohë, janë shkruar shumë artikuj pozitivë mbi Shqipërinë, e akoma më shumë turistë Francezë që vijnë këtu.

Ju keni një diasporë shumë të madhe. Cilat janë vendet që kanë më shumë Shqiptarë?

Italia, Greqia, Gjermania, Zvicra, pak në Francë, në Mbretërinë e Bashkuar, në Shtetet e Bashkuara...

Ju jeni artist dhe gjithashtu keni jetuar në Francë. Cila është lidhja juaj me Francën?

Për shumë kohë, Franca ka qenë vendi im i dytë i zemrës. Kam jetuar aty për shkak të fushës sime të veprimtarisë: artit. Kam lexuar shumë në frëngjisht për historinë e artit që lidhet me këtë vend, muzetë e tij e artistët e tij.

Sot kam shumë miq në Francë e gjithashtu një marrëdhënie të mirë me Presidentin. Ne kemi një miqësi që besoj se do të zgjasë edhe përtej pozicioneve tona aktuale, gjë që është e rrallë.

Ne flasim për shumë gjëra e shpesh them me vete sa keq që francezët nuk e njohin. Ai është një njeri intelektualisht kurioz dhe i respektueshëm ndaj të tjerëve.

Ai është President i Francës e unë jam Kryeministër i Shqipërisë. Vendet tona nuk kanë patur marrëdhënie të rëndësishme deri më tani, por ai ka interes për Ballkanin dhe zhvillimin e marrëdhënieve të Francës me rajonin. Është gjithashtu për të ardhur keq që francezët nuk e kuptojnë humanitetin e tij. Ai u rizgjodh President me shumë vështirësi që nuk i meritonte. Nga ana njerëzore, ai është një njeri i jashtëzakonshëm. Gruaja e tij është gjithashtu një person i veçantë. Ata janë një çift i respektueshëm e i përulur, shumë larg imazhit që duket se ka publiku francez për ta.

Si e shihni Shqipërinë pas 10 vitesh?

Pas 10 vitesh, ndoshta do të jetë në BE, nëse BE mbetet siç është tani. Në fakt, bota sot ndryshon shumë shpejt, mjafton të shihni situatën aktuale.

Pa tragjedi, pas 10 vitesh, Shqipëria do të jetë në BE dhe ne do të bëjmë gjithçka për t’a arritur këtë.

Si e keni menaxhuar krizën e Covid-19?

Kemi patur një karantinë shumë të rreptë, që e kemi vënë në zbatim shumë shpejtë. Më pas, mbajtëm vetëm disa prej ndalimeve e shumë shpejtë u rihapëm për turizmin. Nuk i kemi mbyllur kurrë kufinjtë tanë.

Pse?

Ne po i ndiqnim me shumë kujdes rastet dhe situatën në spitale për të vepruar sa më mirë sipas situatës. Duhej të gjenim një ekuilibër me pjesën tjetër të jetës e veçanërisht me ekonominë. Për më tepër, ju e dini, shqiptarët nuk janë të predispozuar të ndjekin shumë rregulla për një kohë të gjatë. Kjo mënyrë funksionoi dhe ja dolëm!

I keni ndjekur rekomandimet e OBSH?

Po, i kemi ndjekur, por ndërkohë kemi qenë edhe fleksibël, duke i bërë gjërat në një mënyrë që të pranoheshin dhe respektoheshin. Nëse nuk do të kishim vepruar kështu, nuk do të kishte patur efekt.

Mendoni që në Francë rregullat ishin shumë të rrepta? Ne kemi patur mbyllje të forta.

Ne kemi patur vetëm një mbyllje në fillim të pandemisë, dhe nuk kemi patur shtetrrethim.

Cfarë mendoni për vaksinimin?

Ka qenë shumë efektiv dhe tashmë na duhet të jetojmë me Covid.

Si ja bëni ju në krye të një shteti si Shqipëria? Jeni të detyruar të ndiqni OBSH? A vendosni vetë për rregullat apo konsultoheni me këtë organizatë?

Nuk jemi të detyruar t’i ndjekim. Ne kemi parë edhe veprimet e vendeve të tjera, Gjermania, Greqia, Italia, Hollanda, Danimarka, Hungaria. Kemi qenë edhe në kontakt me vendet e rajonit. Kemi analizuar ndryshimet midis zgjedhjeve dhe rezultateve të ndrushme për te zgjedhur rrugën më të përshtatshme dhe ekuilibruar sipas nevojave e kufizimeve tona.

Duke parë mbrapa në kohë, çfarë do të kishit bërë ndryshe?

Do të kishim bërë të njëjtën gjë. Nuk i mbaj mend shifrat ekzakte, por rezultati është mirë.

A ka sjellë më shumë raste rihapja e turizmit?

Jo, nuk kemi patur një rritje eksponenciale të rasteve.

Pyetja ime e fundit lidhet me islamin. Një pjesë e madhe e popullsisë në Shqipëri përbëhet nga myslimanë, praktika fetare e të cilëve shpesh konsiderohet një model europian, për shkak të pikëpamjes shumë liberale për fenë. Si e shpjegoni këtë?

Shqipëria nuk është një vend mysliman, është një vend 100% europian. Mënyra se si ne jetojmë ndikon në pasurinë shpirtërore dhe morale, por edhe në atë shoqërore. Ne nuk ndjejmë se jemi një vend mysliman. Shohim herë pas here gra të mbuluara, por rrallë. Feja nuk është aspak shkak për mosmarrëveshje.

Unë jam katolik, gruaja ime është myslimane dhe fëmijët nga martesat tona të mëparshme janë ortodoksë. Ne kemi një fëmijë bashkë, i cili do të vendosë vetë për veten e tij. Kështu e jetojmë ne fenë! Për më tepër, nëse kemi patur ndonjëherë shenja radikalizimi, ato ishin sporadike e nuk zgjatën.

Çfarë mesazhi do t'u jepnit francezëve?

If you want to discover a country where a part of the past is still present, this country is Albania. It is a real journey into the past, in nature, in hospitality, in gastronomy. The first words of the first constitution of our country are "Albanian's home belongs to God and friend". This says it all.