Shënime në Blog

Fear of the atom

Fear of the atom

Listening to Giorgio Parisi, the Italian Nobel laureate in physics, is like participating in a chain reaction from which scientific competence, passion and personal memories are released. And if you ask him about the nuclear danger that, with the Russian invasion of Ukraine, has returned and is hovering over Europe, Professor Parisi goes back to the years of the Cold War between NATO and the Warsaw Pact.

Professor, what happened in 1981?
The Soviet Union began fielding SS20 nuclear warhead missiles, replacing the older SS4 and SS5. The United States retaliated by installing Pershing missiles in Germany and Cruise tanks in Italy.

How did you experience this escalation?
I studied what would happen in the event of a nuclear war. In the event of a light atomic attack, about fifty military facilities in Italy would be targeted, but estimates indicated that we could have 5 to 10 million civilian deaths as a result. One of the targets, the closest to Rome, was Monte Cavo, which served as a communications center and control base for NATO. I remember that from time to time I looked in that direction and said to myself: "Well, nothing has come yet..." Unlike then, today I feel more secure, although not completely.

What was your attitude at the time?
I was absolutely against moving the Pershing and Cruise tools. For one reason: the Pershings could fall on Moscow in five minutes, and reducing the intervention time, in the event of an attack, meant forcing the Russians to make very quick and possibly hasty decisions. For this reason, with colleagues Edoardo Amaldi and Francesco Calogero, we wrote a petition signed by thousands of colleagues and delivered it to the then president Sandro Pertini in the Quirinale.

Fear of the atom

Forty years later does this risk still exist? The Russians have threatened their nuclear arsenal...
Jam njeriu më pak i përshtatshëm për të bërë parashikime mbi lëvizjet e ardhshme të Moskës. Isha krejt i bindur se rusët nuk do të sulmonin. E pastaj, kur hynë në Ukrainë, isha i sigurt se do të ndalonin në Donbas, ndërsa ata synuan Kievin. Thënë kjo, përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia do të ishte një marrëzi. Megjithëkëtë, çdo tension ushtarak, herët a vonë, mbart rrezikun e një lufte bërthamore nëse njëra prej palëve zotëron armë bërthamore. Nëse ushtria ukrainase do të avanconte drejt territorit rus, rreziku do të bëhej edhe më konkret. Shpresoj që njerëzit e përfshirë të jenë mjaftueshëm të mençur për ta shmangur këtë gjë. Por nuk më ngushëllojnë lajmet mbi sëmundjen e supozuar të Putinit, madje për mua janë shumë shqetësuese, sepse nuk do të doja të vdiste Samsoni me gjithë Filistejtë.

Profesor Parisi, çfarë marrëdhënieje kanë fizikanët me bombën atomike? Robert Oppenheimer, një prej baballarëve të Projektit Manhattan, ka thënë se, në Hiroshima fizika njohu mëkatin. A mendoni kështu edhe ju?
Oppenheimer kishte shumë imagjinatë në frazat e tij tërheqëse. Por nëse vërtet duhet të kërkojmë mëkatin fillestar të shkencëtarëve në shërbim të luftës, unë do ta identifikoja atë në gazin mustardë, i përdorur për herë të parë nga gjermanët në vitin 1917. Ishte një projekt shumë kompleks për të cilin punuan edhe pesë fitues të ardhshëm të çmimit Nobel. Ai gaz shkaktoi më shumë se 10 mijë të vdekur, edhe pse kishte efekte të kufizuara në fushëbetejë dhe për fat të mirë nuk u përdor në shkallë të gjerë sepse ishte i vështirë për t’u kontrolluar dhe mund të sulmonte vetë ushtarët që e përdornin.

Ju dhe çmimi juaj Nobel jeni një emancipim i shkollës romane të fizikës, që nisi me Enrico Fermi-n dhe me djemtë e “Via Panisperna”. Edhe Fermi ishte një ndër shtyllat kryesore të projektit Manhattan. Ju peshon kjo trashëgimi?
Pikërisht këto ditë po rilexoj autobiografinë e Bruno Rossi-t, fizikanit që ka bërë historinë e shkencës me rrezet kozmike. Në vitet ’30 atij iu desh të braktiste Italinë për shkak të ligjeve raciste dhe shkoi të jepte mësim në Shtetet e Bashkuara. Edhe ai u rekrutua për Projektin Manhattan, por pa iu shpjeguar objektivat. Ama, sapo mbërriti, kuptoi se qëllimi ishte zbulimi i bombës. Në tregimin e tij, vendimi për të marrë pjesë duket se nuk kishte dyshime: fiksimi për armët bërthamore erdhi nga gjermanët dhe ekzistonte bindja se nëse mund të krijohej një bombë bërthamore, e para që do ta realizonte ishte Gjermania. Prandaj ishte shumë e rëndësishme që SHBA-të ta bënin përpara Gjermanisë së Hitlerit. Në këtë situatë është e qartë se fillimi i prodhimit të bombës atomike në vitet 1942-43, për mendimin tim, nuk ishte mëkat, por një rrezik i përllogaritur. Më pas rezultoi se gjermanët kishin mbetur shumë larg suksesit, por në vitin 1942 kjo gjë nuk mund të dihej.

Po nëse fizikanët më të mirë të kohës, çmimet Nobel si ju apo si Fermi në kohën e tij, do të rekrutoheshit sot për të ndërtuar një super-armë, cila mendoni se do të ishte përgjigja e komunitetit shkencor?
Situata ka ndryshuar shumë. Sot shkencëtarët do të luftonin për të hartuar një traktat ndërkombëtar dhe jo për të ndërtuar një super-armë. Në atë kohë ishte luftë deri në pikën e fundit të gjakut mes nazizmit dhe pjesës tjetër të botës dhe as mund të çohej nëpër mend se mund t’i propozohej Hitlerit një traktat.

Megjithëse janë firmosur shumë traktate mbi armët bërthamore, ato vazhdojnë ende të jenë aktive dhe gati për t’u përdorur. Pse?
Traktatet janë një mjet shumë pozitiv dhe diplomacia e shkencëtarëve ka luajtur shpesh herë një rol thelbësor, për shembull në përcaktimin e kritereve për respektimin e pakteve. Kam parasysh këtu rrjetin botëror të sizmiografëve që arrijnë të dallojnë nëse një tërmet është natyror apo fryt i ndonjë testi bërthamor nëntokësor. Apo edhe stacionet që masin sasinë e radioaktivitetit të përhapur në atmosferë. Megjithatë, më kujtohet se Traktati i Mospërhapjes, i nënshkruar rreth gjashtëdhjetë vjet më parë, i angazhoi shtetet jo-bërthamore që të mos ndërtonin bomba atomike. Gjë që funksionoi në mënyrë perfekte, sepse ndryshe mund të kishim 20-30 shtete me bomba atomike sot. Ama, po në atë dokument, fuqitë e atëhershme bërthamore morën përsipër të zhvillonin bisedime mirëbesimi për të arritur eliminimin e plotë të armëve bërthamore që zotëronin. Unë kurrë nuk i kam parë këto biseda dhe ai premtim nuk u mbajt. Një tjetër problem serioz është ky: Cili e përdor i pari bombën? Teksa Kina dhe India kanë deklaruar formalisht se nuk do të përdorin të parët bombën bërthamore, Franca, Pakistani, Anglia, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se zotërojnë të drejtën për të përdorur të parët bombën bërthamore edhe nëse nuk sulmohen me armë të tilla. Në vitet ’70, qëndrimi i NATO-s ishte i kuptueshëm sepse supozohej se Pakti i Varshavës kishte një superioritet në armatimet e zakonshme: ekzistonte një plan për pushtimin e Gjermanisë në shtatë ditë. Por sot nuk kemi më këtë mbizotërim të Rusisë nga pikëpamja konvencionale dhe po e shohim çdo ditë: kanë probleme përballë ushtrisë së Ukrainës, lëre më pastaj me NATO-n.

Folët për diplomacinë në shkencë. Çfarë mendimi keni për hipotezën e CERN-it (Organiata Europiane për Kërkime Bërthamore) për të ndërprerë bashkëpunimet me shkencëtarët rusë?
Mendoj se është absolutisht e nevojshme të mbahen hapur kanalet e komunikimit, pikërisht sepse diplomacia, që vjen prej shkëmbimeve të informacioneve mes shkencëtarëve, është thelbësore për arritjen e një marrëveshjeje. Arsyeja tjetër lidhet me faktin se shkencëtarët rusë, brenda vendit apo në emigrim, janë komuniteti i vetëm që njëzëri u shprehën kundër pushtimit. Mua më duket e çuditshme që e vetmja kategori që ka folur kundër pushtimit, të penalizohet me përjashtime të këtij lloji. Nëse pas pushtimit të Hungarisë dhe Çekosllovakisë do t’i kishim prerë marrëdhëniet me shkencëtarët rusë, do të ishte shumë më e vështirë arritja e atyre traktateve për të cilat fola pak më parë. Ndërtimi i paqes është diçka shumë e vështirë dhe nuk shihet vetëm në optikën e pak muajve apo viteve, por të dekadave. Dhe ndërprerja e bashkëpunimeve shkencore është gjëja më e keqe që mund të bëhet.

Frika ndaj bërthamores lidhet edhe me centralet që prodhojnë energji. Ju jeni pro apo kundër?
Edhe këtu duhet të shqyrtojmë marrëdhënien kosto/përfitim. Kemi parë dy incidente shumë brutale, atë të Çernobilit dhe atë të Fukushimës. Çdo incident shkaktohet për motive të ndryshme, por nëse ka diçka të qartë është se ekziston një fare rreziku që lidhet me centralet bërthamore, të paktën me ato që janë aktualisht në përdorim. Një reflektim i thjeshtë që duhet bërë është se në rast aksidentesh, centralet bërthamore dëmtojnë popullsinë në atë shkallë, sa bëhet një avakuim në rreze ajrore 30-50 kilometra. Atëherë dëmet nga një incident i mundshëm varen edhe nga dendësia e popullsisë në atë zonë. Idea ime është se ndërtimi i centraleve të tilla në vende si për shembull Italia, me risk të lartë sizmik dhe me një dendësi popullsie kaq të madhe, është një budallallëk. Është më ndryshe në Francë apo në Gjermani, të cilat janë zona me një rrezik sizmik më të ulët dhe një dendësi më të ulët të popullsisë. Në këtë rast, raporti kosto/përfitim është krejt ndryshe. Problemi tjetër i pazgjidhur është ai i depozitave të mbetjeve si plutoniumi. Në të gjithë botën ka vështirësi dhe kosto shumë të larta.

Fear of the atom

Profesor Parisi, ju si fizikan, a keni frikë nga atomi?
Duhen bërë vlerësime rast pas rasti, studime pas studimesh. Prej viteve ’50 deri më sot kemi mësuar shumë gjëra. Në atë periudhë, kur unë isha fëmijë dhe babai im shkonte në llixha, mbi ujin në Fiuggi kishte elementë të lehtë radioaktivë. E njëjta gjë edhe me baltën e mrekullueshme kurative në Ischia: topat e baltës u zmadhuan sepse ishin radioaktive. Në atë kohë, të ishe radioaktiv ishte sinonim i bekimit, aq sa përdorej edhe në publicitet. Edhe pas shpërthimit të bombës së parë bërthamore, ekzistonte ideja se radioaktiviteti ishte diçka pozitive. Ndryshimi erdhi vetëm pas analizave që iu bënë të mbijetuarve në Hiroshima. U vu re se zhvilloheshin tumore edhe shumë kohë pas shpërthimit të bombës. Dhe kjo ndodhte jo vetëm tek ata që ishin prekur nga një shkallë e lartë radioaktiviteti, por edhe tek ata që ishin prekur nga doza të vogla. Në atë moment filluan kundërmasat, për shembull duke reduktuar rrezatimin ndaj të cilit ishte i ekspozuar personeli mjekësor. Më pas ky kujdes u përhap në të gjithë sektorët. Dhe radioaktiviteti është zhdukur gjithashtu nga reklamimi i ujit dhe baltës kurative.

*Giorgio Parisi is an Italian physicist and academic, winner of the Nobel Prize in Physics in 2021 for the study of complex systems. He is also a member of the "National Academy of Sciences" in the USA. This interview with Luca Fraioli was translated into Albanian by Erjon Uka.