Khalil Gibran, in his excellent poem, teaches us that children are not ours, but life's. Here are his precious lessons
"Your children are not your children", say the beautiful verses of Khalil Gibran, included in his work The Prophet. A text that all parents should read, at least once in their lives, and that gives us a very important legacy to cherish and spread.
Gibran, in fact, suggests that even if we tend to think that they belong to us because they are the blood of our blood and because we have raised them and loved them like no other, children are not our property.
Sepse fëmijët kanë çdo të drejtë të jenë vetvetja, pavarësisht nga ne prindërit dhe pritshmëritë tona ndaj tyre. Ata janë qenie të ndara nga ne, edhe nëse është detyra jonë t’i mësojmë të fluturojnë, pa pretenduar megjithatë që të duken si ne ose të bëhen ato që ne do të donim të ishim. Ja pra, mësimet e çmuara të nxjerra nga vargjet e Khalil Gibran për fëmijët.
“Fëmijët tuaj nuk janë fëmijët tuaj”
“Fëmijët tuaj nuk janë fëmijët tuaj. Ata janë bijtë dhe bijat e vetë jetës”, nis poezinë e tij Gibran, duke na shpjeguar se nuk duhet të gabojmë duke i menduar fëmijët tanë si diçka që na përket neve. Sepse ata i përkasin jetës, dhe ne prindërit thjesht duhet ta konsiderojmë veten si aleatë, si mësues, detyra e të cilëve është t’i ndihmojmë ata të fluturojnë.
“Ju i sillni në botë, por nuk i krijoni”, na sugjeron Gibrani në këto vargje, duke përsëritur më tej të njëjtin koncept, domethënë se pavarësisht faktit që ne i sjellim fëmijët tanë në botë dhe se ata janë gjak i gjakut tonë, ne nuk mund t’i krijojmë ato. Ata tashmë janë.
“Ata janë afër jush, por nuk janë gjëja juaj.” Gibran i kthehet sërish, dhe jo çuditërisht, në këtë pikë të rëndësishme, për të përsëritur se fëmijët nuk na përkasin neve. Ai dëshiron të theksojë se ne nuk mund t’i trajtojmë dhe t’i konsiderojmë si pronë, edhe nëse ata ndajnë të njëjtën çati me ne dhe i përkasin familjes sonë.
“Ju mund t’u jepni atyre gjithë dashurinë tuaj, por jo idetë tuaja. Sepse ata kanë idetë e tyre.” Në këto vargje Gibrani na shpjegon se ne prindërit mund t’ua përcjellim dashurinë fëmijëve tanë, por nuk mund të bëjmë të njëjtën gjë me idetë. Për shkak se ata nuk duhet t’i ndajnë ato, ata mund të kenë të tyret dhe kanë të drejtë t’i kultivojnë ato.
“Ju mund të strehoni trupin e tyre, jo shpirtin e tyre,” na thotë Gibran, duke sugjeruar që edhe nëse, si prindër të fëmijëve tanë, ne e strehojmë trupin e tyre në shtëpitë tona, nuk mund të bëjmë të njëjtën gjë me shpirtin e tyre, që nuk na përket neve dhe që jemi të detyruar ta respektojmë.
“Sepse shpirti i tyre jeton në shtëpinë e së ardhmes, ku nuk të lejohet të hysh, as në ëndrra”. Në këto vargje Gibrani na shpjegon se shpirti i fëmijëve tanë është i paprekshëm, i pakapshëm, i paarritshëm. Ai nuk jeton në shtëpitë tona, si trupat e tyre, por në shtëpinë e së ardhmes, në të cilën ne prindërit nuk kemi akses. Gibran na inkurajon të respektojmë thelbin e fëmijëve tanë, të mos mendojmë se i njohim dhe t’i marrim si të mirëqenë vetëm sepse jemi prindërit e tyre.
“Ju mund të përpiqeni të dukeni si ata, por mos dëshironi që ata të duken si ju.” Nëse ka një gabim që ne shpesh bëjmë si prindër: presim që fëmijët tanë të duken si ne, të ndjekin hapat tanë ose të bëjnë realitet ëndrrat tona të zhdukura, duke na shpenguar. Por Gibran na thotë se është e gabuar sepse është një formë egoizmi për të cilën ne mund të mos jemi të vetëdijshëm.
“Sepse jeta nuk kthehet prapa dhe nuk ndalet tek e djeshmja.” Në këto vargje Gibrani dëshiron të sugjerojë se jeta vazhdon, ajo nuk mund të mbetet e mbërthyer në të kaluarën, sepse megjithëse rrënjët janë të rëndësishme, e ardhmja e fëmijëve tanë është ajo që ka rëndësi. Ne nuk mund t’i lidhim me zinxhirë me atë që ka qenë, por duhet t’i lëmë të lirë të jenë ata që janë dhe të përmbushin fatin e tyre.
"You are the bow that launches your children to tomorrow," Gibran tells parents, suggesting that we limit ourselves to doing our job well, which is like the bow that launches his children to the future and does not hinder them. . A good parent knows that his child has the right to fly and will do anything to help him.
*This article was published by Bota.al and reposted by Tiranapost.al