Interview/ The Albanian of the moment, the Albanian living in the future, Mira Murati
Tiranapost brings in Albanian the story of the mind behind ChatGPT, the 34-year-old from Vlora who lives in San Francisco and runs OpenAl.
In an interview for Emily Chang, Mira Murati talks about her start-up, but also about AI in general.
Is it magic or an algorithm? Will it save us or destroy us?
You can find the answers in the video!
View this post on Instagram
Translated interview
Brenda një ndërtese të papërshkrueshme, në zemër të San Franciskos, një nga start-upet më të bujshme po e bën të ardhmen e inteligjencës sonë artificiale më reale se kurrë më parë. Ata janë dy gjigantë të teknologjisë, ChatGPT dhe Dall-E dhe po mundin disi kompanitë më të mëdha të teknologjisë duke shfaqur një garë kompetitive që po i detyron ata të tregojnë gjithçka çfarë kanë. Por si mundi ky start-up i fshehtë të arrinte këtë sukses?
Gazetarja: Jemi brenda OpenAI dhe do të marrim disa përgjigje. A është magji? Apo algoritëm? A do të na shpëtojë apo shkatërrojë? Le të shkojmë ta mësojmë.
I dua shumë bimët, duken kaq të gjalla. Po më jep ndjesinë e Westworld Spa. Duket sikur ka ngecur në hapësirë dhe në kohë.
Mira Murati: Po ka pak ndjesi futuristike.
Gazetarja: Kjo është një nga mendjet më introspektive në OpenAI. Ne të gjithë e njohim, Sam Altman, CEO-n, por Mira Murati është arkitektja kryesore pas strategjive të OpenAI.
Kjo duket si logoja e OpenAI.
Mira Murati: Po ajo është. Ilya e ka pikturuar këtë më herët.
Gazetarja: Përpara shkencëtarit kryesor?
Mira Murati: Po
Gazetarja: Çfarë simbolizon lulja.
Mira Murati: Mendoj se është ideja që Inteligjenca Artificiale e do njerëzimin. Ne jemi shumë të fokusuar duke u marrë me sfidat e halucinacioneve, vërtetësisë, besueshmërisë, radhitjen e këtyre modeleve.
Gazetarja: A është larguar dikush sepse kanë thënë: unë nuk jam dakord me këtë gjë?
Mira Murati: Po ka patur raste kur njerëzit janë larguar për të krijuar kompani të tjera, sepse nuk kanë qenë dakord me strategjinë.
Gazetarja: Dhe si e gjeni gjuhën e përbashkët kur lindin mosmarrëveshjet?
Mira Murati: Duhet që të jesh në gjendje të mbash këtë dialog në vazhdimësi dhe të gjesh mënyrën sesi të zgjidhësh gjithë këto shqetësime.
Gazetarja: Cila është puna që bën një CTR?
Mira Murati: Është një kombinim i të udhëzuarit ekipet që nga pikënisja, për të menduar strategji afatgjata, duke kuptuar boshllëqet dhe për t`u siguruar që ekipet kanë mbështetjen e duhur për të korrur suksese.
Gazetarja: Tingëllon si një punë e vështirë, për të zgjidhur probleme të pamundura.
Mira Murati: Po fiks, të zgjidhësh probleme të pamundura.
Gazetarja: Kur ju po merrnit vendimin për të nxjerrë në treg ChatGPT në botën e egër, jam e sigurt që ishte dilema, ta bëj, mos ta bëj. Më ço pak tek ajo ditë.
Mira Murati: Ne u fokusuam te ChatGPT për një kohë të gjatë dhe goditëm në shenjë nga ku mund të përfitonim nga marrja e një feedback-u, se si njerëzit po e përdornin, cilat janë rreziqet, limitet dhe të mësonim më shumë në lidhje me këtë teknologji që ne e krijuam dhe e sollëm në koshiencën publike.
Gazetarja: U bë produkti teknologjik me rritjen më të shpejtë në histori.
Mira Murati: Po u bë.
Gazetarja: A të surprizoi? Cili ishte reagimi yt pas impaktit të njerëzve?
Mira Murati: Ne u surprizuam se sa shumë kishte arritur të kapte imagjinatën e njerëzve dhe se sa shumë ata donin të kalonin kohë për të folur me këtë sistem AI dhe të ndërvepronin me të.
Gazetarja: ChatGPT mund të imitojë një njeri, mund të shkruajë, mund të kodojë, në nivelet më bazike, si bëhet e mundur kjo?
Mira Murati: ChatGPT është një network nervor që është trajnuar me një sasi të madhe të dhënash në një superkompjuter masiv dhe qëllimi në këtë proces ishte të parashikohej fjala e ardhshme në një fjali dhe dolëm në përfundimin se duke trajnuar modele gjithmonë edhe më të mëdhaja, duke shtuar më shumë të dhëna, aftësitë e këtyre modeleve gjithashtu rriteshin. Ata bëhen më të fuqishëm, më ndihmues dhe ndërsa ne investojmë më shumë në radhitjen dhe sigurinë ata bëhen më të besueshëm dhe më të sigurtë me kohën.
Gazetarja: OpenAi ka fuqizuar këtë furi konkurruese, a mendoni se mund të mundni Google në lojën e vet? Mendoni se mund të kapni një pjesë të konsiderueshme të tregut të kërkimit dhe shpërndarjes?
Mira Murati: Ne nuk e hodhëm në treg për të dominuar kërkimin. Ajo që ChatGPT ofron është një mënyrë ndryshe për të kuptuar informacionin. Ti je duke kërkuar, por në një mënyrë më intuitive ndryshe nga një mënyrë e bazuar me fjalë kyçe. Mendoj se e gjithë bota po lëviz në këtë drejtim.
Gazetarja: Pavarërisht besimit që Chat GPT ka për gjetjen e përgjigjeve, pse jo ndonjëherë të mos thotë thjesht ’Nuk e di’?
Mira Murati: Qëllimi nuk është të parashikohet fjala e ardhshme në mënyrë të besueshme ose të sigurtë. Kur ke kaq shumë aftësi të përgjithshme është e vështirë të trajtosh disa nga limitet, siç në këtë rast është fjala e duhur.
Gazetarja: Disa nga tekstet, disa nga të dhënat mund të jenë të njëanshme, disa prej tyre mund të jenë të pasakta, a nuk do të përshpejtojë kjo problemin e keqinformimit, domethenë ne nuk kemi qenë në gjendje ta zbehim këtë fenomen në rrjetet sociale për disa dekada.
Mira Murati: Keqinformimi është një problem i rëndësishëm shumë kompleks. Një nga gjërat për të cilat unë jam më e shqetësuar tani është aftësia e modeleve si GPT 4 për të trilluar gjëra, ne i referohemi këtyre si halucinacione. Me shumë siguri do të trillojnë gjëra dhe kërkohet të jeni të vetëdijshëm dhe duhet të dini që nuk mund të besoni verbërisht në atë që teknologjia po ofron si prodhues.
Gazetarja: Dua të flas për këtë termin halucinacion, sepse është një term shumë njerëzor. Pse po përdoret një term kaq njerëzor për një inteligjencë artificiale që thjesht po bën gabime?
Mira Murati: Një pjesë e vogël e aftësive të përgjithshme janë të njëjta me ato të njerëzve. Ndonjëherë ne nuk e dimë përgjigjen e diçkaje dhe do të trillojmë një përgjigje, ne rrallë themi ‘nuk e di’. Ka shumë halucinacione njerëzore në një bisedë dhe ndonjëherë ne nuk e bëjmë me qëllim.
Gazetarja: A duhet të shqetësohemi që AI bëhet gjithnjë e më shumë njerëzore? A duhet AI ta identifikoj veten si dicka artificiale kur është duke ndërvepruar me ne?
Mira Murati: Mendoj se është një lloj inteligjence ndryshe. Është e rëndësishme të dallojmë informacionin që ofrohet nga një makineri kundrejt atij nga njeriu. Por ne po avancojmë drejt një bote ku po bashkëpunojmë me këto makineri gjithmonë e më shumë kështu që informacioni do të jetë hibrid.
Gazetarja: Të gjitha të dhënat që ju po trajnoni, vijnë nga shkrimtarë, vijnë nga artistë, si mendoni t’i riktheni kreditet te këta njerëz, të cilët janë të njëjtët njerëz që kanë frikë se puna e tyre rrezikohet?
Mira Murati: Unë nuk e di ende se si ne mund ta realizojmë në praktikë për të krijuar një llogari për këdo që ka kontribuar në Internet. Mendoj se do ketë punë që do të humbasin dhe punë që do të ndryshojnë, ndërkohë që AI vazhdon të avancojë dhe integrohet në Fuqinë Punëtore. Inxhinieria e shpejtë është një punë që ekziston sot. Është diçka që ne nuk mund ta kishim parashikuar dot.
Gazetarja: Flasim pak për inxhinierinë e shpejtë si AI Whispers. Ata janë shumë të aftë për të zgjedhur fjalët e duhura me mjetet e AI, për të gjeneruar përgjigje më të sakta dhe më të qarta. Është një punë e re e krijuar nga AI që po fiton qindra mijëra dollarë në vit. Cilat janë disa këshilla për të qenë një inxhinier i shpejtë Al?
Mira Murati: Është kjo aftësia për të pasur një intuitë se si të nxjerrësh më të shumtën nga modeli, si ta nxisësh atë në mënyrën e duhur dhe t’i japësh mjaftueshëm kontekst. Një nga gjërat që folëm më herët ishin halucinacinet dhe këto modele të gjuhës nuk kanë aftësinë për të qenë gjithmonë shumë të sakta. Kështu që po i kërkoj modelit me një shtojcë shfletimi të kontrollojë këtë informacion. Dhe po shfletohet në web.
Gazetarja: Janë këto lajmet që punonjësit në Kenia po paguhen dy dollarë në orë për të bërë punën në backstage. Për të bërë përgjigjet më pak toksike dhe sipas asaj që kuptoj unë, kjo punë nuk mund të jetë e vështirë, ti po lexon tekstin që mund të jetë shqetësues dhe po e rregullon.
Mira Murati: Ne ndonjëherë duhet të përdorim kontraktorë. Ne zgjedhim kontraktorë të veçantë për shkak të standardeve të tyre të njohura të sigurisë. Por siç e thatë edhe ju është e vështirë të punosh me këtë gjë. Ne kemi standarde për shëndetin mendor dhe mirëqenien që e diskutojmë me kontraktorët.
Gazetarja: Unë mendoj shumë për fëmijët e mi dhe se ata do të kenë një marrëdhënie me AI një ditë. Çfarë mendon për limitet dhe mundësitë që duhet të mbahen parasysh kur bëhet fjalë për fëmijët?
Mira Murati: Mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm në përgjithësi në vendosjen e sistemeve të fuqishme para një popullate delikate. Ka sigurisht kontrolle dhe balanca sepse është akoma herët. Ne akoma nuk i kuptojmë të gjitha mënyrat se si kjo mund të ndikojë tek njerëzit.
Gazetarja: Ka shumë debate rreth marrëdhënies me AI. A e shikon veten si dikush që po e zhvillon edhe më shumë këtë marrëdhënie me Inteligjencën Artificiale?
Mira Murati: Do të thoja Po. Është një mjet i besueshëm, që përmirëson jetën time dhe e bën atë më të mirë.
Gazetarja: Ndërsa ne kemi pyetjen ekzistenciale për marrëdhënien që mund të krijojmë me AI një ditë.
A keni ndonjë qëllim për të ngadalësuar?
Mira Murati: Ne kemi qenë të vetëdisjshëm për këto risqe për vite me radhë. Një nga ata është përshpejtimi dhe mendoj se është një risk domethënës me të cilin shoqëria ka nevojë të përballet. Të ndërtosh sisteme AI që janë të përgjithshëm është shumë komplekse dhe e vështirë.
Gazetarja: Si mund të jetë një inovacion i përgjegjshëm për ju? A do të mbështesje një agjensi federale siç është FDA, se kjo është teknologji e medikamenteve?
Mira Murati: Duke patur autoritetete të besueshme që mund të auditojnë këto sisteme të bazuara në disa marrëveshje dhe principe, do të jenë shumë e dobishme.
Gazetarja: Kam dëgjuar ekspertët e AI që flasin për potencialin e një të ardhmeje të mirë kundrejt një të ardhmeje të keqe. Dhe te e ardhmja e keqe flitet për zhdukjen e udhëheqjes së botës prej njerëzve. A e kanë këta njerëz gabim?
Mira Murati: Ka sigurisht një rrezik që këto sisteme të AI të vendosin qëllimet e veta dhe këto qëllime të mos lidhen me qëllimet tona. Duke qenë se s`kanë ndonjë përfitim tëa mbajnë rrotull, mund të çojnë në zhdukjen e njerëzve. Ky është një rrezik. Por nuk mendoj se ky rrezik është rritur, ose është ulur nga gjërat që po ndodhin gjatë muajve të fundit. Mendoj se sigurisht është mjat i ekzagjeruar dhe ka krijuar shumë ankth.
Gazetarja: Po flasim për zhdukjen njerëzore. A ke patur ndonjë moment kur ke thënë me vete: Uau, kjo është vërtet shqetësuese?
Mira Murati: Shumë prej nesh në OpenAI u bashkuam sepse menduam se do të ishte teknologjia më e rëndësishme që njerëzimi do mund të krijonte. Por rreziqet nga ana tjetër janë mjaft domethënëse dhe kjo është arsyeja pse ne jemi këtu.
Gazetarja: A votojnë ende punonjësit e Open për AGI( Inteligjenca e Përgjithshme Artificiale) dhe kur ndodh?
Mira Murati: Në fakt nuk e di.
Gazetarja: Cili është parashikimi yt pë AGI dhe sa larg është?
Mira Murati: Ne jemi shumë larg për të qenë në pikën ku këto sisteme të marrin vendime të pavarura dhe të zbuluarit njohuri të reja. Por unë kam sigurinë e ardhjes së një sistemi të fuqishëm në të ardhmen tonë.
Gazetarja: A duhet vërtet të shkojmë drejt AGI dhe a e duan njerëzit vërtet këtë?
Mira Murati: Advances in society come from the advancement of human knowledge, but this does not mean that we should do it carelessly and without limits. I think there are ways to guide these developments versus stopping them altogether because of our potential fear.
Journalist: I mean, we missed the train and all we have to do is wait.
Mira Murati: Yes, that's the idea.