By Mira Kazhani / One of the names I wanted to have in the beginning of this podcast video was the conductor Eno Koço. Meanwhile, it is interesting that I have been living on Tefta Tashko Koço Street for more than two decades and I have said many times to myself, how do you find some people, families like these, full of history, talent, drama, but especially very bright.
Thank you for finding me (laughs) and for finally meeting you. I have always wanted to say that I have often thought about meeting Eno Koço during these years!
Eno Koço: Thank you for the invitation!
Mira Kazhani: Always because of the way I live. Do you know where Tefta Tashko Koço Street is in Tirana?
Eno Koço: It used to be called Pisha Street. There were two roads to Dibra Street. I know, I know since my childhood.
Mira Kazhani: I guess your mother's name has followed you a lot during your life. Probably because of the movie that Albanians are connected…
Eno Koço: No, no, no. Myself not because of the movie. The movie came because of the mother. It has also been my life. My parents kur died when I was 4 and a half years old, my father died when I was 6 years old. That is, only 1 and a half years later. Childhood has been a difficult childhood, in fact. With many events. I am not going into details until I started at the Art High School when I was 7 years old. The same period between 5-7 years old, has been a difficult period. With many, many events that are firmly ingrained in the memory and consciousness of most of life. I grew up with photography. I had many pictures of their lives. Especially my mother was in love after the photos, "Marubi", "Sotiri" in Korça, "Ristani" here in Tirana, and those in France, that is, wonderful after the photos. Back then they were very good photographers. Then later I started getting closer to the parents I missed, I got closer through the recordings, the sound, her voice and my dad's voice. He also sang in 1942 two folk songs from Korça. And she sang 42 songs, that is, she recorded. The three main regions of Albania: northern, central Albania, southern Albania. Surprisingly, many of these songs still remain after so many years. They could have disappeared, but they have remained as a benchmark of interpretation. Singers from generation to generation have taken them, re-recorded them, sometimes distorted them, sometimes did them well. As are these jobs. The three main regions of Albania: northern, central Albania, southern Albania. Surprisingly, many of these songs still remain after so many years. They could have disappeared, but they have remained as a benchmark of interpretation. Singers from generation to generation have taken them, re-recorded them, sometimes distorted them, sometimes did them well. As are these jobs. The three main regions of Albania: northern, central Albania, southern Albania. Surprisingly, many of these songs still remain after so many years. They could have disappeared, but they have remained as a benchmark of interpretation. Singers from generation to generation have taken them, re-recorded them, sometimes distorted them, sometimes did them well. As are these jobs.
Mira Kazhani: Ne dimë shumë pak në fakt për babain tuaj dhe për Tefta Tashko Koçon. Tefta Tashko Koçon e njohim pak nga filmi, edhe aty ndoshta ka disa përshtatje me kohën se thonë që Tefta nuk lëvizte kurrë me karrocë me qe, por me kadillak. Ishte një princeshë. Jetoi dhe vdiq si një princeshë. Çfarë nuk dimë mirë ne? Çfarë dimë gabim për familjen tuaj?
Eno Koço: Më lejo të të korrigjoj ndonjë gjë të vogël.
Mira Kazhani: Po, patjetër. Thashë, ne dimë shumë pak, ose i dimë gabim disa gjëra.
Eno Koço: Sigurisht koha çfarë nuk ka transformuar, gjëra nga më të mirat dhe gjëra nga më të këqijat. Fantazia e njerëzve dhe veçanërisht ajo e shqiptarëve është pak e veçantë. Ka nga të gjitha llojet. Ç`është e vërteta, nuk e di për kadillak. Po e di që në Shkodër u mor një nga këto makinat në koncertin e vitit ’38 dhe makina nxori 4-5 herë pluhur, puf, puf derisa e shtynë dhe mbërritën në Shkodër. Ndërsa në turneun e Fierit, Lushnjes, Durrësit që shkojnë të gjithë, sigurisht qerrja është simboli. Simboli i atyre vendeve. Ajo ishte Shqipëria rurale e atyre viteve. Nuk besoj që të ketë udhëtuar me qerre.
Mira Kazhani: Tefta në atë kohë jetonte mes Parisit dhe Shqipërisë?
Eno Koço: Jo. Tefta ka lindur në Egjipt në 1910-ën dhe familja u shpërngul në Shqipëri mbasi vdiq gjyshi im dhe i ati i saj, në 1915-ën. Lëvizën nga Egjipti, nga Faiyum-i që është diku 100 km në jug të Kairos dhe erdhën në Korçë. Në 1921-shin kanë ardhur në Korçë. Ajo ishte 11 vjeç. Deri në 1927-ën ka qenë në shkollën e Korçës. Ka dokumente. Në 1927-ën, pra 17 vjeç shkon në Francë, në Montpellier. Ndenji katër vjet pastaj vazhdoi konservatorin e Parisit. Njëherë në Institutin Dramatik të Parisit, pastaj në Konservator. Mbaroi në 1936-ën. Po në 1935-ën erdhi njëherë këtu që bëri këtë turnenë që juve i referoheni. E bëri në gjithë qytetet, veçanërisht ato të jugut të Shqipërisë, edhe në Shkodër dhe në 1936-ën mbaroi me Francën, nuk shkoi më kurrë në Francë. Në 1936-ën filloi me Italinë, ishte më afër Italia. Në 1937-ën regjistroi në Itali me shoqërinë “Kolumbia”, këngë klasike, arie, por edhe serenata dhe vetëm tre këngë shqipe. “Kur më vjen burri nga stani”, që është bërë e njohur, “Çelni ju moj lule”, nuk është bërë kaq e njohur, por është si një arie e madhe, e bukur dhe pastaj mbas 5 vjetësh vajti përsëri (në Itali), i pëlqeu kjo ide.
Mira Kazhani: Tefta dhe babai juaj do të jetonin në Shqipëri? Nuk e di, si përkon me vitin e Komunizmit, me `44-ën?
Eno Koço: Të dy këta jetuan jashtë. Tefta, siç e thashë, lindi në Egjipt, studio në Francë dhe u stabilizua në Shqipëri në 1936-ën. Babai ka ikur 3 vjeç në Rumani. U kthye në 1938-ën. U fejuan. Në 1940-ën u martuan. Në 1943-ën lindën një fëmijë që jam unë.
Mira Kazhani: Fejesa, martesa dhe lindja juaj u bënë në Shqipëri?
Eno Koço: Po, po. Fejesa në Dardhë të Korçës.
Mira Kazhani: Nëna juaj është ndarë nga jeta në moshën 37-vjeçare.
Eno Koço: Po 37.
Mira Kazhani: Ishte sëmundja arsyeja?
Eno Koço: Ishte sëmundja. Kishte kancer në gji. Kur e operuan i thanë që 7 vjet jetë ke. Kështu që ajo nga 1940-ta, deri në 1947-ën që pak a shumë e dinte, u mundua të bëjë shumë, të këndojë…
Mira Kazhani: Ta jetojë jetën.
Eno Koço: Po, ta jetojë jetën. Tamam, kjo është fjala e duhur. Bëri regjistrime. Këndonte këtu vazhdimisht në koncerte, në radio në atë kohë. Duhet të ngrihej në 5 të mëngjesit të shkonte në radio që të këndonte direkt, se nuk ishte kështu me incizime në atë kohë. Veçanërisht për shqiptarët e Amerikës… Pastaj edhe babai punoi në radio si redaktor atje. Pastaj edhe ai u sëmur nga kordat vokale që me kalimin e kohës, veçanërisht mbase vdekjes së të shoqes në 1947-ën e pati shumë të vështirë. Ka disa kujtime shumë të bukura, të gjalla Mynever Shuteriqi, e shoqja e Dhimitër Shuteriqit. I tregonte ajo. M`i ka thënë tani kohët e fundit. Kur vija në shtëpinë tuaj, kishte vdekur Tefta, ishte 1948-ta, shikoja në një orar të caktuar, rreth orës 11:00, kishte një portret babai të të shoqes atje dhe rrinte me kokën ulur gjatë, sikur falej, sikur fliste, sikur pëshpërinte. Aleksandra, gruaja që kishte dhomën ngjitur, i thoshte Myneverit, shikoje, tani është ora, ai do vijë dhe do bëjë këtë ritual. Iku edhe ai nga jeta me dhimbje me dramë, siç janë këto ngjarjet.
Mira Kazhani: Pra siç po e kuptoj, mund të ketë qenë edhe dëshpërimi për humbjen e nënës suaj?
Eno Koço: Sigurisht. Po unë tani s`e di. Meqë jam marrë edhe me studime, dua një gjë ta kem të sigurt, ta lexoj. Sigurisht që kjo ka qenë një nga arsyet kryesore. Po ai ka qenë i sëmurë me laringe, atij iu kthye në kancer. Po tregimi që e ka parë fizikisht në një orar të caktuar, që bënte këtë… Pastaj kanë shkruar të tjerë. Në atë periudhë nëna shkoi të kurohej në Moskë, babai shkoi të kurohej në Beograd, në vitet 1946, nga dy sëmundje të ndryshme. Ajo shkoi në Beograd në atë kohë dhe ai që e tregon, rrëfen sesi erdhi Tefta për të shoqin në Beograd, ndonëse ishte edhe vetë e sëmurë dhe iku e para.
Mira Kazhani: Tefta Tashko Koço paska qenë një optimiste.
Eno Koço: Kjo është për t`u thënë, se u zgjatëm shumë me sëmundjet. Po ishte tepër optimiste, që nga koleksionet e ndryshme të dokumentave që kishte. Po në 1945-ën, e dinte që do mbaronte… kjo…- kjo them unë për nënën time, ajo duhet të them – këndonte edhe në Opera në Beograd. Këndoi “Berberin e Seviljes” dhe “Boheme”.
Mira Kazhani: A keni sende të saj që i ruani edhe sot? Ndonjë parfum të asaj, ndonjë veshje, ndonjë kapelë?
Eno Koço: Kam pasur, jo shumë gjëra. Erdhi tezja ime që jetoi njëfarë kohë dhe mbasi u larguan, u shpërndanë një pjesë. S`u mor vesh ajo punë. Unë isha i vogël. Akoma s`i kisha bërë 10 vjeç. Po mbetën ca gjëra.
Mira Kazhani: A patën ndonjë luftë politike njerëzit e familjes suaj?
Eno Koço: Jo. Në ç`kuptim?
Mira Kazhani: Ka legjenda urbane që keni pasur probleme në periudhën Komuniste.
Eno Koço: Daja im ka qenë i dënuar siç janë këta, armik i partisë, i popullit. Historitë e kohës. Kurse për optimizmin e Teftës, në 1945-ën, këndoi këto dy opera atje dhe ishte një moment rigjenerimi i jetës së saj. U shkruajtën artikuj shumë të bukur për këto dy opera. E angazhuan që të vinte mbas një viti të vinte të këndonte përsëri. Mbas një viti vdiq. Kaq vullnet dhe dëshirë kishte që t`i realizonte këto.
Mira Kazhani: Profesor Eno, kur vini në Tiranë, shkoni ende tek shtëpia që keni pasur dikur?
Eno Koço: Apartament.
Mira Kazhani: Po apartament, se ne i themi shtëpi apartamentit. Ndryshon nocioni.
Eno Koço: Atë kam. Aty ku kanë lindur fëmijët. Teuta në fakt ka lindur në 1978-ën ca metra më larg, në një shtëpi jo shumë të mirë. Pastaj lëvizëm tek kjo që i thoshim atëherë 2 dhoma e një kuzhinë. Lindi dhe djali dhe atje jam dhe sot. Ç`është e vërteta njëçik shëmtuar është tani. Duhet rregulluar. Ra tërmeti për shembull dhe akoma është krisja e tërmetit, s`e kam rregulluar. Po i kënaqur jam.
Mira Kazhani: Artistët, sa paqësorë! Jeni shumë paqësor. Çfarë ju bën përshtypje në Tiranë?
Eno Koço: Në Shqipëri rrugët është gjë e madhe që janë ashtu. Unë për herë të parë e bëra rrugën e Kombit, në 15 dhjetor që shkova në Kosovë dhe më bëri shumë përshtypje. Më pëlqeu shumë. Më pëlqeu si panoramë, edhe si konstrukt. Po panorama ishte shumë e bukur, shumë e pëlqyeshme. Me ato male të thepisura… Edhe vajtja në Kosovë pastaj ishte ndryshe. Po kjo pjesa jonë këtu ishte mahnitëse. Edhe kudo që shkon. Isha në Korçë që më erdhi djali bashkë me gruan e tij edhe pastaj me gruan time, dhe dy fëmijët. Shkuam në Korçë. Rruga e bukur. Shumë e bukur rruga e Pogradecit. Gjë e madhe kjo në këtë drejtim. Gjërat që kanë të bëjnë me iniciativat private janë goxha të zhvilluara këtu. Ato që janë kanë qenë shtetërore, janë bërë publike tani, ato janë çka. Janë më për të dëshiruar.
Mira Kazhani: Tek njerëzit çfarë ju bën përshtypje?
Eno Koço: (qesh). Njerëzit është fjalë e madhe.
Mira Kazhani: Jemi në binarë? Jemi bërë më të mirë?
Eno Koço: S`më lejohet mua të gjykoj unë për njerëzit.
Mira Kazhani: Po profesor jeni.
Eno Koço: Unë jam një nga të gjithë.
Mira Kazhani: Jeni studiues. Jeni njeri i thelluar. Keni një moshë të caktuar.
Eno Koço: Po kam një moshë të caktuar.
Mira Kazhani: Ju takon të flisni.
Eno Koço: Janë në kërkim të jetës. Në të gjitha drejtimet.
Mira Kazhani: Na shkoi jeta duke kërkuar jetën ne shqiptarëve.
Eno Koço: Dikush për paranë, dikush për profesionin, dikush për të ardhmen… kështu është bërë në të gjithë botën. Kudo. Neve jemi pak të vonuar. Po kështu është bërë edhe në Itali, edhe në Suedi. Edhe në Amerikë është bërë kështu. Kanë vuajtur në periudha të caktuara. Ç`janë 30 vjet? S`janë shumë 30 vjet. Shqiptarët kur largohen nga Shqipëria, kudo ku shkojnë, lënë gjurmë. Lënë gjurmë për gjëra jo të mira, por lënë gjurmë edhe për gjëra shumë të mira, në universitete… Kanë kapacitet dhe kanë aftësi, por varet sesi drejtohen. Andej janë ato institucionet e vjetra, por të legjitimuara, futen atje dhe prodhojnë gjëra të mrekullueshme.
Mira Kazhani: A ka shumë si ju profesor Eno që patën sukses jashtë vendit dhe duan të kthehen të pleqërojnë në Shqipëri? Ta jetojnë këtu pjesën tjetër të jetës?
Eno Koço: Padyshim që ka. Ajo nostalgjia kur je jashtë është shumë më e fortë sesa kur je këtu. Këtu mërzitesh jo uji, jo dritat, rrugët, zhurmat që fillojnë që në mëngjes. Kam një pallat që ndërtohet atje, gati sa s`më ka hyrë në dritare dhe fillon në 6 e gjysmë të mëngjesit brrrrr me ato elektriket, por do mbarojë ai pallati në një moment dhe do pushojnë këto. Jeta është dinamizëm i gjallë.
Mira Kazhani: Ju nuk bëheni me nerva kurrë? Kaq paqësor jeni?
Eno Koço: Jo, bëhem unë. Madje tani që do vija këtu për herë të parë m`u shfaq tensioni i lartë dhe e mori vesh edhe vajza ime. Teuta quhet. Shumë vonë mor baba të ka rënë, shumë vonë, se ne ty të mbajmë mend kështu me tension tërë jetën (qesh). Me humor e tha, po… Kështu që ajo puna e qetësisë tënde, nuk e di po… Nuk jam kaq i qetë. Po tani vjen dhe një moshë, që edhe të kesh nerva më shumë apo të duash, s`ke fuqi më shumë. Është mungesa e fuqisë sesa mungesa e dinamizmit të brendshëm.
Mira Kazhani: Gjithsesi pozitivizmin duhet ta keni marrë nga nëna juaj.
Eno Koço: Them që po.
Mira Kazhani: Faleminderit profesor Eno Koço. Ishte kënaqësi që ndamë një bisedë bashkë në video podcast. E thashë në fillim, kam dashur që në start të këtij rrugëtimi t`ju kem pjesë të kastit dhe ishte kënaqësi për mua!
Eno Koço: Thank you too! Thank you and the entire film crew. That I deal with these and love them as much as you do!
Mira Kazhani: Thank you! We are lucky to have people like your work.
Eno Koço: Thank you too!
This podcast was supported by Abi Bank
* The right to repost is prohibited without the permission of the editor
Any distortion of online facts will be prosecuted