Videopodcast

The lawyer who meets angels and devils

The lawyer who meets angels and devils

Rudina Jasini is the first Albanian lawyer at the Hague tribunal. Lecturer at the University of Oxford and when I met her in Tirana, I learned that we were almost the same age, and maybe I'm not lying when I say that I love her. At the age of 22, Rudina wins a scholarship to study in America, and for a little while, the famous hurricane of that time, Katrina, could have reversed all her plans, but when it's maktub, it's a point.

Transcribed interview

Mira Kazhani: Was it just luck?

Rudina Jasini: Fat, por mendoj se është nga ato momente që të sjellin njëfarë drejtimi dhe të bëjnë të kuptosh sesi mund të maturohesh dhe të përshtatesh me kushtet dhe ta marrësh fatin tënd në duart e tua. Kjo është një gjë që unë e kam mësuar në Amerikë, në ato momente ku isha vetëm për dy javë, në New Orleans, uragani Katrina goditi dhe madje pati një përmbytje shumë të madhe, unë përfundova fillimisht në veri të Luizianës (Louisiana), ku një person i cili nuk e njihja fare, por që ishte një mik i një mikut tim amerikan, thotë: “Unë do vij do të marr ty”. Unë s`kisha as makinë aty. Kisha vetëm dy javë. Më çon në shtëpinë e prindërve të tij. Aty pastaj pashë edhe një shpirt komuniteti, sesi amerikanët bëheshin bashkë dhe ndihmonin edhe një person të huaj që nuk e njihnin fare. Më pas përfundova në Teksas, Austin Teksas, për gati 10 ditë dhe më thonë që ti në New Orleans nuk kthehesh më. Ti duhet të aplikosh në universitete të tjera. Kisha në një USB aplikimin që kisha bërë fillestar, kur aplikova për “fund bright” dhe nga ai moment aplikova në 6 universitete dhe pranohem në të gjashta. Georgetown University, në Washington D.C., më merr në telefon vetë zëvendës dekania dhe thotë: “Nëse ti arrin të vish nesër këtu”, - pasi aty kishte filluar programi, - “ti e ke vendin e sigurt”. Unë ndërkohë nuk kisha asgjë. Se çdo gjë që kisha sjellë nga Shqipëria, e kisha lënë në New Orleans. Nga ai moment fillova një rrugëtim komplet tjetër. Madje historia ime u postua në Washington Post nga një gazetare amerikane, të cilës i tingëlloi shumë interesante ky rrugëtim nga Shqipëria, në New Orleans për dy javë, në Washington D.C, dhe pastaj në një rrugëtim akademik.

Mira Kazhani: Edhe gazetares së Tiranapost, në Tiranë i është dukur shumë interesant rrugëtimi yt që nga uragani e deri më tutje. Unë e kuptoj që fati ka rolin e vet, sikundër përpjekjet e tua, fakti që ke fituar në gjashtë universitete, fakti që ke mësuar shumë, po si ia dole ti? Se jo gjithë të shkëlqyerit ia dalin.

Rudina Jasini: Mendoj se është gërshetim i disa faktorëve. E para, dëshira dhe ambicia për të arritur diçka. E dyta, mendoj se duhet të punosh shumë fort. Unë nuk njoh asnjë person, që ka arritur në një pikë të caktuar, në çfarëdolloj profesioni, pa një mundim dhe përpjekje që e ka bërë atë person të jetë ai që është. Gjithashtu edhe të qëlluarit në vendin e duhur, në kohën e duhur, por mbi të gjitha do të thoja intuita për të kuptuar që kur një moment paraqitet, ajo është thirrja jote dhe të kesh atë kurajën dhe intuitën për ta kapur.

Mira Kazhani: Të kapësh shansin.

Rudina Jasini: Po. Kjo nuk vjen shumë me koshiencë, sesa vjen me subkoshiencë. Prandaj e quaj dhe intuitë. Fati luan rolin e vet, por fati përkëdhel ata që janë të përgatitur.

Mira Kazhani: Përveç familjes, vetes tënde, ke një njeri që i je shumë falenderuese, i je shumë mirënjohëse, ia dedikon disi?

Rudina Jasini: Mendoj se janë disa individë. Secili prej tyre ka peshën e vet dhe ka luajtur rolin e vet. Mendoj se mund të jesh me fat nëqoftëse në një moshë shumë të re takon dikë apo disa që shohin tek ty diçka që ti mbase as vetë nuk e ke shumë të mirëformuar në mendjen tënde që e ke dhe të shtyjnë. Është privilegj të kesh njerëz që të shtyjnë për më lart dhe gëzojnë për arritjen tënde. Njerëzit e arrirë në fakt janë njerëz shumë modestë dhe njerëz shumë mbështetës. Unë këtë e kam ndjerë kudo ku kam qenë. Kam 14 vjet në Britaninë e Madhe dhe Universiteti i Oksfordit, që unë e konsideroj mbase institucionin ku kam marrë dhe formimin më të plotë timin, kam takuar individë shumë të arrirë, në shumë disiplina, në shumë fusha, por me një modesti që të vendosin ty në qendër të vëmendjes kur ti flet për punën tënde kërkimore, apo çfarëdolloj gjëje që ti po hulumton apo po shkruan.

Mira Kazhani: Tipike e njerëzve të realizuar. Dina, a janë avokatët njerëz të pajisur me një aftësi për ta njohur më mirë veten?

Rudina Jasini: Mendoj se avokatët kanë një mënyrë të veçantë të të analizuarit. Flas për avokatë të mirë, të mirëfilltë, të mirëformuar. Unë e kuptoj për shembull në një bisedë, pa m`u prezantuar që dikush është avokat apo ka përgatitje juridike, e kuptoj shumë mirë nga mënyra dhe këndi nga i cili ai apo ajo e shikon problemin. Pra ka një mprehtësi, një analizë tjetër. Po gjithashtu mund të them, që kur kam bërë punën kërkimore, kam kuptuar që avokatët nuk kanë aftësi shumë të mira metodologjike dhe të shohin në aspektin më të gjerë social, antropologjik, etnografik. Të shikojnë për shembull nuancat e vendimeve që merren dhe pasojat që kanë tek njerëzit. Jo vetëm në aspektin teknik. Unë jam avokate e së drejtës penale, më saktësisht, të të drejtës penale ndërkombëtare. Punoj në një fushë që është…

Mira Kazhani: E tmerrshme.

Rudina Jasini: E tmerrshme, e errët.

Mira Kazhani: Krimet kundër njerëzimit, krimi ndërkombëtar. Pse e zgjodhe këtë? Nuk ke frikë t`i shohësh ato pamje shumë të rënda që të bien në punën tënde apo të dëgjosh dëshmi aq rrëqethëse? Sinqerisht, unë edhe Avatarin e kam parë në kinema dhe jam trembur. Mendo…

Rudina Jasini: E kam menduar shumë herët që e drejta penale dhe të drejtat e njeriut ishin thirrja ime. Unë e doja me çdo kusht të fokusohesha këtu. Nuk më interesonte as e drejta tregtare, as aspekte të tjera të taksave, e drejta financiare.

Mira Kazhani: Që kur ishe në Tiranë, studente në Juridik.

Rudina Jasini: Që kur isha në Tiranë. Dhe kur kam studiuar në Amerikë, në një nga ligjeratat që u mbajt nga një gjyqtar i tribunalit për krimet në Ish-Jugosllavi, unë iu afrova dhe bëra një bisedë. I thashë: E kam me shumë dëshirë të aplikoj dhe ai më tha: Shiko se rreth 70% e stafit të kësaj gjykate ku unë punoj, janë ish-stazhierë. Pra kanë bërë intershipin për 6 muaj apo për një vit. Dhe unë aplikoj. Ajo që është interesante dhe e them hapur këtë, unë isha me bursë të plotë në Amerikë, po për të bërë stazhin në këtë tribunal, në Hagë, nuk kisha fond, nuk kisha fondin e duhur për ta përballuar jetesën për 6 muaj. Kam marrë kredi me prindërit në Tiranë, e cila nuk ishte një kredi edukimi, se në atë kohë as nuk jepej këtu kredi edukimi, ishte kredi për një arsye tjetër që u përdor për këtë rast dhe shkoj me 5 valixhe. Kur e kujtoj më vjen edhe për të qeshur, se më thotë një kolegia ime stazhiere, australiane: Shiko se ti këtu je vetëm për 6 muaj. Jo, jo, - i thashë unë - do punoj këtu dhe do filloj karrierën. Pa pasur asnjë lloj sigurie. Është dhe momenti që vjen… Më thotë gjyqtari me të cilin po bëja intershipin, po punoja me çështje të Ruandës dhe çështje të krimeve në ish-Jugosllavi dhe thotë: Këtu është një grup pune për mbrojtjen e çështjes Haradinaj dhe ata kanë postuar lidhur me një pozicion ku ti mund të aplikosh. I thashë: Po unë sa kam dalë nga bankat e shkollës. Dhe e vetmja eksperiencë është kjo.

Mira Kazhani: Po ishte ai maktubi.

Rudina Jasini: Dhe në atë moment kur kam aplikuar, u intervistuan 30 vetë. Më zgjodhën mua. Aty pastaj ka qenë shkollë më vete.

Mira Kazhani: Ndikoi fakti që ishe shqiptare?

Rudina Jasini: Të qenurit shqiptar në aspektin e njohjes së natyrës së konfliktit të Kosovës, kulturës, ishte një bonus i padiskutueshëm. Shumica e avokatëve me të cilët unë punoj janë britanikë, amerikanë, francezë. Të vendeve të ndryshme, por jo shqiptarë. Pra këta mund të njihnin shumë mirë ligjin, mund të njihnin shumë mirë sesi aplikohej e drejta ndërkombëtare, por nuk mund të kuptonin shumë mirë për shembull nuancat kur bëheshin përshkrimet në sallën e gjyqit dhe thuhej qendrat ku ishin mbajtur nga UÇK-ja disa individë, gjatë kohës së luftës, këta mendonin sikur UÇK-ja atje ishte një ushtri e mirëorganizuar. Po kjo ishte një ushtri tërësisht guerilase. Këtu bëhej diferenca. E kontekstualizoje, i jepje njëfarë konteksti dhe njëfarë shpjegimi kolegëve të tu në të gjithë procesin, se ky ka qenë proces i gjatë.

Mira Kazhani: Nuk kam ekspertizën e duhur, po ama si qytetare dhe si shqiptare më vjen gjithmonë ajo pyetja: Ka vend për t`i gjykuar shqiptarët që kanë mbrojtur veten në një luftë të egër?

Rudina Jasini: Është tragjedi. Ajo gjë ka ndodhur me krijimin e Gjykatës Speciale të Kosovës, në Hagë. Flas për Gjykatën e fundit e cila presupozohet të jetë një Gjykatë vendore, speciale e Kosovës, që ka sjellë përpara drejtësisë përfaqësuesit më të lartë të shtetit të Kosovës. Ish-presidentin e Kosovës, ish-kryetarin e Parlamentit, gjithashtu ish-drejtues të lartë të UÇK-së, kur mendon që në Kosovë ende ka varre masive që trupat e individëve nuk janë identifikuar. Dhe ne flasim për një gjykatë që është krijuar për interesa gjeopolitike, duhet ta pranojmë dhe është e pamundur të themi sesi do të shkojë ky proces, por mund ta them që në fillim që kjo gjykatë, në këndvështrimin tim do të ketë pasoja të rënda për Kosovën, por gjithashtu edhe për rendin e të drejtës ndërkombëtare se unë nuk mund të shoh sesi një shtet tjetër sovran mund të krijojë një gjykatë të tillë, ku të vendosë individët, qytetarët e tij, në këtë lloj pozicioni.

Mira Kazhani: Pse mendon që ndodh kjo? Kur u takuam për kafe, më the: Serbia e ka fituar luftën me diplomaci. Domethënë në aspektin diplomatik, Serbia ka lobues shumë të fortë.

Rudina Jasini: Është e padiskutueshme, pasi po të shohim rrjedhën e ngjarjeve deri në krijimin e kësaj gjykate e kuptojmë që libri që shkruajti Carla Del Ponte i dha spunton dhe krijoi një ‘furore’, një bum mediatik. Padiskutim lobimi i Serbisë, por edhe i Rusisë, kërkesa që erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në atë kohë, Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, kërkesa që është bërë nga Bashkimi Europian. Pra u krijua një rrjet, një zinxhir veprimesh dhe mendoj se kjo e gjeti lidershipin e Kosovës të papërgatitur, deri diku edhe naivë mund ta them, për t`i paraprirë krijimit të kësaj gjykate. Shumë mirë mund të kishte kërkuar të krijohet një gjykatë nëse mendohet vërtet që ka krime që mund të jenë kryer, të presupozuara, sepse ky është një parim shumë i rëndësishëm, por të jetë gjykatë për të gjitha krimet që janë bërë në Kosovë. Pra ne gjykojmë krimet e bëra në territorin e Kosovës dhe jo një gjykatë monoetnike. Pra, kundër vetëm një grupi etnik që përbën shumicën, 95% të popullit të Kosovës. Kjo është si një re e zezë mbi një shtet sovran, e cila do të qëndrojë për sa kohë që mandati i kësaj gjykate… Kjo gjykatë drejtohet tërësisht nga ndërkombëtarët dhe është ironike të quhet një gjykatë vendore.

Mira Kazhani: Ne shqiptarët i besojmë, na duken ndërkombëtarët që gjithmonë kanë të drejtë, ose të paktën kështu lexohet. Është krijuar një lloj perceptimi, që nëse është ajo palë, gjërat janë më transparente, janë më të drejta.

Rudina Jasini: Mendoj se është një lloj kompleksi inferioriteti. Mbase është më e lehtë kur i thua gjërat, kur i shikon nga perspektiva andej. Unë me kolegët e mi e konsideroj veten tërësisht të barabartë. Flas me zërin tim sa herë që mendoj se ka një argument për t`u bërë, pa pasur asnjë lloj kompleksi nga fakti se nga ata vijnë. E tillë është shoqëria. Jeton në një shoqëri multikulturore. Njerëzit vlerësohen për atë që janë dhe atë që japin, pavarësisht se nga vijnë. Por në kontekstin shqiptar ne gjithmonë e kemi pasur atë syrin, falë edhe mbështetjes shumë të madhe që është dhënë nga vendet e Bashkimit Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por kjo nuk do të thotë që ti nuk duhet të qëndrosh me këmbët e tua në tokë dhe të kërkosh kur diçka… Siç e njeh realitetin një shqiptar, nuk e njeh një i huaj.

Mira Kazhani: Çfarë mendimi ke si avokate për Hashim Thaçin si politikan, si lider?

Rudina Jasini: Kjo është një pyetje që unë me shumë respekt nuk do t`i përgjigjem për faktin se unë jam në një çështje dhe ka disa parime konfidencialiteti. Pra nuk mund të shprehem publikisht për asnjë nga personat që janë të akuzuar. Shpresoj të më mirëkuptosh për këtë.

Mira Kazhani: Patjetër.

Rudina Jasini: Në një moment të mëvonshëm, kur mos të kem atë petkun e avokates në këtë çështje, mbase mund të shpreh një mendim, por sot është e pamundur.

Mira Kazhani: Mendon që kjo çështje do zgjasë? Sa kohë, sa vite?

Rudina Jasini: Ne kemi dy vjet që jemi në proces paragjyqësor. Me këtë ritëm, duke menduar numrin e dëshmitarëve të listuar, por gjithashtu edhe numrin shumë të madh të dokumenteve që na janë vënë në dispozicion nga prokuroria, flasim për shumë vite. Të paktën vetëm çështja e prokurorisë mund të marrë deri në 5 vjet. Po do të ketë dhe çështjen e mbrojtjes, flasim për 7-8, mbase dhe më shumë.

Mira Kazhani: Si e përshkruani luftën si nocion ju avokatët e specializuar në krimin ndërkombëtar? Kur flisni për luftën, çfarë është lufta?

Rudina Jasini: Nuk ka gjë më të rëndë që mund t`i ndodhë një shoqërie, apo shoqërive, se këto luftëra rrallëherë janë vetëm të fokusuara brenda kontureve territoriale të një vendi, por nuk ka gjë më të rëndë që mund t`i ndodhë, sepse e shkatërron komplet, çdo gjë që ka një shoqëri. Bazën e shoqërisë, shpërbëhet. Nuk ka një luftë të pastër. Nuk është një teatër luftarak ku secili ka pozicionin e duhur dhe di se çfarë bën. Është një luftë dinamike dhe gjithmonë ka një dëm kolateral që matet me jetë njerëzish. Kam takuar viktima të luftës në disa nga zonat ku janë kryer krimet e genocidit, krimet kundër njerëzimit, krimet e luftë dhe të duhen gjenerata ndonjëherë dhe mbase asnjëherë, të kapërcesh pasojat e një lufte. Kjo është gjuha e diplomacisë, që çdo përpjekje duhet bërë, duhet evituar që një luftë të zërë një vend.

Mira Kazhani: Më the që ke intevistuar shumë viktima, qoftë edhe për doktoraturën tënde, në Kamboxhia. Raste shumë të vështira. Si grua, si ia del t`i dëgjosh të gjitha? Çfarë ndodh me këtë procesin? Vjen një ditë që durimi dhe forca kaliten? Fillon dhe bëhesh papritur e fortë? Je në gjendje t`i dëgjosh të gjitha tmerret e botës?

Rudina Jasini: Po dhe jo. Së pari, unë kur kam shkuar në Kamboxhia kam shkuar si pjesë e doktoraturës time në Universitetin e Oksfordit. Nuk e di pse e sfidova veten dhe zgjodha një zonë konfliktuale të cilën nuk e kisha njohur, përveç emrit dhe faktit që aty është zhvilluar një genocid nga viti 1975 deri në vitin 1979, ku gati 2 milionë njerëz, në një popull me 8 milionë, pra ¼ e popullsisë dhe pjesa më intelektuale e saj ishin masakruar. Kam qenë 7 herë aty dhe në këtë kuadrin e intervistave me viktimat, kalova katër muaj. Ka qenë një proces i vështirë, por e kam kuptuar më vonë se çfarë ka ndodhur në fakt me mua. Ti e zhvillon në një aspekt teknik. Domethënë ke një objektiv. I ke të përgatitura, por nuk i ke pyetje tërësisht specifike. Je në një terren të panjohur dhe po mundohesh të kuptosh nga pikëpamja kulturore njëherë, si përqasesh ndaj këtyre viktimave. Mund të zgjasnin intervistat nga 3-4 orë për të krijuar një raport. Është shumë e vështirë të intervistosh një viktimë lufte, i cili ka krijuar një mburrojë që ia ka krijuar dhimbja dhe është shumë e vështirë të penetrosh dhe t`i tregosh personit… Dhe në fakt tema ime e doktoraturës fillon me një pjesë të intervistës me një individ i cili kishte humbur 35 veta nga familja. Kishte qenë 15 vjeç. Kjo kishte ndodhur 35 vjet apo 40 vjet më përpara. Kur mbaroi lufta, ai e quante një luftë civile, sepse ishte në njëfarë mënyre regjim komunist i Pol Pot-it, që kreu këto vrasje, indoktrinoi gjithë rininë dhe i ktheu në ushtarë të këtij regjimi, një regjim diabolik, komunist. Dhe më thotë: “Kur mbaroi lufta, unë iu bashkova forcave të armatosura jo sespe doja t`i shërbeja vendit tim. Unë nuk kisha fuqi të vrisja veten dhe mezi prisja të më vrisnin. Për të më nxjerrë nga dëshpërimi i jashtëzakonshëm që po përjetoja.” Kam intervistuar edhe viktima të përdhunimit që ishin nga intervistat më të vështira. Gra që ishin të forcuara dhe që i kishin kërkuar të martoheshin me persona që i kishin zgjedhur të tjerët, partia në atë kohë apo regjimi. Mbas çdo interviste, edhe pse mund të bëja një intervistë në ditë, dy intervista, unë kthehesha shumë e lodhur dhe thashë mbase klima subtropikale në Kamboxhia që ishte e nxehtë, por edhe me lagështirë… Rrija në hotel dhe nuk kisha dëshirë të dilja e të bëja gjëra. Ajo që kuptova është se e gjithë kjo që unë dëgjoja, kishte rënduar tek unë psikologjikisht edhe ishte e pamundur të shkëputesha. Kur jam kthyer në Oksford nuk i kam prekur intervistat. Ato u transkriptuan. Ishin përkthyer, sepse kisha edhe asistent një djalë kamboxhian që më ndihmoi jashtëzakonisht shumë, sepse ai më thoshte sesi përqaseshin ndaj personave të moshuar që ishin viktima. Intervistat bëheshin në bagoda, në tempuj budistë, që unë i ofroja bukë Budës, përpara se të filloja bisedën me një viktimë. Të gjitha këto rituale unë nuk kisha sesi t`i dija, sado të lexoja. Duhet ta prekësh vendin dhe realitetin.

Mira Kazhani: Është i egër njeriu?

Rudina Jasini: Njeriu ka potencialin të shkojë në një dimension shumë të errët.

Mira Kazhani: Ka diçka në trurin e disave që zhvillohet dhe i bën ata të shkojnë në ekstreme të tmerrshme?

Rudina Jasini: Nuk mund të them pse disa njerëz arrijnë të kapërcejnë aty dhe disa të tjerë jo. Se është bërë edhe një eksperiment shumë i famshëm në San Francisco, në burg. Ku i bënë studentët të ishin si gardistët dhe disa u transformuan dhe hynë kaq shumë në rol, sa nuk shkëputeshin dhe u sollën më keq se ata gardistët e burgut normal. Indoktrinimi ka të bëjë shumë. Kjo është luftë idealesh. Unë jap të Drejtën Ndërkombëtare Penale në Oksford dhe si pjesë e kurrikulumit vendos edhe një dokumentar që e ka bërë BBC “A cry from the grave” pra “Një thirrje nga varri”. Tregon momentet kur gjenerali Mlladiq është duke hyrë në Srebrenicë. Këto janë reale të bëra, sepse kishte ardhur një kameraman dhe ekip nga Serbia që po e xhironin. Aty kupton sesi po zhvillohet një genocid. Ai dhe mbështetësit e tij mendonin vërtet që për veprimin që kishte bërë Turqia Otomane ndaj serbëve, u erdhi radha këtyre të merrnin hak ndaj njerëzve myslimanë tërësisht të pafajshëm. Kur hyn, marshon drejt Srebrenicës ai thotë: Hiqi këto shenjat e rrugës që tingëllojnë turke dhe vendos shenja serbe. I ndanë gratë nga burrat, dhe fëmijët, duke e ditur shumë mirë që burrat do të vriteshin. I kishte të gjitha elementët e genocidit. Po ata që e ndiqnin, besonin. Kjo është një luftë idealesh. Ai ty të ka bërë të besosh që kjo që ti po bën është gjëja më e drejtë.

Mira Kazhani: Si është në Hagë? Si janë qelitë e Hagës? Janë kushtet disi më të mira sesa ato të burgjeve të tjera? Si kalohet koha aty? Ka televizor? Ka libra? Ka bibliotekë?

Rudina Jasini: I kanë të gjitha, përveç lirisë për të dalë. Janë në kushte shumë të mira, sepse aty në Hagë janë në proces paraburgimi. Nuk janë të dënuar. Janë mbajtur për sa kohë që procesi zhvillohet. Ose edhe kur janë në proces gjyqësor. Janë në kushte shumë të mira, por ajo që është interesante për shembull, duke qenë se janë bashkë dhe në dhomat e paraburgimit që ndodhen brenda një burgu holandez, që është një zonë rezidenciale e Hagës, ka njerëz që vijnë me biçikleta, ecin çdo ditë. Ti nuk e kupton ndonjëherë që po shkon në një burg. Po ajo që është interesante është se imagjino i gjithë konflikti për ish-Jugosllavinë, aty kishe gjeneralë serbë, kroatë, që kishin luftuar kundër njëri-tjetrit dhe që luanin futboll, tenis, apo që gatuanin bashkë. Nga pikëpamja psikologjike aty ishte për të bërë një doktoraturë më vete.

Mira Kazhani: Luajnë bashkë me kundërshtarin?

Rudina Jasini: Po. Ata kanë luftuar në beteja midis popujve, por në ato qeli aty i ka bashkuar një fat i përbashkët dhe kjo i bën që të ndajnë hapësirat. Është ai aspekti njerëzor.

Mira Kazhani: E ke kapur ti Millosheviçin gjallë?

Rudina Jasini: Unë kam ardhur mbasi Millosheviçi ka ndërruar jetë pikërisht në dhomat e paraburgimit. Në fakt do ta përmend për kuriozitet këtë. Kam pasur një shkëmbim me Karaxhixh që ka qenë drejtues politik në Bosnje, gjatë kohës që është bërë në Bosnje… për Sarajevën, Srebrenicën. Tjetër gjë nga Mlladiq për shembull. Mlladiq kuptohej që kishte atë të gjeneralit. I frikshëm. Mendoj se vërtet njeri i keq.

Mira Kazhani: Kasapi i Ballkanit. E meriton atë.

Rudina Jasini: Vërtet. E meriton. Karaxhixh, i cili ishte bërë edhe një mjek i mjekësisë alternative dhe kur e sollën aty kishte qenë në Vjenë. Kishte rritur mjekrën. Donte të mbrohej vetë në proces. Kur unë përfundoj një takim në qeli. Nuk është qeli tamam. Se ata vijnë nga qelitë dhe ti je në një zyrë, por brenda burgut të sigurisë së lartë. Është shumë interesante dhe mënnyra sesi kalon dhe kupton që dhe këto burgjet janë ndërtuar nga meshkujt për meshkuj dhe ka disa diferenca kur kalon si femër, por kjo mbase do jetë për një herë tjetër. (qesh)

Mira Kazhani: Jo, jo ma thuaj diferencën. Se më bëre kurioze.

Rudina Jasini: Për shembull, aty ti duhet të jesh shumë e kujdesshme të mos kesh asgjë metalike, duke përfshirë edhe veshjet e brendshme që mund të kenë metalike, sepse bën “bip” shumë dhe të shikojnë të gjithë. Duhet të presësh pastaj që dikush të vijë. Është një botë shumë e influencuar nga gjinia mashkullore. E kupton tërësisht aty. Unë nuk është se e kam shumë problem.

Mira Kazhani: Edhe krimet ata i bëjnë kryesisht kështu që…

Rudina Jasini: Aty nuk ka në fakt, nuk ka pasur as të dënuar. Shumë pak... Në të gjithë të dënuarit mund të ketë pasur të dënuar të gjinisë femërore në atë burg, jo njëherë. Por në Kamboxhia ka qenë e akuzuar një ish-ministre femër e atij regjimi, e cila pastaj kishte Alzheimer, Demencë dhe nuk mori fare. Në përballje me Karxhixhin, ne kur dalim duhet të presim që kushdo që ka pasur takim me të akuzuar të tjerë – jemi në një pjesë të përbashkët aty dhe Karaxhixhi më jep një mollë dhe më flet. “Përshëndetje! Jo nuk besoj tek drejtësia e kësaj gjykate. Kjo është një gjykatë tërësisht politike. Për herë të parë nuk kam pasur mundësinë, nuk e di, nuk po flisja fare, se imazhi i një personi që kishte urdhër dhënë për rrethimin e Sarajevës dhe për dy vjet aty u bë një kasaphanë në Sarajevë, por edhe në pjesë të tjera të Bosnjes nga drejtimi politik i këtij individi dhe ky më flet mua me një zë të qetë.

Mira Kazhani: E more mollën apo ia refuzove?

Rudina Jasini: E mora mollën. E mora sepse aty ti kupton aspektin njerëzor. Të gjithë këtyre u vijnë miq, shokë, familjet e tyre dhe ndonjëherë e kupton që arsyeja pse janë aty, prandaj thashë është shumë e vështirë ta kuptosh a janë vërtet shumë të këqinj apo kanë besuar shumë tek ajo që kanë bërë. Kanë qenë njerëz civilë normal që në një moment të caktuar kanë besuar tek idealet e gabuara dhe kanë kryer nga krimet më të tmerrshme.

Mira Kazhani: Ky është diskutim edhe i Hannah Arendt. Megjithatë për ta parë bardhezi ata që e besojnë dhe e bëjnë këtë janë edhe njerëz të këqinj.

Rudina Jasini: Disa prej tyre po.

Mira Kazhani: Nuk mund të jetë indoktrinimi justifikimi i madh.

Rudina Jasini: Absolutisht. Gjenerali Mlladiq ndërkohë që bëhej procesi gjyqësor kthente kokën dhe shikonte në galerinë e publikut, bënte kontakt me viktimat, edhe i nënqeshte. Unë nuk kisha parë në atë gjykatë asnjë të akuzuar që mos të shprehte asnjë lloj keqardhje për atë që kishte ndodhur.

Mira Kazhani: Ishte për shembull Karaxhixhi i penduar?

Rudina Jasini: I penduar jo, i tërhequr po. Me një qëndrim tjetër. Mbase se ishte një intelektual, ish-intelektual me pozicion politik. Këta që kanë qenë gjeneralë për shembull apo në një fushë që kishin autoritetin për të bërë diçka… Është ndryshe të ulesh në një zyrë dhe të japësh urdhër të përgjithshëm të rrethohet dhe është tjetër gjë nëse ti je komandant i forcave dhe mobilizon. Ke një pushtet tjetër.

Mira Kazhani: Janë gjithmonë rrëfime kurioze dhe interesante kto për njerëzit Rudina. Për të kaluar pak tek Londra dhe Shqipëria. Të shoh që nuk je e painteresuar për Shqipërinë. Të shoh që shfaqesh në studio televizive, herë me Zoom, por edhe kur vjen këtu, të ngacmon diku Shqipëria? Për shembull për t'iu bashkuar ndoshta drejtësisë këtu? Ka nevojë për njerëz… ndoshta dhe politikës, sidomos aty ka nevojë për intelektualë.

Rudina Jasini: Ka qënë një evoluim. Kur jam larguar fillimisht nga Shqipëria kisha një tendencë të shkëputesha nga Shqipëria. Doja të përqafoja sa më fort atë që më ofrohej andej dhe t`i merrja çdo gjë që ishte e mundur botës që po jetoja. Me kalimin e kohës mbase, se arrin edhe njëfarë pozicioni më të rehatshëm me atë që bën andej….

Mira Kazhani: Si ata njerëzit e realizuar që kishe takuar, që kur fillon dhe realizohesh e do dhe më shumë Shqipërinë pastaj…

Rudina Jasini: Edhe ka ardhur shumë e natyrshme tek unë. Mendoj se të japësh një kontribut për vendin tënd, - pavarësisht se kam dy nënshtetësi, kam përqafuar fort dhe vlerat e shoqërisë britanike, traditën, - por ka një thirrje të brendshme dhe unë nuk është se ka ardhur si rezultat se unë jam ulur aty dhe e kam analizuar si të ndihmoj unë Shqipërinë. Jo, mua më ka ardhur shumë e natyrshme dhe mendoj se nëse arrij me punën time apo me zërin tim në gjërat për të cilat unë kam se çfarë të them, në fushën time profesionale apo dhe aspektet e tjera me të cilat unë jam ndeshur, është një gjë e mirë nëse i jep opinionit publik shqiptar dhe është një përgjegjësi. Unë mendoj se kush del për të thënë diçka apo për të ndarë një mendim duhet ta ndjejë njëherë se ka një përgjegjësi publike dhe ky është konteksti në të cilën kam marrë pjesë. Në fakt kam qenë dhe në pjesën e disa organizatave ku kam hartuar, në Shqipëri nuk e dinë fare as qeveria shqiptare asgjë që një person që ka hartuar një raport mbi sistemin e drejtësisë në një nga organizatat që lidhet me shoqata ndërkombëtare, të së drejtës ndërkombëtare e kam hartuar unë, po nuk e kam bërë se ma ka kërkuar dikush nga këtu. Kam marrë pjesë dhe thashë pse jo, nga koha ime për ta bërë. Dhe një gjë tjetër, mua më ka kontaktuar një fondacion ligjor britanik, i cili asistonte Gjykatën Kushtetuese në Shqipëri dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë dhe më paguan si konsulente ndërkombëtare, ndërkohë që kjo iniciativë mund të kishte ardhur shumë mirë nga institucionet shqiptare, se ti vjen dhe me dëshirën po ndonjëherë e bën dhe vullnetarisht. Dhe pse duhet të jetë një i huaj, e them në sensin të të përdori me mirësi, të të shfrytëzojë kapacitetin tënd për të ndihmuar vendin tënd.

Mira Kazhani: E kuptoj! Po je ‘overqualified’, si është ajo që thonë jashtë kur nuk të marrin në punë, se je shumë i kualifikuar…

Rudina Jasini: Po ka Shqipëria kapacitete, vetëm se duhet të të jepet hapësira.

Mira Kazhani: Je lindur dhe rritur në Tiranë apo në Elbasan dhe në Tiranë ke ardhur për studime?

Rudina Jasini: Në Elbasan, pastaj në Tiranë kam bërë studimet dhe pastaj….

Kam dy motra dhe ato kanë mbaruar studimet jashtë. Janë vendosur në dy vende të tjera të Europës kështu që…nuk e di… di vetëm… kjo nuk do të thotë që unë do t`u bëj thirrje të rinjve shqiptar të largohen, por është një mundësi e mirë nëse ti arrin diçka që ti do dhe nëse vendosesh diku tjetër dhe e gjen veten mire, vazhdo. Shqipëria ka nevojë për shqiptarë të mirë të bëjnë Shqipërinë, por duhet të krijohen kushtet favorizuese që individit t`i jepet mundësia të arrijë potencialin e vet më të mirë të mundshëm.

Mira Kazhani: Të pashë në Instagram që të kërkonte dikush që ta këshilloje si të fitonte një punë si shofer në Ambasadën Britanike. Po përtej kësaj se kjo është naivitet dhe “genuine” ndonjëherë nga njerëzit. Çfarë mendon për shqiptarët që po ikin përmes kanalit "La Manche", është një debat i madh dhe një këshillë çfarë do gjejnë ata atje?

Rudina Jasini: Është fatkeqësi dhe tragjedi ajo që po ndodh me largimin e shqiptarëve dhe të rinjve. Nuk mund të jesh kurrë i pranueshëm dhe të pranohesh nga një shoqëri që bazohet, funksionon mbi rregulla, nëqoftëse ti shkel rregullat kaq hapur dhe hyn ilegalisht. Do të jesh i fshehur dhe do të bësh një jetë klandestine, çfarëdolloj të ardhurash që ti mund të gjenerosh…Unë e kuptoj pse ikin disa njerëz nga pamundësia për të përballuar jetën këtu…

Mira Kazhani: Ikin nga papunësia, ikin për arsye ekonomike, ndonjëherë dhe sociale.

Rudina Jasini: Nuk është zgjidhje. Kjo është një zgjidhje tërësisht afatshkurtër. Ti nuk po ndërton asgjë. Ti mendon se je aty për këtë kohë. Ti po e merr si po të vjen. Po nxjerr disa të ardhura, por ti nuk po ndërton diçka. Nuk ke një projeksion që unë po bëj diçka me jetën time.

Mira Kazhani: Ndoshta do gjejë një punë. A ka mundësi për të punuar në Londër?

Rudina Jasini: Tërësisht në të zezë, sepse çdo punëdhënës është i detyruar të kontrollojë nëse ti i ke dokumentat e rezidencës në atë vend, nëse i ke në rregull. Nuk është zgjidhje. Një jetë klandestine nuk të jep asgjë. Nëse ti mjaftohesh pastaj të marrësh çfarë të marrësh në atë kohë dhe po të kapesh e të të kthejnë, kjo është në koshiencën e çdo personi pastaj, por unë jo vetëm me profesionin tim që mendoj se çdo gjë duhet bërë brenda kontureve ligjore, por dhe në aspektin human mendoj se nuk të mëson gjë. Nuk rritesh me atë që bën.

Mira Kazhani: Diçka që të pëlqen shumë kur vjen në Tiranë? Dhe për ta mbyllur një gjë që të shijon pafundësisht nga Tirana, përveç takimit me prindërit e tu të dashur që janë këtu?

Rudina Jasini: Dielli, se shkëlqen fort. Është i bekuar. Natyra. Ka njerëz të mirë në Tiranë dhe hahet shumë mirë.

Mira Kazhani: Thank you!

Rudina Jasini: Thank you!

Mira Kazhani: Have a good time Rudina and we hope to meet again to bring some voice that we forgot today!

Rudina Jasini: With great pleasure. I thank you very much!

The lawyer who meets angels and devils

The "Ze me Miran" podcast was supported by Credins Bank

*The right to repost is prohibited without the permission of the editor

Any misrepresentation of facts online will be prosecuted