Videopodcast

The good boy of wild industry

The good boy of wild industry

By Mira Kazhani/ A few days ago, Rafaela, a character I would like to have on the podcast, completely unknown to the public, told me, while we were drinking coffee, that one of the things that impressed her in the podcast series was the democracy of the characters.

I, of course, felt good. The goal, as an author, is to bring all the colors and all the voices. Very successful or completely unknown, what matters is history and fable and, as far as I understand, democracy.

I struggled a bit with this week's voice. The modern music industry today is, to me, very wild. Its main protagonists are the people most adored, discussed and followed by young people, teenagers and even children. Most of them prefer to hide behind music videos, concerts and the perfect Instagram. They are mostly isolated, hermetic in information about their lives.

Some may be aware that they do not enjoy the science of speech and articulation.

This was in no way the case of Capital T, which responded a few days late, but very politely, but especially with its feet on the ground.

"Okay, I'll be happy to come on your podcast. I've seen a few and I like that set up. As soon as I am in Tirana", he told me, "We will sit down for a conversation".

Në Tiranapost pashë bulëza entuziazmi dhe simpatie për këtë këngëtar, të cilit fytyrën me këngët ia lidha vetëm kur e takova.

Më mirëkuptojnë të gjithë ata që kanë qenë adoleshentë në kohën e Elita 5.

Capital T nuk i ka thënë të gjitha në këtë podcast. Ka vendosur që të paktën për një çështje të mbetet shumë diskret, por ka folur me aq sinqeritet dhe në fund kam besim që do të dominojë shija e djalit të mirë.

E di që në “shtetin” e TikTok-ut deklaratat e tij do të shpërndahen si buka e ngrohtë. Sikundër uroj që personazhe kaq të ndjekur dhe të adhuruar të kuptojnë peshën e komunikimit me mediat. Një artist nuk mund të fshihet përjetësisht pas hiteve apo veshjeve në klipe. Në jetën publike, siç merr prej saj, ke detyrë të japësh! Capital-i e nisi vallen... ose ndoshta e hapi lojën!


Intervista e transkriptuar

Mira Kazhani: Në këtë episod të podcastit “Zë me Mirën” kam ftuar një djalë, një artist super të suksesshëm. Kur i shkruajta në fillim nuk besoja që më njihte dhe madje nuk isha e sigurt nëse do të kishte parë ndonjë podcast timin, por në fakt Capital T më zhgënjeve për mirë. Më parë do besoja që kishe bërë një këngë për mua sesa do kishe ndjekur një podcast.

Capital T: Jam kurioz për këto gjërat e reja dhe të mira kështu që i kam parë disa nga podcastet e tua, prandaj dhe pranova. S`është se i kam shumë me qejf intervistat të them të drejtën, por këtu po ndihem shumë mirë.

Mira Kazhani: Ku i ke parë?

Capital T: Në YouTube. M`i kanë rekomanduar.

Mira Kazhani: Je i vëmendshëm ndaj lajmeve, internetit, gjërave që dalin në media?

Capital T: S`ke nga të ikësh. S`mund të ikësh. Jemi bërë edhe pak si të sëmurë nga rrjetet sociale, Instagrami. Mundohem ta evitoj sa më shumë, edhe pse është shumë e vështirë. Ngaqë dhe jam si natyrë kurioz. Po jam, kryesisht jam aty në brendësi dhe i ndjek.

Mira Kazhani: Mendova mos ishe kurioz vetëm për vajzat e bukura që të shkruajnë? (Qesh)

Capital T: Edhe për ato. Jam kurioz nga natyra për gjëra të reja, për sportin, ushqime, aktivitete, muzikë, gjithçka.

Mira Kazhani: Si e zgjodhe sot veshjen para se të vijë këtu?

Capital T: Nga ato podcaste që të kam parë, se normalisht njeriu përgatitet pak, thashë, është mësuar gjithmonë… - se preferoj sidomos kur kam diçka për të treguar një anë më serioze, pak më ndryshe, - thashë ajo është mësuar me njerëz më në moshë, më seriozë, kështu që thashë po shkoj thjesht.

Mira Kazhani: Mirë ke bërë! Unë në fakt u përpoqa të të përshtatem ty me këtë jelekun e lëkurës. Mirë?

Capital T: Mirë. Duhet të ndryshosh dhe ti nganjëherë. (qesh)

Mira Kazhani: Nuk të kam ndjekur asnjëherë në një klub nate. Diferenca është e qartë. Për shkak të moshës. Unë i përkas një kohe tjetër. Ndoshta të muzikës së dajes tënd. (qesh)

Capital T: Është mirë ndonjëherë siç e ke thyer me veshjen, ta thyesh edhe me ndonjë aktivitet përveç teatrit, operës dhe në këto aktivitetet…

Mira Kazhani: Do doja që të vija, po duhet edhe të ketë vend për të gjithë. Duket sikur është pak për të rinjtë. E dëgjoj muzikën tënde, sepse nipi im e pëlqen në makinë dhe unë të kam njohur përmes nipit tim 10-vjeçar.

Capital T: Sa mirë! E shikon që secila moshë, secili njeri që ta dëgjon muzikën e ka vlerën e vet? Doja të thoja që e bëj për herë të parë publike që vitin e ardhshëm, në 2023-shit do të bëjmë koncertin e madh “Time Capsule” në Prishtinë. Detajet do të vijnë në vazhdim. Po të ftoj që tani. Ai është koncert për të gjithë. Është koncert i përmasave të mëdha. Do të jetë përafërsisht si ai që ka qenë në Tiranë, vetëm do të ketë detaje shtesë për shkak se është në vendlindjen time. Do të jetë aty ku unë e kam ndërtuar krejt karrierën. Kështu që je e ftuar që tani.

Mira Kazhani: Që tani po them që do të vij.

Capital T: Faleminderit!

Mira Kazhani: Capital, ke disa emra. True Capo, Capital T dhe i treti është i vërteti Trim.

Capital T: Po. Capital T është emri artistik, kurse True Capo fillimisht kur filloi Instagrami ka qenë si “user” i zënë Capital T, e ka hapur dikush para meje, edhe thashë ok, unë jam Capital T, ose Kapo i vërtetë, se Capo është shkurtesa e Capital T. Edhe thashë: Unë jam True Capo.

Mira Kazhani: Je një djalë i vërtetë?

Capital T: S`diskutohet.

Mira Kazhani: Si e njeh veten ti?

Capital T: S`bëhet fjalë fare.

Mira Kazhani: Kush e thotë këtë?

Capital T: Ca miqtë e mi nga Tirana.

Mira Kazhani: Mendon që ne e kemi përgjigje të zakonshme këtë?

Capital T: Jo, jo ndodh. Po unë e përdor si shaka.

Mira Kazhani: Ok. Nuk të lejohet asnjë përgjigje me “s`bëhet fjalë fare”. (qesh)

Capital T: Ok. S`bëhet fjalë fare. (qesh)

Mira Kazhani: Më trego pak për fëmijërinë tënde.

Capital T: Kam pasur një fëmijëri shumë të mirë, shumë të këndshme. Tashmë edhe më shumë ia di vlerën kur shoh si jetojnë fëmijët e sotëm. Ne s`kishim asgjë elektronike. Unë rrija gjithë ditën në fusha duke luajtur me fëmijët e tjerë. Kryesisht kur kemi shkuar tek familja e nënës, te dajat... Edhe në lagjen ku jam rritur unë, aktiviteti kryesor ka qenë shkolla dhe kur kthehesha nga shkolla dilja tek lagjja luaja me fëmijët e tjerë. Ka qenë shumë produktive për ne. Jemi rrit hap pas hapi, fazë pas faze. Jo të gjitha përnjëherë. Gjithë informacionet e panevojshme që sot fëmijët i marrin dhe është shumë e dëmshme. Edhe koha ka qenë e tillë. Kosova ka qenë nën okupimin e Serbisë, ka qenë totalisht ndryshe. Jemi mbledhur më shumë nëpër shtëpi me kushërinjtë e tjerë të vegjël. Ka qenë kohë me kujtime shumë shumë të mira.

Mira Kazhani: Tani në fakt, kur mendoj nipin tim, ndërkohë që po flisje që rritet me tekstet e këngëve të tua “Thirrëm hitman”, “Rolex e Prada”, “Këmbët e gjata”. Si t`ia bëjmë ne tani? (qesh)

Capital T: Unë kryesisht e kam shumë problematike pjesën e tekstit dhe imazhin që unë jap përmes këngës. E di që diku mund të ndikohet negativisht dhe kryesisht është roli që nuk kam qejf ta marrë barrë apo përgjegjësi që dikujt t`i lë një ves të keq, shije të keqe apo diçka të keqe. Jo vetëm për faktin se jam vetë kështu si person, por edhe sepse industria jonë ka goxha shembuj të këqij jo vetëm në muzikë, por në shumë gjëra dhe faktikisht sot për sot ata po ecin më shumë. Njerëzit janë kuriozë t`i shikojnë ata. Unë kam zgjedhur të jem shembull i mirë dhe dua ta mbaj dhe shpresoj që do mund ta mbaj në këtë rrymë që po ndodh përreth.

Mira Kazhani: Faleminderit shumë që po tregohesh i vërtetë. Një True Capo!

Capital T: Po janë tekstet, këngët të publikuara. Nuk është se mund të gënjej për këtë gjë.

Mira Kazhani: Unë sot jam në këtë podcast me ty edhe sepse ju jeni një fenomen që nuk ju ndalon dot më asgjë. Industrinë tënde. Pavarësisht se për ty Capital, më kanë thënë që të gjithë fjalë shumë të mira. Madje ndryshe nga gjithë të singjashmit, shokët e tu, ti je i vetmi që nuk ke ngrënë ndonjë shpullë apo grusht.

Capital T: Jo, nuk jam përfshirë në këto afera. E di që njerëzit i përdorin. Dikujt edhe mund t`i kenë ndodh. Se janë situata që mund të ndodhin. Mund të më ndodhin dhe mua dhe gjithkujt. Unë jam munduar t`i shmang këto situata gjithmonë. S`është se s`ka ndodhur që të kem konfrontim apo probleme. Ka ndodhur kohë pas kohe, por s`kam preferuar t`i përdor apo t`i fus në media dhe të marrë vëmendje të tillë. Mendoj që vlera më e madhe që unë kam si artist dhe gjëja më e mirë që e trashëgoj prej karrierës sime është që mund të dal i lirë në rrugë dhe dal gjithmonë në këmbë, me shoqërinë, me familjen. Takoj njerëz që më duan muzikën, më duan mua si person, shkëmbej fjalë, japin mendime, i pranoj, i diskutoj. Kjo është ajo vlerë që s`e kam zgjedhur unë, por më ka ardhur vetë. Sot jam shumë i lumtur që e kam se kur kam qenë më i ri në moshë kam qenë më impulsiv dhe i kam dashur përballjet, problemet. S`është se s`i kam dashur. Po tashmë jam shumë falenderues që s`më ka çuar Zoti në atë rrugë dhe jam ky që jam.

Mira Kazhani: Sa ka ndikuar familja jote tek ty, në këtë drejtim?

Capital T: Shumë. Baza ka qenë aty. Janë kujdesur për mua. Kanë bërë një punë të mrekullueshme. Sidomos mami im është më shumë me mua. Jam përjetësisht falenderues ndaj tyre për çdo gjë.

Mira Kazhani: Cili është autoriteti i padiskutueshëm tek ty mes prindërve? Mami apo babi?

Capital T: Të dy. Thjesht në mënyra të ndryshme. Më përpara ka qenë ajo figura e babës më e rreptë. Jo që ka qenë shumë në këtë aspekt, por gjithmonë e ka pasur këtë pozicion. Edhe nëna e ka pasur impaktin ndoshta më të madh se babai, por në mënyrë tjetër. Me dashuri dhe qetësi ajo mënyrë ka funksionuar më shumë tek unë.

Mira Kazhani: Bën pjesë tek djemtë që e ke pikë të dobët mamin?

Capital T: Po. Po. Mund ta them që nënën e kam pikë të dobët. Të dy, se jam vetëm një fëmijë. Se s`kam vëllezër apo motra, por nënën e kam pikë të dobët.

Mira Kazhani: Çfarë këshille të jep ajo gjithmonë? Ose bekim, urim

Capital T: Gjithmonë kur dal prej shtëpisë, më thotë: Në dorë të Zotit!

Mira Kazhani: Pse të kanë quajtur Trim?

Capital T: Po kur unë linda në vitin ’92, atëherë Kosova ishte në luftë. Ishte pak para luftës, por përgatitjet…

Mira Kazhani: Kishin nisur demonstratat…

Capital T: Në atë drejtim po shkonte gjëja dhe normalisht që të gjithë prindërit kanë pas qejf që fëmijët t`i kenë trima e të luftonin për Kosovën. Unë s`kam pasur atë fat që të kisha moshën për të luftuar për Kosovën, për vendin tim… S`e kam thënë asnjëherë publikisht, por sot i kam kushtet – po të ketë, po inshallah s`do të ketë asnjëherë nevojë – sot i kam kushtet të hipi në aeroplan privat edhe të shkoj kudo po pati ndonjë problem. Madja ta suportoj luftën në mënyra të ndryshme. Po e jap fjalën që nëse ajo ndodh, unë do jem aty. S`bëhet fjalë fare që të iki nga Kosova për asnjë arsye.

Mira Kazhani: Në këtë paragraf vlente “S`bëhet fjalë fare”.

Capital T: E përdora aty ku duhet.

Mira Kazhani: Flasim pak për klubet e natës dhe jetën që ti bën. Jeton më shumë natën sesa ditën ma merr mendja.

Capital T: E kemi me sezone. Unë nuk jam shumë njeri i natës si person. Atëherë kur punoj natën dhe ngelem pa gjumë deri në 3-4 të mëngjesit, prapë në 8, 8 e gjysmë, 9 maksimumi, s`mund të fle më shumë. Vera më transformon. Humb në peshë, dukem tjetër person. Se s`mund ta bëj atë rutinën që e kam të zakonshme gjatë pjesës tjetër të vitit. Jam munduar që klubin e natës ta marr si diçka positive, sepse vijnë njerëz që e pëlqejnë muzikën time. Shkëmbejmë momente. Nuk jam nga ata artistë që dal me një palë syze dhe i anashkaloj të gjithë njerëzit. Mundohem të marrë diçka dhe t`u jap një emocion. Kam shfrytëzuar jetën e natës edhe ato fitimet që kam për ta ndarë një pjesë edhe për njerëzit që kanë nevojë, kur kam mundësi të ndihmoj diku. Kështu që kam shumë gjëra të mira që marr prej kësaj. Kam nisur edhe fazën tjetër për të kaluar në koncerte apo diçka më të madhe, pa marrë parasysh që tregu akoma s`ta ofron atë mundësi, ose vendet tona nuk kanë mjaftueshëm ambiente të kënaqshme për koncerte të mirëfillta. E di që tani ka ardhur koha të ndryshojë faza e klubeve të natës, sepse industria jonë është zhvilluar, ka evoluuar. Në mungesë të sallave për koncerte, klubet janë bërë me 2 mijë apo 3 mijë persona kapacitet. Këto mund të ndodhin vetëm në vendet që janë turistike si Ibiza, por vendet si New York, Londra, Parisi, 300, 350 veta e kanë në maksimum kapacitetit. Për çështje sigurie, për shumë arsye të tjera. Koncertet e mirëfillta nëpër salla ke kapacitet, varet sa shet bileta. Mendoj që tregu ynë duhet të shkojë në këtë drejtim. E kemi nisur që në 2019-ën me koncertin Time Capsule në Tiranë. Tani do vazhdojmë edhe me Time Capsule në Prishtinë. Po mundohemi ta ndryshojmë pak rrjedhën.

Mira Kazhani: Çfarë ndodh pasi mbaron performancën tënde në një klub nate? Shkon në dhomën tënde të hotelit edhe fle gjumë? Rri me grupin tënd?

Capital T: Shumë rrallë ndodh të rri më pas me shoqërinë, kur vijnë mysafirë. Kryesisht e kam shumë problematike, sepse zakonisht orarin e gjumit e kam 12, 12 e gjysmë kur fle. Performancat në skenë janë në 1 e gjysmë në 2. Shpeshherë ka ndodhur që nga ora 11, 11 e gjysmë kam fjetur një orë, edhe jam ngritur për performancë në club. Po nuk diskutohet, është ajo adrenalina që të mban edhe një orë zgjuar dhe pastaj gjumë.

Mira Kazhani: Jam gjithmonë kurioze për atë adrenalinën tuaj pas koncertit. Si e menaxhoni? Se ndodh diçka. Truri pëson një lloj eksitimi dhe është e vështirë të bjerë në gjumë. Përveç faktit që nuk e di, ti je njeri që pi alkool?

Capital T: Jo, jo. S`e kam qejf.

Mira Kazhani: Cigare? Asgjë?

Capital T: Jo. Jo. S`jam nga këta sepse më ka përfshirë pak edhe sporti dhe janë shumë gjëra të kundërta. Pjesa e gjumit dhe rigjenerimit është për shkak se bëj shumë sport gjatë ditës. Jam shumë fans i arteve të miksuara marciale. Që tani quhen MMA. Jam fans i flaktë. I njoh të gjithë dhe i ndjek shumë edhe live kur kam mundësi. Kështu që kjo të paralizon pak në këtë pjesë. Duhet ta kontrollosh ushqimin se ndodh që atë punë që po bën në palestrër e çon kot. Nuk është se përshtaten. Nuk janë në atë rrjedhë. Po pjesa e adrenalinës mbas koncerteve është diçka shumë shumë interesante.

Mira Kazhani: Fol tani, të ka ndodhur për shembull që të shkosh me ndonjë vajzë që e ke takuar për herë të parë që ka pasur një dashuri me shikim të parë, ose qoftë edhe një pëlqim dhe ke pasur një “one night stand”?

Capital T: Unë nuk jam nga ata tipa aq direkt. Më duhet pak kohë ta njoh një njeri. Nuk është se nuk ka ndodhur. Normalisht që ka ndodhur. Po nuk është preferencë e imja. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në një klub nate aty ku unë kam performuar, që të përfundoj të shkoj me një vajzë nga klubi i natës që ka ardhur të më dëgjojë mua. S`më ka ndodhur asnjëherë. Ky është fakt se njerëzit e dinë se vijnë gjithmonë në koncertet e mia. I respektoj shumë ata që vijnë për të ma dëgjuar muzikën. Nuk dua të mos i respektoj. Kam qejf të më njohin njerëzit kush jam unë. Nuk dua të më njohin për Capital T. Në asnjë lloj aspekti. Capital T është personazhi, është muzika ime, por kur ka të bëjë me integritetin tim, pjesën më të afërt, më personale kam qejf të më njohin për mirë.

Mira Kazhani: Po, por përgjithësisht njerëzit përfshihen emocionalisht me famën e dikujt, me tekstet e këngëve, me paraqitjen, me stilin sesi vishen. Edhe ata besojnë se e njohin atë lloj personazhi. Për dikë mund të jesh shumë i afërt, pavarësisht se për ty mund të jetë i huaj.

Capital T: Tani me rrjetet sociale e kanë atë ndjenjën. Gjithmonë janë afër nesh në gjërat që bëjmë dhe bëhet si pjesë e rutinës së tyre, e jetës së tyre.

Mira Kazhani: Me pak fjalë, ti zakonisht fle vetëm.

Capital T: Unë zakonisht natën, kur kam koncerte, fle vetëm, ose me dikë që s`ka lidhje me koncertin.

Mira Kazhani: Ke një të dashur? Je në një lidhje në këto momente që flasim?

Capital T: Nuk mund të flas për këtë se është temë që nuk preferoj ta diskutoj. Ç`të them? S`kam ndonjë përgjigje. Me qetësi dhe dashuri!

Mira Kazhani: Capital, unë nuk e kam për zakon që t`i përgojoj vajzat. Aq më tepër të përmend emra. Po ka një interes shumë të madh ndaj teje për një lidhje tënden. Nuk ka rëndësi fare emri sot. Ajo që dua të kuptoj unë, çfarë e pengon një artist si ty ta pranojë një lidhje dashurie. Punë e madhe fort se çfarë do të bëjë bota. Punë e madhe fort nëse do të martoheni apo jo, nëse do ta kurorëzoni këtë dashuri. Njeriu jeton sipas dëshirës së vet dhe nuk ka pse të fshihet. Është edhe një lloj mesazhi që njeriu duhet ta pranojë zgjedhjen që bën apo realitetin në të cilin pluskon.

Capital T: Absolutisht pajtohem me atë që po thua po çdo njeri ka karakterin e vet, stilin e vet dhe pikat që e dallojnë nga të tjerët. Unë mendoj që ka mjaftueshëm njerëz që dalin publikisht. Mjaftueshëm njerëz që ka publiku pse t`i ndjekë. Prandaj thashë edhe kur më pyete për pjesën e sherreve dhe pjesën e vëmendjes nga gjërat e tjera që unë s`e kam preferuar asnjëherë. Kam qejf që në fund të ditës, njerëzit ta njohin Capital T vetëm për veprat e mira, për muzikë dhe për atë gjë që unë kam krijuar. Kurse pjesa personale pastaj është personale, është private. Arsyeja ime pse unë s`dua t`i bëj publike është sepse konsideroj që gjërat e bukura duhet të mbahen për vete. Sepse shkatërrohen kur shfaqen për gjithë të tjerët. Arsyet mund të jenë shumë të ndryshme. Pjesa tjetër pse s`dua t`i bëj publike është sepse nuk dua t`ia prish privatësinë. Nuk ma ka askush për borxh se unë jam i famshëm. Fama s`është diçka që unë e kam dashur. Unë kam dashur muzikën. Fama ka ardhur si pjesë e të bërit muzikë. Se nuk e kam ditur çfarë është fama kur kam qenë 13 vjeç. 13 vjeç kam filluar të bëja muzikë në studio. 15 vjeç isha në klipin e parë që ka bërë bujë në 2007-ën. Kështu që ç`lidhje ka personi afër meje me këtë pjesë? Pse duhet ta trashëgoj këtë vëmendje dhe t`i vështirësohet jeta?

Mira Kazhani: A nuk vështirësohet pak jeta kur lidhja është e fshehtë? Është pak e mundimshme të jesh njeri publik, edhe të bësh jetën tënde personale dhe ta ruash privatësinë? Të vjen në majë të hundës ndonjëherë?

Capital T: I ka edhe ato vështirësi. Absolutisht që po dhe ndikojnë edhe ato. Po prapë më e vështirë është ta kesh publike. Mendimi im.

Mira Kazhani: Pse mendon që bota i prish gjithmonë dashuritë edhe punët e të tjerëve?

Capital T: Se e ka treguar historia. Ke miliona shembuj. Ma thuaj një çift të mirë që sot kanë ngel bashkë.

Mira Kazhani: Victoria Beckham dhe David Beckham.

Capital T: Ok, ja ma the një. Bravo! Shumë mirë! Po të tjerë?

Mira Kazhani: Po plot ka çifte.

Capital T: Po kush?

Mira Kazhani: Prindërit e tu. Prindërit e mi.

Capital T: Jo, po ata s`janë…

Mira Kazhani: S`janë të dashuruar?

Capital T: Jo. S`janë njerëz publikë. Janë shumë të dashuruar, por s`janë njerëz publikë. Mendoj që kam bërë zgjedhjen e duhur dhe kur të jetë një moment i duhur që të bëj diçka publike për të gjithë, do ta bëj. Po prapë besoj që do jetë diçka e mbyllur. Nuk është se dua të jem nga këto çifte që gjithmonë nxjerr fotografi, nxjerr video. Janë gjithmonë aty prezent. I shfrytëzojnë ato momente bla, bla, bla.

Mira Kazhani: Jeta jote private nuk do të jetë kurrë një koncert i madh?

Capital T: Jo. Asnjëherë.

Mira Kazhani: Do të jetë një koncert i vogël.

Capital T: Një koncert shumë, shumë, shumë i vogël dhe i seleksionuar.

Mira Kazhani: Çfarë mendon ti për familjen? Çfarë është familja për ty sot?

Capital T: Familja është shërimi i vetëm për botën në këto momente. Mendoj se e gjithë lufta në botë momentalisht është të shkatërrohet familja, sepse është baza e çdo gjëje. Është mbrojtja më e mirë për fëmijët, mbrojtja më e mirë për njëri-tjetrin, suporti më i mirë financiar. Në çdo aspekt familja është çelësi.

Mira Kazhani: Në ç`kuptim e thua që lufta tashmë është kundër familjes?

Capital T: E them në sensin se është si ajo dele që ikën nga kopeja dhe e ha ujku. Çdo familje që shkatërrohet, ata njerëz që s`janë më pjesë e asaj familje janë më të qasshëm dhe më të përdorshëm nga fuqitë e ndryshme. Mendoj se ka fuqi që duan t`i përdorin njerëzit në mënyrat që atyre iu duhen. Kjo s`është aq e lehtë kur je një njeri familjar dhe ke baza familjare dhe ke lirinë financiare. Ke njerëz që konsultohesh me ta, që të mbrojnë, i mbron dhe shpërndahet në 5-6 persona të besueshëm që kanë një lidhje.

Mira Kazhani: Po shfaqesh klasik me disa rregulla, nuk do thoja fanatik por…

Capital T: Ashtu jam.

Mira Kazhani: Je. Unë kam dëgjuar që je dhe romantik. Kam mësuar për ty gjatë javës kur po përgatitesha për podcastin. I dija këngët e tua, por nuk është se e lidhja shumë mirë emrin, portretin dhe këngën. Po kam një gazetare të re në Tiranapost që quhet Zeni, po bën 22 vjeç dhe ajo më informoi shumë rreth teje dhe dua të të bëj një pyetje për një vajzë që duhet të jesh ndarë para 100 vjetësh dhe ta ka thyer zemrën ajo. Ti i ke bërë shumë tekste këngësh. Ç`bëhet me atë vajzën? Është e lumtur tani në jetën e saj? E bëra si tekstin e Ylli Limanit. Do e bëjë këngë ai, po e dëgjoi. (qesh)

Capital T: Kryesisht këngët e mia kam preferuar të frymëzohem nga diçka reale. Kryesisht kanë qenë prej lidhjeve të mia. Unë nuk kam shumë informacione për lidhjet e kaluara se ku ndodhen me jetën e tyre. Po shpresoj që të jenë shumë më të lumtura se ç`kemi qenë në lidhje, ose të jenë shumë më mirë seç kanë menduar se do të jenë.

Mira Kazhani: Ke tradhtuar ndonjëherë, padashje? (qesh)

Capital T: Nuk jam tip që tradhtoj. Kam tradhtuar, por jo në sensin e marrëdhënieve seksuale. Kam tradhtuar në sensin e një bisede, një flirtimi, ose diçka e tillë që prapë e konsideroj tradhti. Mirëpo s`kam tradhtuar asnjëherë në sensin që merret, sado që është shumë e thjeshtë. Nuk është se kam qenë edhe shumë i lidhur.

Mira Kazhani: Po ti qenke një djalë yll!

Capital T: S`e di ç`të them. Ndoshta jam shumë klasik. Ke kërkuar nga mua sot të bëjmë një bisedë shumë spontane dhe reale dhe unë po mundohem të përgjigjem për ç`do gjë.

Mira Kazhani: E para, më lejo të të them që më pëlqejnë burrat klasikë. Më pëlqen jeta klasike. Më pëlqejnë djemtë që iu thuhet zemra. Nuk më pëlqejnë shumë djemtë që vetëm thyejnë zemra. Se më duken pak robotikë, pak mekanikë, të pashpirt. Kështu që nëse ty të është thyer zemra ndonjëherë, gjithë vajzat që do të shohin besojnë do kenë respekt, se pamjen e ke të ashpër kur të shikon kështu.

Capital T: Është edhe çështje karakteri.

Mira Kazhani: Është njerëzore të të thyhet zemra.

Capital T: Po normale. Unë s`kam qenë asnjëherë njeriu që i kam fshehur ndjenjat e mia dhe sa kohë që janë, kanë qenë dhe do jenë ato, unë s`ngurroj t`i shpreh ndonjëherë.

Mira Kazhani: Të ka tradhtuar ty ndonjë vajzë?

Capital T: Po. Absolutisht që po. Por ka qenë ndoshta nderi më i madh që më ka bërë në jetë.

Mira Kazhani: Ishte më i mirë se ti ai djali? Ishte më i pashëm, më i gjatë, më i shkurtër, më biond?

Capital T: Fatkeqësisht ka qenë katastrofik më i keq se unë, edhe pse nuk mund t`i gjykoj njerëzit e të flas për veten, se më gjykojnë të tjerët, por që ai ka qenë vërtet shumë i keq. Po ajo më ka bërë më mirë dhe më ka bërë të kuptoj shumë gjëra.

Mira Kazhani: Çfarë kuptove për shembull? Pse mund ta bëjë një njeri këtë?

Capital T: Kam qenë shumë i ri, por kam hyrë në analiza për shembull që s`i kisha menduar në atë moshë, që pamja s`është gjithçka, që mund të jetë diçka tjetër. Mund të jetë person më i mirë. Mund të jetë më i komunikueshëm. Mund të dijë të flasë më mirë. Mund të dijë t`i shpjegojë ose trajtojë gjërat më mirë. Ka qenë periudhë shumë ndërtuese për mua dhe sot e kësaj dite e kujtoj me shumë qetësi dhe me qejf. Është pjesë shumë e bukur e jetës time.

Mira Kazhani: Është diku në ndonjë tekst të ndonjë kënge, nëse ma kujton?

Capital T: Ka copa. Ka copa, por nuk është se është specifikisht një këngë komplet.

Mira Kazhani: Ti nuk kishe bërë asnjëherë 'diss-e', është termi që përdoret për tekstet e këngëve ku përqeshen, tallen, shahen rivalët e tu në të njëjtën muzikë, në freestyle, është një lloj freestyle. Më pëlqeu që s`e kishe bërë këtë.

Capital T: Unë nuk është që nuk kam kritikuar kolegët e mi, por e kam bërë në një mënyrë më të sofistikuar dhe më të respektueshme. Jo në atë mënyrën banale me ato shprehjet që direkt e marrin vëmendjen dhe e ngjallin publikun ose masën. Unë nëse e kam kritikuar ndonjëherë dikë e kam bërë nga arsye reale, nga prespektiva ime si publik ose si dëgjues, sepse ne kemi jashtëzakonisht artistë të mirë që unë i ndjek. Edhe kolegët e mi më inspirojnë për t`u bërë edhe më i mirë, por është krijuar diçka që është shumë e lehtë të jesh artist. Unë mendoj që është shumë e vështirë të jesh artist.

Mira Kazhani: Shumë e vërtetë!

Capital T: Është shumë e lehtë për një moment të marrësh vëmendje, sukses me një gjë, por që të jesh në skenë për 10, 15 vite apo 20 vjet dhe të krijosh gjithmonë gjëra të bukura, ky është suksesi i një artisti kur ti i thyen limitet e kohës dhe i mbijeton kohës.

Mira Kazhani: Nëse e lexova mirë Capital, ti po thua që një artist i mirë nuk ka vetëm fansa, por ka sidomos edhe respekt. Pra ti mund ti kesh fansat, por nëse nuk ke respekt dhe një reputacion për figurën tënde, je një gjë që do kalosh me kohën, do harrohesh. Këtë po thua?

Capital T: Për mua është shumë, shumë e rëndësishme respekti dhe se si njerëzit më shohin.

Mira Kazhani: Cila është vetia më e mirë që ke ti tek vetja jote dhe që ia vlerëson vetes?

Capital T: S`e di. E thashë edhe më herët nuk preferoj shumë të flas për veten ose të vlerësoj veten, por njerëzit zakonisht më thonë që nuk jam b*thëlëpirës dhe nuk jam shumë arrogant. Jam i komunikueshëm, jam i qetë, i afërt me të gjithë. Këto besoj që janë disa veti të mira, por që thashë gjërat që më së shumti vlerësoj dhe që e kam si trofe të karrierës është respekti që njerëzit kanë për mua. Muzika dhe shumë profesione mund të bëjnë të famshëm, por që njerëzit e kuptojnë realisht kush je dhe çfarë je. Nëse ti vërtet ke vlera ke për të ngel, por nëse s'ke do shuhesh shumë shpejt. Shembujt i kemi të shumtë.

Mira Kazhani: Ka disa njerëz që i zë fama e tyre dhe cilat janë disa tipare që duket menjëherë që dikë e ka zënë fama?

Capital T: Është e vështirë në kohën e sotme, sepse është vërtet presion i madh. Unë kam patur fatin që e kam nisur shumë i ri. Sot jam 30 vjeç dhe jam akoma…

Mira Kazhani: Je akoma i ri, por je i pjekur.

Capital T: Jam akoma i ri dhe në kulmin e karrierë time, por që karriera ime është ndërtuar hap pas hapi. Ky është fati im më i madh në muzikë, sepse suksesi për mua nuk ka ardhur brenda natës. Është punuar jashtëzkonisht shumë, është publikuar një këngë në kohën kur nuk ka ekzistuar asnjë rrjet social. Nuk ka ekzistuar as Bluetooth, as YouTube, as Spotify, asgjë.

Mira Kazhani: Çfarë këshille do t`iu jepje fansave të tu? Për çdo gjë që duan të bëhen në jetë, adoleshentë, të rinj, 20 vjeçarë... Jo të gjithë duan të bëhen të famshëm, këngëtarë, apo artistë, po njerëz që duan të bëhen mjekë, njerëz që duan të martohen, njerëz që s'duan të martohen, njerëz që duan të shkojnë të emigrojnë. Disa duan të rrinë këtu, ç'rëndësi ka.

Capital T: Është shumë e vështirë të japësh këshilla ditët e sotme, por mendoj që puna dhe këmbëngulja në atë që dëshiron është çelësi i suksesit. Nëse ti je konsistent në ëndrrën tënde dhe mund të shikosh para se të ndodhë, ajo mundet dhe të ndodhë sado që është gjigante apo e madhe.

Mira Kazhani: Si të duken të rinjtë që të ndjekin në muzikën tënde? Vajzat, djemtë, stili se si vishen vajzat. Diçka që nuk të pëlqen…

Capital T: S'dua të bëhem gjysh klasik ose shumë moralist, por ka gjëra që më pëlqejnë, ka gjëra që janë shumë të tepruara, vulgare që dhe s'më pëlqejnë…

Mira Kazhani: Për shembull?

Capital T: E more shembull veshjen. Ndonjëherë bën sens të jesh edhe seksi, edhe lakuriqësi në një formë për një X arsye, po ndonjëherë dukesh edhe shumë "cheap" dhe as nuk të ngrejnë interes. Varet se si e shikon, por kryesisht masa janë shumë vulgare, gocat shumë të ekzagjeruara. S'më pëlqejnë gjërat e ekzagjeruara. Më pëlqejnë gjërat natyrale, normale.

Mira Kazhani: Je i pasur tani me muzikën tënde?

Capital T: Lirinë financiare e kam fituar me kohë, po që pasuri të vërtetë konsideroj gjëra të tjera. Konsideroj shoqërinë e pastër, konsideroj familjen time që është gjithmonë afër meje. Konsideroj pjesën e fansave të mi, miqtë e mi në muzikë, në industri, në media. Miqtë e mi tamam që janë njerëz të mirë që e kanë të njëjtin vizion që punojnë njësoj si unë shumë për ëndrrat e veta. Këto dhe raporti me njerëzit. Edhe ky respekti që po them e kam rrugë dhe realisht unë s`kam asnjë lloj problemi dhe s`i kam borxh askujt. Këto janë vlera ose pasuria ime më e madhe. Lekët vijnë, lekët janë aty do vijnë nga mbrapa nëse ti e bën punën me pasion, me dashuri, lekët do vijnë. Absolutisht që janë të rëndësishme për vetë faktin që janë mjet që ta lehtësojnë jetën, ta lehtësojnë punën dhe shumë gjëra, por që tani në këtë moshë, në këtë pikë e kam kuptuar që realisht nuk kanë asnjë vlerë dhe unë do jem i njëjti si me lek, si pa lek. Do vishem njëlloj, do eci njëlloj dhe nuk më pengon të ngas një makinë të shtrenjtë as më të lirë. I kam mundësitë të ngas 100%, por s`më vjen fare keq… Unë dhe shoqëria ime dalim me biçikletë, dalim me tretineta (scooter), dalim me makina të lira. Unë makinat e mia që i kam dhe i nxjerr në skenë, nëpër klipe, ato shumë rrallë i përdor. Kam dy makina të thjeshta pune që shkoj në palestër me to, me ato rrobat e mia me djersë, i gjuaj aty, hedh gjëra, blej gjëra për shtëpinë. Në jetën e përditshme jam shumë i thjeshtë.

Mira Kazhani: Epo njerëzit shohin ato makinat e mrekullueshme, të mahnitshme në videoklipet e tua. Merr atë makinën e thjeshtë që shkon në palestër njëherë…

Capital T: Po, kam për ta bërë.

Mira Kazhani: Bëje, bëje (qesh). Bëje se s`i dihet!

Capital T: Do mësohemi me diçka ndryshe.

Mira Kazhani: Meqë ishim tek industria, cila është këngëtarja jote e preferuar që është e singjashme me këtë rrymën tënde, që është e momentit?

Capital T: Shqiptare?

Mira Kazhni: Shqiptare gjithmonë!

Capital T: Elvana Gjata më pëlqen shumë si e menaxhon veten dhe karrierën, muzika e saj. Dafina Zeqiri më pëlqen. Më pëlqejnë edhe për vetë faktin se janë të dyja shumë ndryshe. Edhe në muzikë dhe në gjithçka. Po ka shumë artiste të mira që unë i vlerësoj si artiste.

Mira Kazhani: Pse të gjithë ju, përfshirë dhe ty jeni kaq hermetikë në jetën tuaj private?

Capital T: Jo, s'jam…

Mira Kazhani: Të jepni mesazhin që jeni murgj ose murgesha, ose keni ndonjë hall tjetër!

Capital T: Unë ndoshta e jap këtë se s'kam nxjerr lidhje asnjëherë…

Mira Kazhani: Përgjithësisht, shumë pak prej jush. Me përjashtim të Ledrit. Jo vetëm që është martuar, por gjithmonë i ka bërë publike lidhjet e tij.

Capital T: Jo, s`jam vetëm unë që e kam mbajtur të fshehtë…

Mira Kazhani: Po them shumica..

Capital T: Ata që i kanë mbajtur private janë pak më pak si unë, ata që i kanë shfaqur janë më shumë. Mendoj që nëse i shfaq të shërbejnë sepse njerëzit janë kuriozë për lidhjet, janë kuriozë për këto afera, janë kuriozë për këto raporte dhe gjithmonë është shumë më suksesshëm edhe më mirë kur janë dy persona se kur është një, kur bëhen publikë. Por që unë s`kam dashur …

Mira Kazhani: E kuptova pse! A ikin fansat Capital kur idhujt e tyre martohen dhe gjejnë dashurinë e jetës? Djalë apo vajzë nuk ka rëndësi? Zbehen ata, reduktohen?

Capital T: Është një teori që unë nuk besoj se është e vërtetë, mendoj se ata njerëz që të duan të duan vërtet për atë që je në muzikë, sepse njerëzit më njohin mua për muzikën. Mund të më duan edhe si personalitet, mirëpo nuk besoj se… thjesht ndryshon qasja mbase, të shikojnë si ndryshe. Unë s`po flas për vete, po flas për shembuj të tjerë, sepse unë nuk njihem si ndonjë seks-simbol në industrinë tonë, po flas për të tjerët dhe nuk besoj që ju ndikon.

Mira Kazhani: Kush njihet si seks-simbol në industrinë tuaj?

Capital T: Po nuk e di prej shqiptarëve, por po flas edhe për jashtë dhe për kudo. Nuk është se ndryshon, thjesht nëse ata e shohin që ti je i mirë, je i këndshëm në lidhje, e ke një lidhje të mirë dhë të shëndoshë besoj që të shtohen më shumë fansat.

Mira Kazhani: Në Tiranë kur vjen, ku qëndron zakonisht?

Capital T: Varet, kam shumë shoqëri, kam dhe familjarë. Tani shpejt besoj do të kem edhe një shtëpi timen…

Mira Kazhani: Do blesh një shtëpi në Tiranë?

Capital T: Besoj se po. Shpresoj se po.

Mira Kazhani: Çfarë ndjesie të jep Tirana, përkundrejt Prishtinës?

Capital T: Njësoj si në Prishtinë në aspektin e qetësisë, në aspektin e shtëpisë ndihem si në shtëpi dhe në Tiranë, sepse vetë qyteti ma jep këtë ndjesi dhe njerëzit e Tiranës. Tirana ka gjëra pak më ndryshe se Prishtina dhe e shijoj shumë. Më pëlqen ky ndryshim që është mes Prishtinës dhe Tiranës, sepse thyhet monotonia. Edhe nga Tirana nëse ikën në Prishtinë ke për të gjetur diçka ndryshe, vibe, jeta e natës, restorantet, stilet e kuzhinave. Këtu kam rastisur më shumë me kuzhinë italiane, ushqime greke, jashtëzakonisht kuzhinën më të mirë sesa restorantet në Kosovë. Ndërsa Kosova ka pak më shumë pjesën tradicionale që edhe ajo shijohet shumë, por diferenca mes të dyjave është ajo që i bën speciale dhe që frekuentimi i dy qyteteve që të thyhet monotonia është i jashtëzakonshëm.

Mira Kazhani: Mirë kalove në Firence?

Capital T: I enjoyed it, I always enjoy it…

The good boy of wild industry

The "Ze me Miran" podcast was supported by Credins Bank

*The right to repost is prohibited without the permission of the editor

Any misrepresentation of facts online will be prosecuted