Videopodcast

Instagram makes people dream

Instagram makes people dream

Today, people are not only influenced by David Beckham, Julia Roberts, or, as my generation used to be, by Paulo Coelho and Isabel Allende.

In the world of social media, some girls have magical powers. Sometimes even more stars. They are normal girls and not necessarily with any special talent.

Chiara Ferragni is one of the living examples that is influencing the world and getting richer year by year.

Everything starts with photos and clothes. If you are a figure that people like, get a lot of 'likes' and 'followers', then you are the favorite of businesses for advertising.

There are many such girls in Albania. I decided to invite one of them to the podcast and talk about this world and phenomenon that has its peak and moment.

Transcribed interview:

Mira Kazhani: Some time ago a blogger posted a video of her eating a pistachio cookie with her sister. A few days later the cookie was 'sold out', it was over. Once only sports, music and cinema stars had this power, but today the industry has produced a new profession called influencer. It is mainly girls who directly influence the consumer, their followers through social media.

Jonah, was the cookie good or did you make it look good?

Jona Spahiu: Goxha hyrje, biskotë me pistak, ok (qesh). Duhet të themi që godet pistaku, sepse hyn në shijet e preferuara të të gjithëve. Vështirë të gabosh në një biskotë me pistakio. Po nga ana tjetër duhet të themi që mediat sociale, sikurse ti e the, kanë impaktin e vet dhe sot po i bëjnë gjërat të shpërndahen në një masë edhe më të gjerë seç unë dhe ti e perceptojmë. Kështu që kur ajo biskota shitet, aty e percepton edhe derivatin e fjalës dhe fuqisë së fjalës tënde. Po është e mirë biskota me pistakë.

Mira Kazhani: Ty të pëlqen shumë?

Jona Spahiu: Mua më pëlqen pistaku.

Mira Kazhani: Mua në fakt biskotat nuk më pëlqejnë shumë. Pistaku me raste. Nuk është se jemi rritur me pistakë.

Jona Spahiu: Jo, jo absolutisht jo.

Mira Kazhani: Po këto trendet pëlqehen.

Jona Spahiu: Pëlqehen trendet dhe gjërat e reja pse mos t`i përqafojmë.

Mira Kazhani: Vazhdon të shitet biskota shumë?

Jona Spahiu: Vazhdon të shitet. Herë pas here ka mungesa, por që vjen. Se duke qenë gjë importi… unë uroj të ketë shkuar zëri tek ata që e prodhojnë biskotën. Ne jemi vend i vogël. Sido që të jetë, këta jane numrat tanë.

Mira Kazhani: Sa mund të kesh fituar ti nga shitja e biskotës?

Jona Spahiu: Nuk kam fituar asgjë, sepse praktikisht nuk më lidh asgjë me atë që e distribuon biskotën në Shqipëri.

Mira Kazhani: Nuk ishte reklamë pra?

Jona Spahiu: Jo çdo gjë është e përkthyer në para në çfarë ndodh në mediat sociale, megjithëse ka shumë stigma përreth medias sociale dhe parave që bëhen në mediat sociale.

Mira Kazhani: E para më pëlqen që një blogere poston dhe gjëra që i pëlqejnë asaj dhe jo vetëm për të shitur. Ndoshta ky lloj sinqeriteti me publikun dhe audiencën ndjehet tek ti, prandaj të duan?

Jona Spahiu: Mendoj që po. Ndoshta edhe nga fakti që të qenit influencer apo të vendosurit një titull të kësaj natyre kurrë nuk ka qenë prioritet për mua. Është diçka që ka ardhur natyrshëm si pasojë e një marrëdhënieje të krijuar me audiencën dhe rrjedhimisht audienca beson tek ti. Pa pasur tituj, emra e kështu me radhë. Mendoj se ka ardhur ndoshta për shkak të integritetit të figurës time. Integritet i fituar me punën që është bërë ndër vite, me mënyrën origjinale dhe të vërtetë të të bërit të gjërave.

Mira Kazhani: Unë them që ka një gjë që kamera e zbulon gjithmonë, megjithë përpjekjet, çiltërsinë e njeriut. Nëse je i sinqertë, në një mënyrë a një tjetër, kuptohet. Pas biskotës, arrite të bësh disa kontrata serioze? Se do ishte fatale nëse jo.

Jona Spahiu: Nuk është ky qëllimi.

Mira Kazhani: Po cili është qëllimi Jona? (qesh)

Jona Spahiu: Paralelisht unë mendoj që gjërat në jetë janë komplementare të njëra-tjetrës. Prandaj vazhdoj t`i bëj. Të qenurit në biznes është një gjë e cila mua më mban të motivuar fort edhe praktikisht e përdor edhe këtë platformë si komplementare të gjërave të tjera që unë dua të bëj. Kështu që gjërat e tjera që janë në median sociale “Bien Venga”, në sensin që “Mirë se të vijnë”.

Mira Kazhani: Nuk të morën më shumë njerëz në telefon, koorporata, klinika, kompani të ndryshme që do donin të të kishin ty, se panë ndikimin tënd?

Jona Spahiu: Shiko çfarë ndodh. Kam përshtypjen që njerëzit nuk zgjedhin Jonën për numra, sesa për Jonën dhe për atë që përfaqëson Jona. Që do të thotë: Unë jam një njeri me një ndjekje mesatare në Instagram. Ka njerëz që në numra janë shumë lart se unë apo në termat e popullaritetit publik apo në termat e fenomeneve dhe shpërndarjes në Shqipërinë tonë. Mendoj që njerëzit që duan të atashojnë brandin e tyre me Jonën, e zgjedhin Jonën për figurën që ka, për atë që përfaqëson edhe për jo sa biskota ka shitur. Nëse më kupton drejt. Jo për numra. Nuk kanë qenë të pakta rastet që brand-et kanë dashur të atashojnë imazhin e tyre me atë që unë përfaqësoj në publik. Me Jonën si njeri, me Jonën në familje, me stilin tim të jetës me të gjitha gjërat.

Mira Kazhani: Dakord, është shumë e vërtetë, por kjo përkthehet edhe në shifra pastaj, por më shumë ka rëndësi dhe të gjithë janë bërë të zgjuar, se sa ndikon. Ti mund të kesh 1 milionë followers, por nëse nuk ke ndikim apo nuk je shumë i besueshëm, ose nëse i bën reklamë çdo gjëje nga A deri tek Zh… dhe mua këto lloj blogjesh nuk më pëlqejnë shumë, sepse nuk mund t`i shesim të gjitha. Do flasim edhe për biznesin, se paralelisht të ka ndihmuar Instagrami dhe të qenit influencere, edhe në biznesin ti. Ti je 29 vjeçe. E thashë moshën. Je shumë e re, thuhet tek ti.

Jona Spahiu: Pa problem! Madje unë jam nga këta njerëzit e çuditshëm që në fillim të vitit kalendarik, që do të thotë, unë e kam ditëlindjen në korrik, edhe në janar them jam për moshën që do bëj.

Mira Kazhani: Ti je Luaneshë apo Gaforre?

Jona Spahiu: Unë jam në mes e të qenurit diçka mes Gaforres dhe Luanit. Notat vendosjani vetë. Një miku im tha diku një ditë gjysmë psikopate, gjysmëlidere. (qesh)

Mira Kazhani: Të dyja bëjnë suksesin në fakt, në ditët e sotme sidomos. (qesh) Ndonjëherë duhet të jesh i çmendur për disa gjëra në jetë.

Jona Spahiu: E mendoj dhe unë.

Mira Kazhani: S`do thoja psikopat. Se është pak term në shqip… fyes, por pak i çmendur duhet të jesh në jetë t`i arrish gjërat. Francezët kanë një shprehje: Sa ta mendojë i zgjuari, budallai e bëri.

Jona Spahiu: Shumë e vërtetë.

Mira Kazhani: Do kurajë.

Jona Spahiu: Besoj kjo i jep nota të tjera bisedës dhe ndoshta do ta çojmë në një linjë tjetër.

Mira Kazhani: Do bëhemi filozofe. Po, jo nuk e lë unë atje jo.

Tani ti ke edhe biznesin tënd Frenk Creative. E shoh që je goxha e angazhuar aty. Po të pyesja qëparë për shitjen. E kam gjithmonë këtë kuriozitet me njerëzit që janë në sipërmarrje dhe në biznes. Si sheshin ata? Çfarë duhet të ketë një njeri që të dijë të shesë?

Jona Spahiu: Mira, të jem e sinqertë me ty, kur isha në televizion, pak e vogël dhe ndonjëherë edhe budallaçkë në sensin e gjërave që beson që di në një moshë të caktuar…

Mira Kazhani: Ke shoqe, rri pa merak. (qesh)

Jona Spahiu: Mendoja që dija shumë. E rritur në një ambient me njerëz më të mëdhenj se vetja, me më shumë eksperiencë se vetja, me formime të ndryshme mendon që di shumë gjëra dhe je goxha e përgatitur për moshën.

Mira Kazhani: Ti kujton se sinqeriteti dhe puna janë gjithçka. Sidomos në televizion. Fare.

Jona Spahiu: Absolutisht. Është komplet tjetër. Dhe kur del në jetën e vërtetë, në jetën e vërtetë llogaridhënie nuk duhet t`i japësh askujt, por vetëm vetes tënde, edhe në biznes po ashtu, qoftë edhe financiarisht, ti e kupton që është komplet tjetër situatë. Madje mbaj mend që në takimet e para me njerëzit që më duhej të finalizoja kontrata të caktuara, bashkëpunime të caktuara në biznes, isha komplet jashtë kësaj bote.

Mira Kazhani: Jashtë loje.

Jona Spahiu: Absolutisht jashtë loje. Njerëzit që unë kisha menduar që njihja si prototipa, në jetë nuk ishin të vetmit prototipa. Kështu që mendoj që çelësi i suksesit të një shitje të mirë, është të jesh një psikolog i mirë. Të arrish të kuptosh se sa, si dhe deri ku do të arrijë personi që ke përballë. Kështu që është marrëdhënie që finalizohet në diçka. Një marrëdhënie në të cilën ti duhet të japësh shumë për të marrë shumë njëkohësisht. Merr shumë nga energjia jote, por njëkohësisht në fund të ditës besoj që fiton një psikolog i mirë. Një psikolog i mirë fiton, pavarësisht të gjithë network-ut që ti ke. Pavarësisht llafollogjisë që ti ke, formimit që ti ke.

Mira Kazhani: Mua ndonjëherë kur flasin shumë më shtojnë dyshimet. Njerëzit që flasin më pak dhe me zë të ulët, edhe nga psikologjia, se kam studiuar pak, janë më ndikues. Kështu që konsideroje. Fute në xhep. Megjithëse unë mendoj që ty të ndihmojnë sytë. Të ndihmon kjo sjellja e çiltër.

Jona Spahiu: Edhe pse flas shumë ëë? (qesh)

Mira Kazhani: Jo, jo. Mendoj që të ndihmon diçka. Është çështje besimi në fund gjithçka Jona.

Jona Spahiu: Në fund të ditës edhe paraja besim është. Edhe kapitalistët e mëdhenj që i shajnë, paraja ndërtohet mbi bazën e besimit.

Mira Kazhani: Kur humbasin besimin i humbasin të gjitha ata.

Jona Spahiu: Kjo është. Të ndërtuarit e marrëdhënieve mbi bazën e besimit edhe të të priturit të gjërave nga njerëz që kanë mundësi t`i japin këto gjëra vërtet.

Mira Kazhani: Meqë jemi tek paraja, ato videot që shoh që bën edhe për make up-in je ambasadore e Avene-s.

Jona Spahiu: Po.

Mira Kazhani: Se të shoh shpesh. Më shfaqesh aty në scroll. Se ashtu të zbulova në scroll me disa postime.

Jona Spahiu: Mirë shumë. Kjo tregon që algoritmi ka funksionuar.

Mira Kazhani: Algoritmi ishte mirë. Algoritmi ynë i përbashkët me sa duket erdhi tek unë dhe thashë ok, kjo është blogerja që unë do të ftoj në podcast se kisha kohë që doja një vajzë shqiptare që e bën këtë si profesion, por kisha edhe unë kriteret e mia. Se kam disa kritere për të ftuarit. (qesh) Të kam parë që ti jeton në një goxha shtëpi. Shtëpi e madhe, e bukur. Është falë biznesit?

Jona Spahiu: Nuk e di çfarë ke parë, sepse kontenti im është goxha i larmishëm. Të tipit mund të jetë xhiruar këtu, mund të jetë xhiruar jashtë. Mund të jetë xhiruar në shtëpinë time. Mund të jetë xhiruar në shtëpinë e gjyshërve të Raidenit. Kështu që ka disa ambiente ku xhirohen, që jo domosdoshmërisht tregojnë vendin ku jetoj. Për të mirë e për të keqe…

Mira Kazhani: Nuk të pëlqen ta evidentosh shtëpinë.

Jona Spahiu: Jo, për mua nuk është domosdoshmëri. Unë mundohem shumë që në Instagram të transmetoj ndjesi më shumë sesa vende.

Mira Kazhani: Mua më pëlqen kur e tregojnë dhe shtëpinë e tyre influencerat. Kam parë shumë skandinavë. Tregojnë çdo cep. Edhe Chiara Ferragni.

Jona Spahiu: Po i kanë shumë të kuruara ata.

Mira Kazhani: Po edhe ti.

Jona Spahiu: Dhe i shkon për shtat. Për shembull po flasim për skandinavët. Filozofia e tyre për jetën është aq e përpiktë dhe aq e kuruar sa që finalizohet deri tek shtëpia. Në shtëpinë tonë ka gjithmonë cepa të pakuruar. Libra të hedhur, lodra të shkatërruara dhe një televizor që është me një pllakë të madhe plexi përpara, sepse është thyer dy herë më përpara.

Mira Kazhani: Nga çuni.

Jona Spahiu: Po.

Mira Kazhani: Raiden!

Jona Spahiu: Kështu që nuk mendoj që shkojmë deri në këtë pikë, por nuk kam fare kompleks për ta arritur dhe për ta treguar.

Mira Kazhani: Mendova mos ke edhe këto mendimet që të zë syri, se në Shqipëri ka një lloj kompleksi, ose zilia.

Jona Spahiu: Jo. Jo.

Mira Kazhani: E ke problem zilinë? Ke këtë syrin e keq kur poston diçka të bukur?

Jona Spahiu: Jo. Nuk e kam fare. Edhe besoj që të gjitha gjërat e mia të bukura, të mëdha në jetë i kam postuar me notat më spontane ‘ever’. Nuk e kam fare këtë gjë.

Mira Kazhani: Të ndodh ty Jona që një video që nuk e pëlqen shumë merr shumë “like”. Mua për shembull, gjërat që nuk më pëlqejnë shumë, marrin shumë “like” dhe diçka që unë e kam pëlqyer aq shumë dhe kam vërtet pritshmëri ka pak “like”. Sikur nuk vlerësohet shumë. Edhe s`e kuptoj asnjëherë këtë “mood”-in e audiencës.

Jona Spahiu: Është e lezetshme fare. Do na duhet goxha punë për të kuptuar audiencën se ndonjëherë, atëherë kur ti mendon që është bërë e parashikueshme, del edhe është e paparashikueshme. Është e çuditshme sesi jemi bërë derivat i një algoritmi. Pra që ti të gjesh Jonën, do duhet që algoritmi të çojë tek Jona nëse ju nuk jeni njohur më pëpara, ose nëse nuk ndiqeni nga më përpara. Dhe ky algoritëm nëse dy vite më herët ka qenë ndryshe, çdo vit ndryshon dhe ka terma të tjerë që e bëjnë ndryshe. Që do të thotë ka shumë gjëra komplekse që të bëjnë ty të shkosh tek Jona. Pastaj nëse ti qëndron në gjërat që i pëlqejnë Jonës atëherë algoritmi vjen dhe godet me ty. Ajo që më duket mua e çuditshme, por që nuk dua ta besoj ndonjëherë, është që gjërat që kam më shumë qejf, asnjëherë nuk kanë të njëjtin rezultat. Kjo për faktin që mbase masa është më popullore. Do gjëra pak më pak të kuruara.

Mira Kazhani: Biskota me pistak.

Jona Spahiu: Pikërisht.

Mira Kazhani: Përveç picës, çfarë funksionon shumë mirë kur e poston në Instagram. Këto recetat më duken shumë të suksesshme. Nuk e di nëse po u bie dhe këtyre vala.

Jona Spahiu: Dy nga gjërat që ecin më së shumti në Instagram janë ushqimi dhe makeup-i.

Mira Kazhani: Nuk janë lodhur duke parë…

Jona Spahiu: Nuk janë lodhur duke parë. Mendoj që në scrollin e të gjithëve, ashtu sikurse ti the do ketë gjithmonë një pjesë aty që u dedikohet këtyre të dyjave. Po është shumë e çuditshme çfarë pëlqejnë njerëzit. Mendoj se së fundmi futen në Instagram - për të mos shkuar tek TikTok-u se do të më quash Gen Z pastaj - po Instagrami mendoj që është më shumë formë argëtimi dhe njerëzit e përdorin si të tillë. Nuk duan të shohin shumë filozofi në Instagram. Nuk duan të shohin gjëra të mirëmenduara që kanë shumë përmbajtje. Duan gjëra që shkojnë shpejt. Që atë 1 orëshin ose 2 orëshin që ndoshta shkon edhe më shumë në fund të ditës, të marrin lirim.

Mira Kazhani: E kuptoj, duan të çlirohen, të argëtohen. Videot e shkurtra apo videot pak të gjata? Çfarë nuk dimë mirë? Çfarë pëlqejnë më shumë?

Jona Spahiu: Algoritmi tregon që video e shkurtra, videot që kapin vëmendjen që në sekondat e para.

Mira Kazhani: Sa sekonda? 1 minutë?

Jona Spahiu: 1 minutë është shumë Mira në botën e Instagramit (qesh).

Mira Kazhani: Oo më fal (qesh)

Jona Spahiu: Video shumë të shkurtra. Mundësisht kohët e fundit videot me një audio mbresëlënëse, mbërthyese që i ngacmon njerëzit që në sekondat e para. Po flasim këtu për 20 sekonda, 30 sekonda. 1 fjali që të çon në Bali. 1 fjali që në çon në Hawaii. Një fjali që të çon në Maçu Piçu. Instagrami i bën njerëzit të ëndërrojnë. Të mendojnë që s`po jetojnë vetëm në Shqipëri. Që prekin pak LA, që prekin pak botë Hawaii-ane, që prekin pak Australi. Prekin pak nga të gjitha.

Mira Kazhani: E vërtetë është dhe është joshës. Është bukur, është edhe pak e rrezikshme kjo se duket sikur po të zhvendos në një botë paralele dhe jeton jetën e të tjerëve. Në fakt ajo është jeta që postohet.

Jona Spahiu: E vërtetë është. Unë nuk jam kundër kësaj. Të jem e sinqertë me ty. Ndonëse në Instagram unë zgjedh njerëz që i ofrojnë të dyja botët. Që do të thotë njerëz që tregojnë edhe vanitetin, por njerëz që tregojnë edhe përditshmërinë. Gjëra të vërteta, gjëra që i shqetësojnë, problemet e tyre, ndoshta edhe probleme të llakosura.

Mira Kazhani: Çfarë del në “wall”-in e Instagramit tënd tani?

Jona Spahiu: Në “wall”-in e Instagramit tim dalin shumë vende. Prandaj të çova në Maçu Piçu. Se ky ishte vendi i fundit që pashë.

Mira Kazhani: Destinacione.

Jona Spahiu: Ka destinacione të cilat janë endemike. Në sensin që nuk do kemi më mundësi që për një kohë të shkurtër t`i vizitojmë më. Kështu që disa destinacione. Kryesisht këto më dalin.

Mira Kazhani: Po njerëz për shembull? Të del ndonjë politikan ty në “wall”?

Jona Spahiu: Jo, nuk më dalin. Përveç Erion Braçes që e ndjek prej shumë vitesh.

Mira Kazhani: Politikan është Erioni…

Jona Spahiu: Politikani i popullit. I vetmi që më del. Jo nuk më dalin. Vetëm nëse do jetë ndonjë politikan që është bërë meme. Ky po më del. Që nuk janë të paktë edhe këta të fundit.

Mira Kazhani: Unë të dal për shembull? Podcasti të del?

Jona Spahiu: Po, ti më ke dalë. Kjo tregon që podcast-i ka arritur numra, sepse më ka dalë.

Mira Kazhani: Ka ardhur tek algoritmi yt.

Jona Spahiu: Po, ose algoritmi im e ka sjellë, sepse miqtë e mi ma kanë sjellë podcastin tënd. Për mua ky është tregues edhe pse jam sot këtu.

Mira Kazhani: Më vjen mirë që jam tek miqtë e tu edhe tek ty! Të të pyes, si e zgjodhe veshjen sot?

Jona Spahiu: Në orën 6 të mëngjesit. Me një kaos të madh të një 5-vjeçari për ta zgjuar, për ta bërë gati për në shkollë. Të një bashkëshorti që gjithashtu do një “outfit” të ditës, sepse nuk lodhet shumë për të menduar se çfarë do veshë.

Mira Kazhani: Si çunat. Sa rehat janë.

Jona Spahiu: Dhe e fundit mbetem unë. Edhe po të shohësh fotot e mia më të kuruara në Instagram, pas kësaj interviste do ta besosh që nuk janë aq shumë të menduara. Të tipit, nuk lodhem shumë për të menduar çfarë do vesh.

Mira Kazhani: Po prapë vishesh shumë bukur. Sa herë të shoh më pëlqen shumë. Ngjan pak me Hailey Bieber në stil. Të pëlqen Hailey?

Jona Spahiu: Ne kemi influencat tona. Është e pashmangshme që gjërat që shohim çdo ditë në mediat sociale që siç thua ti janë edhe tregues, ndikues i shumë gjërave të ndikojnë në një mënyrë apo në një tjetër edhe të pavetëdijshme tek stili, si kemi qejf t`i kapim flokët, si kemi qejf të dukemi, si kemi qejf ta bëjmë blush-in e kështu me radhë.

Mira Kazhani: Ke bërë një blush të veçantë sot që më kuriozoi.

Jona Spahiu: Edhe Hailey kështu e bën (qesh).

Mira Kazhani: Tek ajo e ke parë?

Jona Spahiu: Hailey dhe shumë shoqe të vetat në fakt.

Mira Kazhani: Po mua më pëlqen. E ndjek Hailey-n. Ajo e ka lëkurën shumë të mirë. Bën një tualet të lehtë, ose kështu më duket mua.

Jona Spahiu: Po e vërtetë është. Është edhe një botë tjetër.

Mira Kazhani: Ajo bën një lip stick edhe bën namin në shifra.

Jona Spahiu: Po tamam.

Mira Kazhani: Ato Pradat që ke veshur janë të rehatshme?

Jona Spahiu: Po janë shumë të rehatshme. Kam bërë 22 kilometra në festival në Firence me këto, kështu që kushdo që tallet me këto këpucë bën mirë t`i kthejë mbrapsht talljet, sepse janë vërtet të rehatshme. Ose të paktën për mua janë, fakti që kam ecur kam shumë. Dhe kanë histori. Janë bërë me pluhur. Janë shkarravitur. Jane bërë me scretches (gërvishtje).

Mira Kazhani: Po i veshin të gjitha. Ngaqë janë të rehatshme? Ngaqë japin dhe lartësi? Ngaqë shkojnë me të gjitha? Dua të kuptoj. Edhe me çorape të bardha kryesisht, kështu siç i ke veshur ti sot.

Jona Spahiu: Është faji i Instagramit prapë edhe kjo. Kudo ku rrotullohemi, vizualja godet gjithmonë. Kështu që mendoj e parë tek unë, ose diku tjetër, pak rëndësi ka, mendoj që ngacmon. Mua më pëlqen të mendoj që gocat sot kanë më shumë informacion. Shohin më shumë gjëra. Kjo i kultivon edhe stilin, mënyrën e të veshurit. Kështu është edhe me këto këpucët.

Mira Kazhani: Ti i ke blerë. Nuk është se t`i ka dhuruar dikush? Gjithmonë flas në aspektin e punës.

Jona Spahiu: I wish të m`i dhuronte Prada!

Mira Kazhani: Sa mirë do ishte! Mund të ndodhë kjo?

Jona Spahiu: Po absolutisht që mund të ndodhë kjo. Pse s`mund të ndodhë?

Mira Kazhani: Po, pra me numrin e ndjekësve që ke. Më faktin që je influencer…

Jona Spahiu: Nuk do të thotë asgjë. Ndonjëherë duhet të gjendesh në vendin e duhur, me njerëzit e duhur. Ka vajza që jetojnë në Paris. Kanë 45 mijë ndjekës edhe marrin dhurata nga Prada, nga Miu Miu dhe nga shtëpi të tjera të famshme botërore. Numrat jo domosdoshmërisht janë tregues i kontratave.

Mira Kazhani: Jo absolutisht. Unë jam e bindur për këtë, që është impakti. Ato e dinë. Kanë informacion.

Jona Spahiu: Është një miksim, një fusion i shumë gjërave bashkë. Kompanitë, agjencitë të cilat po bëjnë ndërmjetësimin mes influencers dhe personave që drejtpërdrejt e japin këtë informacion dhe kompanive të mëdha, po bëjnë punën e tyre dhe kanë një rol shumë të rëndësishëm në këtë industri. Tek ne që nuk është industri më vete dhe mirëfilli, ndonëse shumë besojnë që është, por që nuk doja të quaja të tillë, ende nuk është e përkthyer në këto. Kanë kontrata sporadike, me brand-e që kanë përfaqësinë e tyre në Shqipëri, po deri këtu.

Mira Kazhani: Deri këtu, jo deri tek Chiara Ferragni. Chiara për shembull nuk blen asgjë.

Jona Spahiu: Chiara është fenomen pastaj. Ti mund ta shohësh fare mirë që nga mënyra sesi e mban gardërobën e vet.

Mira Kazhani: Rrëmujë e mban. (qesh)

Jona Spahiu: Po pra rrëmujë. Ato çantat Chanel të hedhura ashtu njëra mbi tjetrën.

Mira Kazhani: Si gjë e falur.

Jona Spahiu: Kjo tregon shumë. Po Chiara përveç të tjerash mendoj ka arritur të mbajë mirë modelin e gocës “next door”. Sado lart që shkon në numra, në shitje, në kontrata, në popullaritet, di të ruajë mirë vajzën e prekshme që ndokush mund ta ketë fqinjë. Me gjërat që poston, me normalitetin që do t`i japë jetës së saj, marrëdhënies me partnerin, fëmijëve, që mund të jenë fëmijët e tu, me gjërat që ha në mëngjes. Një kroasan që dikush tjetër mund ta konfliktuojë.

Mira Kazhani: E ha atë kroasanin Chiara? Se me atë picën që e mbante të paprekur dhe kishte një copë në dorë, gjithmonë krijoi komente.

Jona Spahiu: Është botë e madhe, e çuditshme në fakt. Unë dua ta besoj që përtej kësaj botës së çuditshme fshihen njerëz realë dhe këta njerëz realë jo vetëm që e hanë picën, por kanë edhe momentet e tyre të fryrjes dhe shfryrjes. Po në anën tjetër, në këtë botën virtuale ka edhe shumë kleçka të tjera që do doja shumë që vajzat e vogla mos t`i besonin.

Mira Kazhani: Çfarë nuk do ti që të besojnë gocat e vogla Jona?

Jona Spahiu: Nuk dua të besojnë që ka modele Instagrami. Isha këtë vit me pushime në Minorca dhe i thashë Frenklit: Shqyqr që pashë trupa realë mo vëlla. Goca me celulit, goca me gjoks të vogël. Të gjitha. I pashë pak nga të gjitha.

Mira Kazhani: I postove ato në Instagram? Merri postoji të gjitha. Bëji foto.

Jona Spahiu: Unë i postova. Postova në Instagram edhe foton time shtrirë në tokë me çadër me vete.

Mira Kazhani: Ato i kam parë, po.

Jona Spahiu: Kështu që unë të thashë, që në krye të herës që dua shumë të postoj ndjesi, emocione të vërteta të qeshura, të qara, shkarravitje. Me çadër me vete, me bukë me vete edhe deri tek ato gjërat e tjera pak më vanitoze.

Mira Kazhani: Të gjitha janë pjesë e jetës.

Jona Spahiu: Këtë nuk dua të besojnë, vërtet. Nuk dua të besojnë që ka modele Instagrami dhe modele me Ozempic, modele me ndërhyrje që janë bërë thuajse si një matës.

Mira Kazhani: Pse mendon se vajzat e vogla këtu janë më të ndikuara se ato vajzat që ke parë ti atje, me gjinjtë e vegjël, me trupa normalë?

Jona Spahiu: Mendoj nga fakti që jemi një vend goxha i vogël. Jemi një vend i vogël dhe gjejmë lehtësisht ngjashmëri tek njëri-tjetri. Jemi një vend i rritur me modele, për shkak se kemi qenë i mbyllur. Kështu që rrjedhimisht i kemi gjetur modelet tek televizioni. Rrjedhimisht figurat televizive kanë pasur prezencën e tyre edhe në rrjetet sociale. Mendoj nga fakti i këtyre dy gjërave: i numrit të vogël, pra faktit që jemi kaq vend i vogël dhe i mbyllur për një kohë të gjatë, dëshirën e pashpjegueshme për të gjetur modele dhe për t`u ngjarë këtyre modeleve. Se e shohin edhe si një matës të suksesit. Pra kur shohin Jonën që ka këtë dukje dhe që ka këto arritje mendojnë që kjo dukja e Jonës i asociohet arritjeve të saj dhe kur e ka bërë Jona pse mos ta bëjmë edhe ne? Dhe kemi një cinizëm të frikshëm si popull që “kur e bëri ajo, çfarë më mungon mua që ta bëj”. Ose çfarë ka ajo më shumë se unë që mos ta bëj?

Mira Kazhani: Përveç kësaj, se ne themi që s`duhet të kemi modele, po disa modele janë të mira për t`u patur dhe ne jetojmë në kohën e modeleve. Gjithmonë njerëzit do kenë modele. Nuk ka asgjë të keqe të kopjosh një model të mirë. Se të ndihmon të gjesh atë që do, se mbase nuk e zbulon tek vetja. Për shembull, kur unë isha 20 vjeç modelet e mia në atë kohë - me siguri po të isha sot 20 vjeç…

Jona Spahiu: Do kishe modele të tjera…

Mira Kazhani: Do kisha ato që kanë vajzat tani. Nuk bëj përjashtim. Po brezi im nuk e kishte internetin. Nuk e kishte këtë mundësi dhe unë model kisha Paolo Coelho-n. Lexoja atë dhe mësoja diçka nga ai. Për shembull lexova Paolo Coelho-n dhe kuptova që në avion ishte “fake” që ta bëje telefonin airplane mode. Domethënë nuk ishe asgjë, ose gjëra të tjera të thjeshta. Kisha model një intervistë të Julia Roberts që hapej një revistë edhe tha: “Imparare a dire no” (Të mësosh të thuash jo). Më dukej që duhet ta kisha edhe unë parasysh këtë, t`i thoja jo dikujt. Një djali, një shoqeje për diçka që po teprohej diku. Tani për shembull modele janë gocat në Skandinavi, Chiara megjithë respektin. Të duket e drejtë kjo ty?

Jona Spahiu: Nuk është se s`më duket e drejtë, të them të vërtetën. Edhe në modelet që kanë qenë më herët, nga mungesa e informacionit, nga mungesa e gjërave të para, të dëgjuara, fuqinë që ta jep media sigurisht, mediat sociale po ashtu, ti i besoje verbërisht. Mund ta mbaje si lajtmotiv të jetës dhe të përditshmërisë tënde, të mësosh të thuash jo. Ndërkohë që sot duke pasur më shumë vizibilitet, qasje…

Mira Kazhani: Më shumë ofertë, më shumë njerëz që të japin mesazhe…

Jona Spahiu: Më shumë informacion dhe mesazhe, për të mirën dhe të keqen tonë, ne ndoshta jemi pak më të përgatitur, më të zgjuar në termat për ta selektuar këtë informacion…

Mira Kazhani: Ose më konfuzion…

Jona Spahiu: Të dyja bashkë. Ato vijnë në paketë me njëra-tjetrën. Mendoj që me pak përzgjedhje mund të bësh zgjedhjen e duhur.

Mira Kazhani: Me algoritmin e duhur mund të bësh jetën e duhur.

Jona Spahiu: Derivat algoritmi pra.

Mira Kazhani: Je martuar para sa vitesh?

Jona Spahiu: Jam martuar në 2018-ën.

Mira Kazhani: E re je martuar!

Jona Spahiu: Po, e re jam martuar.

Mira Kazhani: Frenkli është dashuria jote. Si ndikon Frenkli në jetën tënde tani? Je 29 vjeç. Je mami e një djali 5 vjeç. Jeni shokë, siç dukeni nga Instagrami?

Jona Spahiu: Ashtu kemi qenë gjithmonë. Që në ditën e parë që jemi takuar dhe deri tani ka qenë një kimi e pashpjegueshme që dukej sikur njiheshim me njëri-tjetrin.

Mira Kazhani: Kështu ndodh gjithmonë me dashuritë me shikim të parë.

Jona Spahiu: S`ka qenë me shikim të parë. Ka qenë pas disa shikimesh. Tani na është bërë çuni për dashuri me shikim të parë. (qesh)

Mira Kazhani: Po nisin tani që në kopsht.

Jona Spahiu: Jemi shokë shumë të mirë dhe është e çuditshme në këtë marrëdhënien tonë se në dukje dukem unë ajo grifsha që jam xhada, iniciatorja që gjithmonë dua të bëj diçka të re, që i jap grindje marrëdhënies, po por në të vërtetë ai është një motor goxha i fuqishëm në jetën time, personale dhe profesionale. Një njeri i cili vështirë se do të qëndrojë në zonën e komfortit për shumë gjatë, megjithëse tek ty lexon të kundërtën. Të paktën tek njerëzit që vështirë ta njohin.

Mira Kazhani: Çfarë të tha sot që do vije në podcast? Ndonjë porosi?

Jona Spahiu: Jo, nuk është njeriu i porosive ai. Është nga njerëzit që beson verbërisht dhe shumë tek unë. Madje edhe në Frenk Creative ai ka qenë iniciatori. Unë jam nga këta njerëzit që mund të kem goxha potencial, mbart shumë gjëra brenda vetes, po do t`ia gjej gjithmonë diçkaje për mos ta zhvilluar dhe për të mos e nxjerrë në dritë këtë potencialin që unë kam. Dhe Frenkli është një nga këta njerëz që është një biznesmen i mirë për të zbuluar atë dritën që është tek ty dhe ndoshta të duhen 1, 2, 3 kushte për ta nxjerrë.

Mira Kazhani: Mos e ka pak në ADN Frenkli, se babain në biznes e ka pasur.

Jona Spahiu: Po ndoshta. Ndoshta vjen edhe nga kjo.

Mira Kazhani: Vjehrri me ty ka një raport të mirë, të veçantë më duket.

Jona Spahiu: Po. Unë kam me të dy raport shumë veçantë. Edhe për faktin që jam mirëpritur menjëherë në familje. Në marrëdhënien tonë gjërat u zhvilluan kështu…

Mira Kazhani: Po pse mos të të mirëprisnin ty? Gjithë kjo vajzë!

Jona Spahiu: Në sensin që ne për një vit u lidhëm, u fejuam, bashkëjetuam, u martuam, erdhi dhe fëmija. Familjet janë të formimeve dhe të qasjeve të ndryshme. Ata shumë afër times dhe unë shumë afër tyres dhe u bë kjo marrëdhënia e artë, shumë e bukur. Janë njerëz të veçantë. Është shumë i lezetshëm raporti që unë kam me ta. Nuk dua të flas shumë se ndonjëherë kjo gjëja kthehet në patetike dhe klishe. Se duken si qokat e radhës në intervistën e radhës, në podcast, megjithëse ky është i pari. Po që është marrëdhënie goxha e veçantë që ndërtohet nga dy palët, që unë kam pasur fatin ta gjej tek ata dhe ata tek unë për ta arritur në këtë pikën që jemi tani.

Mira Kazhani: Edhe motrën e ke futur ti, ia ke dhënë ti dorën apo vetë ajo? Se edhe ajo po bëhet një blogere shumë e mirë.

Jona Spahiu: Është e çuditshme. Sheri e ka pasur këtë syrin estetik gjithnjë. Madje mund të them ndonjëherë edhe më shumë se unë. Njeri i organizuar në perfeksion. Njeri që po t`i ishte futur tani ndonjë PhD-je me aq research sa bën për gjërat, do ishte me doktoraturë. Është e frikshme.

Mira Kazhani: Bën research për gjërat që poston në Instagram apo…?

Jona Spahiu: Për çdo gjë. Nëqoftëse do flasim për një acid që ti vendos në lëkurën tënde, Sheri di edhe derivatin e acidit.

Mira Kazhani: Jona, sa orë punon në ditë? Kur zgjohesh në mëngjes?

Jona Spahiu: Zgjohem në mëngjes në orën 7 pa një çerek se më duhet të çoj djalin në shkollë. Kështu që unë dhe Frenkli kemi zgjedhur ta çojmë vetë, jo me një mjet transporti, sepse jemi njerëz që na pëlqejnë ritualet tona dhe i ndjekim ritualet tona. Kështu që çojmë djalin në shkollë. Pijmë kafenë e mëngjesit dhe pastaj vazhdojmë respektivisht punën. Ndonëse puna na bën të jemi bashkë të dy ne gjejmë…

Mira Kazhani: Bëni sikur ndaheni. Bëni sikur shkoni në punët tuaja. (qesh)

Jona Spahiu: Po, po. Në takime të ndryshme. Jemi njerëz që na pëlqen rutina, pavarësisht se duam të dalim shpesh jashtë kornizave dhe ia mundësojmë vetes të dalim jashtë kornizave. Të tipit, diçka e vitit të fundit është të ndjek festivale tekno, që s`e mendoja se do ta bëja 29 vjeç. Po që këto janë jokornizat e mia që më bëjnë mua të dal njëçik nga…

Mira Kazhani: Prit, prit sa do zbulosh. Do ndryshosh festivalet. Do shkosh deri tek opera pastaj.

Më duket sikur shpesh shkoje në Amsterdam. Madje një periudhë kohe kisha idenë që jetoje atje. Ke ndonjë plan?

Jona Spahiu: Uroj! Goja mjaltë, Mira e mirë.

Mira Kazhani: Mua sikur më ngjisin ndonjëherë.

Jona Spahiu: Të ngjisin?

Mira Kazhani: Po. Rafaela Rica u bë nënë. Edhe thoshte që ma ngjiti. Më vjen mirë! Shpresoj!

Jona Spahiu: Shkoj shpesh kjo për shkak edhe të lidhjeve familjare. Motra e Frenklit jeton atje. Është vendosur prej 1 viti e gjysmë. Edhe për hir të raportit që ne kemi, që shkon përtej raportit fiktiv, familjar, formal. Është një raport shoqëror, mes motrash, do ta quaja. Na ndodh të shkojmë shpesh për qejf të vizitës me të, por sigurisht nga ana tjetër edhe për qejf të vendit. Dhe të njohësh Amsterdamin si i vendit, jo si turist, ato tre rrugët kryesore që njohin turistët, hiq dritat e kuqe, është komplet tjetër eksperiencë.

Mira Kazhani: Sikur i kanë zhvendosur? Nga lajmet e di se s`kam qenë asnjëherë në Amsterdam.

Jona Spahiu: Akoma. Kryetarja e Bashkisë, e reja do që t`i zhvendosë, se mendohet që po bëhet shumë potere atje nga anglezët që vijnë dhe bëjnë zallamahi të mëdha. Do t`i zhvendosë në një vend tjetër. Po mendoj që ato në atë elementin e vetë e kanë marrë të gjithë dritën që i është dashur këto vite. Mund të jetë edhe një moment zhvendosjeje.

Mira Kazhani: Çfarë të pëlqen kaq shumë tek Amsterdami?

Jona Spahiu: Njerëzit më pëlqejnë. Energjia që marr kur shkoj atje. Është e çuditshme në fakt që njerëzit që kanë jetuar me shumë gjëra, me shumë privilegje, me një sistem që ka menduar prej vitesh për ta, të lumturohen me pak. Mua më ka ndodhur të krijoj miqësi me njerëzit atje. Kjo për shkak edhe të Dritës, edhe të raporteve që ajo ka krijuar atje. Është e çuditshme që njerëzit që kanë shumë lumturohen me pak.

Mira Kazhani: Sa do ta thoja, që njerëzit që i kanë të gjitha, me pak lumturohen. Po kur s`ke asgjë, normal që kërkon më të madhen. Kështu është komforti i jetës në një sistem të mirë. Në Tiranë ke vende të preferuara, që shkon, i pëlqen? Spote të bukura që del mirë në foto, që shijon jetën ti, përtej Instagramit.

Jona Spahiu: Jam e lumtur të them që tani e shijoj jetën pak më ndryshe. Nëse më përpara do më duheshin disa gjëra të tjera për të shijuar jetën, është e çuditshme, por e vërtetë jeta ime është shumë e bukur dhe lehtësisht e shijueshme në rutinën e vet. Nuk më duhen ato dy-tre spotet e Tiranës për ta shijuar jetën. E shijoj edhe në rutinën time. Kur çoj cunin në shkollë, kur e marr çunin nga shkolla. Këto kafetë e vogla të mëngjesit që jo domosdoshmërisht duhet të jenë vende me shumë xixa, por mjafton të bëjnë një kafe të mirë dhe që ajo biseda e mëngjesit të jetë e mirë, pa telefona dhe vetëm me njëri-tjetrin. Kështu që nuk mendoj që kam shumë vende në Tiranë. Ndonjëherë mendoj që më rri e vogël edhe Tirana. Ndoshta edhe prandaj gjej shpëtim dhe marr copëza të reja energjie nga Amsterdami, ose vende të tjera këtej rrotull. Po e mendoja këtë që sapo thashë edhe do thonin njerëzit: Po, po kjo. Në sensin që përpiqet të gjejë gjëra jashtë. Po dua të jem e vërtetë. Nuk dua të shes diçka tjetër që nuk është. Në jetën time të përditshme ndodh që të takoj shumë njerëz. Harxhoj shumë energji në takimet me ta, sikurse e tregova dhe ndonjëherë më duhen ca gjëra të tjera për të kompesuar gjithë këtë dhënie energjie që jap, që jo domosdoshmërisht janë vende me shumë njerëz, vende që frekuentohen nga të gjithë për të qenë e karikuar. Se përveç kësaj duhet të bëj edhe pjesën kreative. Që do të thotë, do takoj njerëzit, po duhet të jem edhe kreative. Në mjedisin e tyre duhet të marr edhe copëza energjie për t`u karikuar.

Mira Kazhani: Sot ke ndonjë festë për të bërë?

Jona Spahiu: Sot jo. Sot ta dedikova ty. Kisha mjaftueshëm katër ditët e mëparshme. Nga dy dhe tre evente në ditë.

Mira Kazhani: Unë në fakt pata frikë se mund të vish me vonesë. Se të pashë shumë të angazhuar nga postimet dhe e dija se më kishe thënë që kishe shumë aktivitete, por ti u zgjove dhe erdhe si një lule.

Jona Spahiu: Po, po faleminderit shumë!

Mira Kazhani: Je kështu me energji të mira?

Jona Spahiu: Ashtu të vij?

Mira Kazhani: Ashtu dukesh.

Jona Spahiu: Faleminderit!

Mira Kazhani: Jona faleminderit! Uroj më të mirën për ty! E vlerësoj që ishe në podcast. Tani me instinktin e shpejt tëndin dhe me atë psikologen tek ti, në gjithë gjërat që thamë, cila video 10 sekonda do shkëputet dhe do ketë sukses nga ato që the këtu?

Jona Spahiu: E di cila është e bukura? Mua më pëlqejnë surprizat, ndryshe nga ti.

Mira Kazhani: Get out of the situation. (laughs)

Jona Spahiu: I got out of the situation. (laughs) I really want to see what you will get me as the most interesting thing in this conversation with a lot of stuff inside and talk inside.

Mira Kazhani: Let's see!

Jona Spahiu: I wish not the one with the pistachio cookies.

Mira Kazhani: If we make a contract with the podcast to support our podcast, we sell and eat the cookies too.

Jona Spahiu: Star at all. It `s done. It `s done.

Mira Kazhani: It was definitely a joke! Thank you Jona!

Instagram makes people dream

The "Ze me Miran" podcast was supported by Credins Bank and Lajthiza

*The right to repost is prohibited without the permission of the editor

Any misrepresentation of facts online will be prosecuted