By Mira Kazhani/ Venera Lumani and Lindi Islam I invited them to the podcast as two voices that do not shout on the music scene, but they sing. Venera, who is close to 30 now, still looks like the fragile girl of 10 years ago. Lindi has an Olympic calm. Venera was the soloist of the story from Struga Toskë, with the lodge at the foot of the mountain, where as a child she worshiped Parashqevi and to this day she says that in those times she would have been much more worshiped. Today, she often feels angry with the music and artists that pop up like mushrooms after the rain. "What does that mean" - she says - "this one sells, she doesn't sell? Where is it measured? By live? That the singer is measured by live concerts. Today you are ashamed to say that you sing live, that no one reacts as if it is something natural. "
Lindi took it more seriously, with the husband's mind. "At any time there will be things that a generation doesn't understand," he says.
But he is an architect by profession, while Venera has given her life to music. They come together at one point: Tirana. The city that received far more "Yes" votes than "No" votes. Now they got a new house and after the first recital they will give in October at TKOB, Lindi will take over the baton of the soloist, who will fix the house.
Transcribed interview
Mira Kazhani: This time in the podcast "Ze me Miran" I actually have two voices, they are two voices that I often hear in the car when I don't want to hear those "ba-ba-bute", (laughs) and I need to think and I reflect. They have a favorite music. They are two valuable artists, who certainly get very tired. Maybe they are not paid much, because such is the time.
Kur do të vija këtu një mikesha ime më tha: Do kënaqesh me Lindin se ka shumë humor. Unë në fakt kam takuar vetëm Venerën deri tani.
Është e vërtetë Venera, ka shumë humor Lindi?
Venera Lumani: Lindi ka shumë humor, por sikurse thotë edhe vetë, e ka me ditë. Ka ditë që është në humor shumë të mirë, por pastaj ka ditë të tjera që…
Lind Islami: Që Venera rrotullon sytë kur unë bëj humor (qesh)
Mira Kazhani: Si janë ditët kur s`ka humor Lindi?
Venera Lumani: Unë nuk i pëlqej ditët kur Lindi është pa humor. Nuk do të thoja i mrrolur, sepse fytyra e tij nuk ia lejon këtë, por brenda asaj ëmbëlsisë që tregon në fytyrë, e di që ka diçka që nuk shkon. Kjo më mërzit edhe më shumë.
Mira Kazhani: Më erdhi mirë gjithashtu që jeni edhe ju ndjekës të podcasteve në makinë. Ne nuk e dinim, por unë dëgjoja kur këndonit ju, edhe ju dëgjonit podcastet.
Venera Lumani: Është interesante kjo lidhja, kjo koiçidencë apo s`e di si mund ta quaj. Energji, më shumë. Ne gjithmonë i dëgjojmë Podcastet e Mirës në makinë. Udhëtimet tona janë gjithmonë për punë, për muzikë. Pasi kemi mbaruar punë me muzikën, nuk duam të dëgjojmë më muzikë. Duam qetësi dhe ok, çfarë do dëgjojmë, dëgjojmë Mirën. Ka njerëz shumë të mençur që mua ndonjëherë më kompleksojnë (qesh). Them, ka bota njerëz kaq të mençur, tek podcastet e Mirës janë shumë të bukur, shumë influencë e mirë, frymëzim, na pëlqen. Në momentin kur unë mora një mesazh nga ty që: “Ejani, se më dukeni interesantë”, unë isha: “Shih kush po na shkruan”. (qesh)
Lind Islami: Po e vërtetë.
Venera Lumani: U mendova dy-tre herë, sepse thashë është kjo ndjesia që nuk e di se sa mirë do e bëja këtë gjë. Pastaj thashë është një eksperiencë e bukur dhe duhet ta provoj. Duhet të them “Po”. Ka një kohë të gjatë që ne nuk dalim nëpër intervista. Ose më mirë të them unë jam mundur t`iu rri larg, sepse nuk më pëlqen sesi deformohet fjala ime. Sesi bëhem pjesë e portaleve me gjërat që nuk do doja të isha pjesë. Flitet për gjëra shumë të cekëta. Thjesht unë jam rritur njëçik dhe nuk dua të jem pjesë. U them “Jo, nuk vij dot në intervistë”, por nuk i thoja dot “Jo” Mirës.
Mira Kazhani: Edhe unë kështu si puna jote. Mos mendo që fakti jam këtej në palën e medias apo si intervistuese, nuk jam pre e atyre titujve që thua ti, që mund të mos jenë tituj të këqij, por ndoshta janë tituj që nuk kanë lidhje shumë me ty. Dhe ti në Google je ajo që s`je. 80% e Google-it nuk ka lidhje me mua.
Venera Lumani: Kjo të bën të ndihesh jo mirë. Se është fiks kjo që thua ti. Unë nuk jam kjo. Unë e njoh veten pak më mirë, ose nuk po e njoh veten fare. Kemi dashur që të qëndrojmë larg.
Mira Kazhani: Është koha! Lindi, ke ndonjë koment për këtë? Se është shqetësim.
Lind Islami: Do ishte e arsyetueshme deri diku që njerëzit të na shohim ashtu siç duam të na shohin neve, nëse neve në 60% të rasteve na kanë marrë në intervistë dhe të gjitha pyetjet kanë qenë “Kush gatuan”, “Kush bën sherr më shumë”. Është e njëjta pyetje çdo javë të intervistës.
Mira Kazhani: A ndryshon përgjigjja? Të paktën ndryshoni sherrin. (qesh)
Lind Islami: E ndryshon sepse thua mos të bëhem përsëritës.
Venera Lumani: Dhe fillon ndonjëherë edhe gënjen për ndonjë gjë që të dalësh ndryshe.
Lind Islami: Pastaj ndoshta kthen sytë nga vetja dhe i thua: Ore, kaq japim ne? Domethënë deri këtu japim, që kaq pyetje të na bëjnë?
Mira Kazhani: Jo, mos e fajëso veten për këtë. Është globale. Ka një tendencë për gjërat më sipërfaqësore, të cilat shesin shumë. Janë shumë atraktive për audiencat. Media sot kërkon më shumë audiencë sesa vërtet të japë një informacion. Është kudo. Është e përbotshme tashmë. Është koha. Të mos ia vëmë fajin vetëm Shqipërisë. Se unë shoh tmerr edhe në Amerikë, edhe në Itali.
Venera Lumani: Është e dhimbshme, sepse është një fjalë e shpeshtë që e dëgjon si tek menaxherët, në çdo punë. Ai shet, atë do marrim.
Mira Kazhani: Kjo ndodh edhe në muzikë.
Venera Lumani: Po dhe ndodh shumë. Më duket, këtu ndodh më shumë, tek muzika. Është e trishtë.
Mira Kazhani: Je e mërzitur?!
Venera Lumani: Nuk jam e mërzitur. Jam e inatosur më shumë.
Lind Islami: Dhe e infektuar apo jo? (qesh) Për vete do thosha.
Venera Lumani: Nuk e di. Është një temë shumë e gjerë kjo. Dhe nëse do i futesha, me siguri do ketë njerëz pastaj që mbështesin mendimin tim dhe jo dhe mua kjo pastaj nuk është se më… Por më mërzit dhe më inatos fakti që kjo fjala “ti shet”, “ti nuk shet” është bërë shumë dominante. Çfarë do të thotë shet njëherë? Që ta marrim pak më gjerë. Shet, mbush salat, mbush koncertet. S`kemi parë ne këngëtarë shqiptarë që të bëjnë shpesh koncerte, recitale. Nëse e masim me club-et, ok shet. Po nëse e masim me koncerte… Janë të paktë këngëtarët shqiptarë që marrin këtë mundim, këtë sfidë që të bëjnë koncerte recitale. E para e punës nuk e përballojnë mbase vokalisht, live-n. E dyta ka shumë gjëra të tjera që ne fatmirësisht kohët e fundit po përballemi me këto. Nuk e di, nuk dua t`i futem thellë, por nuk më pëlqen kjo fjala “shet” dhe “nuk shet”. Sepse dhe për ne me siguri ashtu thotë: “Janë shumë të mirë. Janë shumë të dashur. Bëjnë muzikë të mirë, por nuk shesin.”
Mira Kazhani: Ashtu thonë?
Venera Lumani: Mendoj unë. (qesh)
Mira Kazhani: Hë mo Lindi?
Lind Islami: Në fakt unë nuk mendoj si Venera. Mendoj që nga ajo çfarë kemi bërë deri më tani dhe me standardin të cilit i kemi “qëndruar” po të ma thoshte dikush përpara, ju do bëni këtë… ne kemi shitur shumë më shumë sesa ç`do duhej të shisnim.
Mira Kazhani: Vërja veshin, se ndonjëherë e kanë burrat këtë maturinë. Ne jemi emocionale Venera. Gocat…
Venera Lumani: Sidomos unë. Gocat në përgjithësi, por specifikisht unë jam shumë emocionale. Jam shumë e prekshme. Naive deri diku.
Mira Kazhani: Mua më pëlqejnë njerëzit që inatosen. Kanë gjak. Po sigurisht kam shumë respekt për ata që e mbajnë dyst, dymbëdhjetë, si Lindi. (qesh) Që ta pranojmë, është një pjesë e kohës. Venera dhe Lind, YouTube t`i përplas ballit ato klikimet dhe views me miliona, club-et, ata që vijnë dhe pijnë më shumë me muzikën tënde. Domethënë muzika juaj është e bukur, por nuk është se të bën të dehesh, në kuptimin që të pish më shumë alkool, të shfrenohesh, të rrish deri në 5 të mëngjesit. Ju e keni si serum atë. Kështu që club-et kanë interes tjetër. Gjithçka përkthehet në para në fund të fundit. Megjithatë ajo që nuk kuptoj është se a duhet të jenë këto shifra dhe kam dëgjuar shifra marramendëse nga 7 mijë euro në 10 mijë euro për një këngë që këndohet playback.
Lind Islami: Kjo është komplet pjesë e showbizit dhe biznesit. Mund të marrësh 7 mijë euro për 20 minuta, por ka investuar 20 mijë euro në klip. Ka investuar 10 mijë euro në një menaxher që bën gjithë punën që ai ta bëjë për 20 minuta atë performancë. Kështu që është komplet pjesë e showbizit që absolutisht ndikon shumë në art në fund të ditës. Nuk do ta ngatërroja shumë me pjesën artistike të gjësë.
Mira Kazhani: Pra nuk është kënga që kushton aq. Është PR që është bërë rreth saj.
Lind Islami: PR dhe gjithë aktorët e tjerë që absolutisht kanë shumë kosto.
Venera Lumani: Dhe kush është ideja këtu? Shtyhet e bën “push” kaq shumë këtë pjesën tjetër dhe ngelet thelbi. Ti në fund të ditës quhesh këngëtare. Supozohet që ti të këndosh dhe të kesh një këngë të bukur. Të gjitha gjërat e tjera që e bëjnë këtë gjullurdi janë super të detajuara, të punuara mirë me harxhime marrëmendëse dhe në fakt ti nuk ke një këngëtar. S`e ke këngëtaren. Nuk e ke thelbin. Mund të tingëllojë shumë keq, por mua nuk ma kap truri.
Mira Kazhani: Është e paimagjinueshme.
Venera Lumani: Është e paimagjinueshme.
Lind Islami: Për mua është e imagjinueshme dhe është reale, fatkeqësisht apo fatmirësisht.
Venera Lumani: Lindi është arkitekt. Lindi është shumë rehat. Ka punën e vet. Kurse për mua është profesioni primar.
Mira Kazhani: Ti je vetëm këngëtare.
Venera Lumani: Unë jam vetëm këngëtare. Dhe unë kam bërë shkollë që nga mosha 5 vjeçare e deri 22 e kam përfunduar me Akademinë e Arteve. Normalisht i jap vetes shumë të drejtë që të nervozohem tek kjo gjë, sepse është e imja. Është një gjë që unë i kam kushtuar jetën. Nuk mundem të jem kaq gjakftohtë.
Mira Kazhani: Këtë e shkaktoi teknologjia. Pas viteve `90 erdhi gjithmonë e duke u bërë e këndueshme muzika nga të gjithë. Të gjithë mund të bëjnë një këngë. Të gjithë mund të bëjnë libra tani. Nuk e di çfarë ka ndodhur. Të gjithë janë superstar në Instagram dhe Facebook, në TikTok. Është një kohë që duhet pranuar, ka edhe ajo meritat e veta siç ka dëmet e veta.
Lind Islami: Pamë filmin e Elvis Presley-t, nuk e di nëse e ke parë. Është shumë i bukur. Kur doli në fillim Elvis Presley, në treg, po them, pothuajse e panë muzikën e tij shumë ofenduese sepse po merrte Blues-in, muzikë e njerëzve me ngjyrë dhe po e fuste në një treg shumë më të madh, që po e shihte gjithë Amerika. Po thosha, sa muzikë e bukur është! Blues edhe të gjitha të bashkuara me Rock&Roll. Por që një brez nuk i kuptonte fare dhe nuk donte ta pranonte. Madje e morën e burgosën për atë. E mori policia. Po mendoja, sikur ky brezi i vjetër, “i vjetër”… Jemi ne, 30 vjeç ky brezi që s`po përshtatemi me këtë rrymën e re që po vjen edhe na duket komplet edhe fyese nga njëra anë. Na duket fyese siç u është dukur atyre muzika e Elvis Presley-t.
Venera Lumani: Unë mendoj që krahasimi nuk është i duhur, por…
Lind Islami: Ashtu mendonin edhe ata.
Mira Kazhani: Kur e takova Venerën, po bisedonim për Pejën. Ajo më tregoi që babai yt është këngëtar i asaj këngës së famshme “Moj gocë pejane, moj gocë magjike” (këndon). Edhe i thashë: “Unë nuk di të këndoj Venera”. “Jo, jo nuk e këndove keq”, më tha. “Unë këndoj mirë vetëm këngët e Parashqevi Simakut”, i thashë dhe ajo më tha që do donte shumë të kishte jetuar në kohën e Parashqevisë dhe kishte bindjen që do ishte një këngëtare shumë e adhuruar.
Lind Islami: Po Venera është e adhuruar.
Mira Kazhani: Në atë kohë! Po ajo është përderisa edhe ju kam ftuar unë këtu. Ju pëlqej, pa ju kam ftuar.
Venera Lumani: Mua më pëlqejnë shumë këngët e festivaleve të viteve shumë më përpara. E kam ndjekur që fëmijë, por edhe shumë këngë të tjera i kam mësuar më pas. Më kanë tërhequr. Më pëlqen melodia.
Lind Islami: I këndojmë edhe sot në live.
Venera Lumani: Kanë një impakt shumë të mirë tek publiku, sepse vjen si tip nostalgjie.
Mira Kazhani: Cilën këngë të saj duan më shumë?
Venera Lumani: “Thuaja rini”, këndojmë ne. Këndojmë plot.
Mira Kazhani: “Mos ma prekni dashurinë, mos ma prekni lumturinë as kërkush mos ta provojë…” (këndon)
Venera Lumani: Edhe atë. Pastaj këndojmë edhe të Vaçe Zelës. Janë këngë shumë të bukura. Këngët e Agim Krajkës në përgjithësi janë super të bukura.
Mira Kazhani: I keni dëgjuar respektivisht, familja jote në Pejë dhe e jotja në Strugë festivalet? Keni pasur akses në muzikën e atyre viteve në Shqipëri ju?
Venera Lumani: Unë mbaj mend një gjë shumë të bukur. Unë jam nga një fshat i Strugës. Aty ku është shtëpiza jonë, është pak më lart. Është si në rrëzë të malit, kurse daja im e kishte poshtë. Aty kapte më mirë me antenë. Ne çoheshim në majë të çatisë, vinim antenën dhe shihnim festivalin. Jo vetëm festivalin, por gjithë programet e RTSH-së në atë kohë. Isha shumë e vogël, 4-5-6 vjeç. E mbaj mend. Ishin grumbullimet më të dashura, më të bukura të asaj kohe që i mbaj mend dhe i kam thellë të ngulitura.
Mira Kazhani: Sinqerisht më ke emocionuar, sepse ne shqiptarët vinim kanaçe për të parë italianët. Ndërkohë shumë e bukur që një shqiptari matanë kufirit i ka munguar kjo Shqipëria, kjo që kishim ne.
Venera Lumani: Po ne ajo na mungonte. Edhe kur kam ardhur në Shqipëri për herë të parë, kam qenë shumë e vogël dhe më bënte përshtypje që shihja gjithandej që shkruhej shqip. Shihja një dyqan, shitore, bukëpjekës… më bënte përshtypje gjithçka ku shkruhej shqip dhe kjo më gëzonte disi. Isha shumë e vogël ndoshta s`e kuptoja mirë, por thoja tani jam afër me gjuhën time.
Mira Kazhani: Ti e flet shumë bukur shqipen dhe madje e flet shumë letrare. Je toskë e Strugës?
Venera Lumani: Unë jam këtej lumit.
Mira Kazhani: Drinit.
Venera Lumani: Po Drinit. Drini i Zi është një lum që ndan Strugën në dy anë. Është ana e toskëve dhe ana e gegëve. Unë jam toskë.
Mira Kazhani: Si janë toskët dhe si janë gegët?
Venera Lumani: Unë jam me fustanella, me këngët e dashurisë. Kurse gegët janë me pantallona, me brez edhe me kobure në brez (qesh).
Mira Kazhani: Çfarë bën një lum ëë?!
Lind Islami: Po, po. (qesh)
Venera Lumani: Dhe kemi Drinin e Bardhë pastaj, që bashkohen Drini i Zi me Drinin e Bardhë.
Mira Kazhani: Familja jote e ka ndjekur?
Lind Islami: Absolutisht po. Unë nuk e mbaj mend, se kam memorie shumë të dobët, por festivalin e kemi ndjekur gjithmonë.
Mira Kazhani: Babi të tregon besoj?
Lind Islami: Po.
Mira Kazhani: Ti je rritur në Pejë. Prindërit, gjyshërit janë atje, ndërkohë Venera e kishte hartë familjen. Gjyshër që kanë ikur që 14 vjeç në Gjermani, në Mynih. Pra ti ke gjyshër në Mynih dhe gjyshër në Zvicër. Duket pak si film. Flasin gjermanisht gjyshërit e Mynihut?
Venera Lumani: Flasin gjermanisht. Duken si gjermanë, por janë shqiptarë në thelb. Pastaj gjyshen, tashmë, nga mami e kam në Zvicër tek dajat. Gjyshi na ndërroi jetë përpara tre muajsh.
Mira Kazhani: Të rroni, ta kujtoni!
Udhëtoje në fëmijëri tek gjyshërit?
Venera Lumani: Si jo?! Gjatë gjithë kohës. Gjatë fëmijërisë time kemi ndenjur goxha kohë andej. Udhëtimet kanë qenë shumë të shpeshta si në Gjermani, si në Zvicër. Ka qenë tentativa fillimisht për të filluar dhe unë shkollën atje, por punë dokumentacionesh nuk kemi arritur ta bëjmë. Ndonjëherë mendoj më mirë, ndonjëherë në ditët e mia më të zymta them: Ah, kur s`na mori ky gjyshi të na përplaste andej diku. Po është histori e bukur. Gjyshërit e mi akoma jetojnë në Gjermani edhe s`e kanë shumë me qejf të kthehen në Strugë.
Mira Kazhani: Po prindërit e tu ama nuk kanë shkuar atje. E kanë me shumë qejf të rrinë në Strugë.
Venera Lumani: Prindërit e mi jo. Me qejf nuk e di për Zotin … se sa me qejf e kanë po dhe ata disi janë detyruar të jetojnë në Strugë, sepse ka qenë thjesht çështje dokumentacionesh që nuk kanë arritur… por edhe pak mentaliteti i gjyshërve që nuk duhet t`i çojnë fëmijët në kurbet.
Mira Kazhani: Ndërkohë në Shqipëri ka një valë ikjesh dhe Gjermania shikohet si vend i parajsës, ndërkohë që gjyshërit e tu kanë që në moshë shumë të re atje dhe prapë prindërit e tu nuk e kanë të lehtë të shkojnë dhe të jetojnë atje. Interesante.
Venera Lumani: Tani nuk e di se si është… unë kam vëllain që tani ka ikur të punojë.. sepse ka mbaruar kriminalistikën dhe tani ikën në Gjermani për të punuar atje, domethënë e vazhdon vëllai me pak fjalë këtë gjë, por me prindërit e mi nuk e di të tregoj se ç`ka ka ndodhur, por kam përshtypjen që influenca më e madhe ka qenë edhe nga rrethi ku kanë jetuar që e bënë kurbetin këta më të mëdhenjtë, tani mos t`i çojmë edhe fëmijët. Kam përshtypjen se kjo ka qenë…
Lind Islami: Sepse normalisht është parë si një gjë jo pozitive. Të ikësh jashtë vendlindjes dhe të punosh të sakrifikosh që të kenë jetesë më të mirë njerëzit që janë tek shtëpia.
Venera Lumani: Sepse supozohet të punoje punë shumë të rëndomta.
Mira Kazhani: Ju keni blerë një shtëpi në Tiranë. Po e rregullon me qetësinë e tij olimpike Lindi. Lindi, të pëlqen jeta në Tiranë? Ndonjë tundim për të shkuar të jetosh diku tjetër? Besoj keni udhëtuar, keni lëvizur…
Lind Islami: Nëse do ikja diku jashtë do më pëlqenin vendet tropikale vetëm.
Mira Kazhani: Qenke thëngjill i mbuluar.
Lind Islami: Po! Bali dhe Tajlanda, për të cilat kam një plan afatgjatë.
Venera Lumani: Të shkosh të jetosh në Bali në Tajlandë.
Lind Islami: Po!
Mira Kazhani: Tani e more vesh?
Lind Islami: Jo, jo e di…
Venera Lumani: Nuk e dija që ishte aq serioze biseda sa për t`u treguar në podcast. (qesh)
Lind Islami: Do ta them këtë për herë të pare, sepse dua ta kem si dokument dhe shpresoj mos të më ndërrojë mendja. Do të iki në ndonjë nga këto vendet tropikale dhe do bëhem parukier. Pas moshës 50-vjeçare.
Mira Kazhani: Ke të dhëna? Shumë mirë që do të shkosh.
Lind Islami: Po
Venera Lumani: Parukier?!
Mira Kazhani: Parukier!
Lind Islami: Më pëlqen shumë.
Venera: Po pse? Çfarë kënaqësie të jep, se po bëhem dhe unë kështu?
Mira Kazhani: Hë, ktheji përgjigje Venerës.
Lind Islami: Tani kjo është një traumë e vogël...
Mira Kazhani: Kush t`i ka prerë flokët keq?
Lind Islami: Aty do të dilja. Është një traumë që s`e kam gjet asnjëherë berberin perfekt. Unë në mendjen time kam një...
Venera Lumani: E ka një model flokësh që s'u realizua kurrë...
Lind Islami: Nuk është realizuar asnjëherë...
Mira Kazhani: Që është?
Lind Islami: Po nuk e di, mbase ....
Mira Kazhani: Po pse mendon që në Bali ose Tajlandë..
Lind Islami :Tani flokët e mia po bien çdo ditë e më shumë dhe kjo ëndërr po shuhet me kalimin e kohës dhe sa herë që unë mendoj se kam bërë modelin tim të preferuar të flokëve Venera më thotë: “Nuk i rregullove njëçik këto flokët?
Mira Kazhani: Venera, jetën e sheh në Tiranë ti? Se Lindi ku të jesh ti, do jetë.
Venera Lumani: Ashtu ëëë?!
Mira Kazhani: Kështu duket!
Lind Islami: E drejtë!
Venera Lumani: Unë e shoh jetën në Tiranë, sepse mendoj që ka goxha mundësi dhe është klima shumë e mirë, vendi është i bukur, kemi afër detin, kemi malet është super dhe vend frymëzues për mua si këngëtare, si kantautore le të themi, po mua Tirana më ka dhënë mundësi që të jem kjo që jam sot. Sepse unë kam qenë në Shkup deri në moshën 21-22 vjeçare, u diplomova atje dhe i kisha dyert e hapura edhe për t`u punësuar edhe në Opera, por mua më pëlqente muzika moderne, soul, jazz gjëra të tilla dhe mua Tirana ma dha këtë mundësi ndërkohë Shkupi, Maqedonia nuk besoj se do ma jepte. Prandaj unë jam shumë mirënjohëse për këtë gjë që më ka falur Shqipëria, Tirana. Prandaj dua të rri këtu sa ta çoj.
Lind Islami: Përtej shakasë, realisht Tirana na ka dhënë shumë.
Mira Kazhani: Lindin nuk e kisha takuar asnjëherë. E fundit intervistë që ka qenë bashkë Venera, më kujtohesh me një bluzë të Coca-Colës që dhe ma premtove se ta lavdërova.
Lind Islami: Vërtet keni bërë një intervistë bashkë?
Mira Kazhani: Po ka qenë njëherë dhe nuk ke ndryshuar, je e njëjta Venerë s`ke ndryshuar. Pak më e bukur je bërë mbase se je rritur, je sofistikuar.
Venera Lumani: Ok, si vera edhe unë, e thonë shpesh shoqet e mia dhe mami. Unë…nuk e di jam rritur. Nga pamja e jashtme po kam ndryshuar, se kam bërë hundën operacion…
Mira Kazhani: Po nuk duket, nuk kuptohet. Nuk do thoja, s`e mbaj mend fare.
Venera Lumani: Kam pas një hundë pak më të gjatë, më të hollë poshtë po… kaq.
Mira Kazhani: U ndjeve më mirë me fytyrën e re?
Venera Lumani: Unë mendoj që periudha post operacionit ka qenë… mund ta quaj si një traumë të voçkël timen, sepse ok, dakord unë dukesha më mirë, dukem më mirë, nëse më pyet tani them kam bërë mirë, por edhe mund ta lija ashtu, sepse nuk është e lehtë që ti 25, 26, 27 vjet sa i kisha unë s`e di atëherë të jesh më një fytyrë dhe zgjohesh një ditë të bukur pas 2 javësh që hoqa fashat kisha krejtësisht një fytyrë të re. Dhe më mërziste, gati gati e quaj traumë sot e kësaj dite, sepse ndryshoi diçka tek unë. Ndryshoi për mirë, por që më mungonte ajo që kisha, ajo që kisha parë 27 vite. Sepse ka shumë vajza që më shkruajnë në Instagram, Facebook edhe më takojnë në rrugë edhe më thonë që e ke shumë të mirë hundën e re, ta kanë bërë shumë mirë…
Mira Kazhani: E ke vërtet të bukur!
Venera Lumani: Faleminderit! Të lutem më trego doktorin që ka kryer operacionin dhe unë pa diskutim që iu tregoj dhe i drejtoj, po them ju lutem lexoni më përpara. Po ju them edhe si detaj këtë gjë që pas operacionit është një periudhë që ty të duhet të adaptohesh me fytyrën tënde të re, le të themi dhe nuk është aq e lehtë. Unë e kam vuajtur!
Mira Kazhani: Këshilla me vend për vajzat e reja, se janë shumë të prirura për këto ndryshimet në portret.
Venera Lumani: Sepse mendojnë direkt atë gjënë e bukur që do ndodhë, por nuk je më ajo, ndryshon diçka.
Mira Kazhani: E vërtetë! Edhe disa cene të vogla të bëjnë ty, të japin atë kripën.
Venera Lumani: Edhe mua më mungonte ajo, sikur iku një Venerë dhe isha një gjë tjetër pastaj.
Mira Kazhani: Çfarë ka ikur nuk kthehet më kështu që… më vjen shumë mirë që ftesa për këtë podcast kombinon perfekt me recitalin tuaj në TKOB. Është koncerti recital i parë i juaj. E di që jeni në ethe, e di që je në ethe (I drejtohej Venerës), nuk e di për Lindin…
Lind Islami: Jemi në fakt dhe mbremë po e diskutonim që do e themi që do e bëjmë reciatlin?
Venera Lumani: Mua më duket sikur do afrohet dita, ne do dalim në skenë dhe unë akoma nuk do e besoj që kjo gjëja po ndodh, po bëhet.
Mira Kazhani: E patët të lehtë të gjenit mbështetje financiare, sponsor?
Lind Islami: Nuk ishte e lehtë, por…
Venera Lumani: Jo e pamundur!
Lind Islami: Jo e pamundur normalisht! Qoftë gjatë bisedave me bashkëpunëtorë dhe me gjithë kolegët tanë, u dukej si çudi që ne po bënim diçka dhe absolutisht nuk po shihnim fare të ardhurat tona. Për këtë gjë që ne do bëjmë mendoj që i kemi kushtuar gjithë këtë kohë të karrierës dhe absolutisht asnjëherë nuk ka qenë ëndrra ime të jem i pasur. Ëndrra e të dyve është që të jemi në një skenë me njerëz që po na dëgjojnë. Kjo për ne është më e rëndësishmja dhe absolutisht do jepnim dhe nga vetja për ta realizuar këtë.
Mira Kazhani: Jam shumë krenare që ju kam ftuar në këtë podcast! Kemi shumë nevojë për njerëz që nuk kanë paranë të parën dhe që në artin e tyre, punën e tyre vënë në radhë të parë dedikimin dhe pasionin. Paratë vijnë pastaj në një formë apo në një tjetër.
Lind Islami: Mendoj që është shumë e rëndësishme që t'ia bësh në një moment pyetjen vetes, që nëse i ke këto para çfarë do bësh? Do blej një kitarë më të mire, por po nuk dite që t`i biesh… Kështu që edhe po të kishim shumë, shumë para mendoj që prapë kënaqësia jonë më e madhe do ishte ajo përmbushja….
Mira Kazhani: Ti çfarë do bëje me shumë para? Po të ishin shumë para?
Venera Lumani: As në ëndrrat e mia më të mira unë s`e kam menduar veten si Venera shumë e pasur. Nuk e di, por në qoftë se do kisha, gjëja e parë që më vjen në mendje është të rregulloja familjen shumë, shumë mirë.
Mira Kazhani: Kjo është gjithmonë e para. Unë po të kisha pasur do të kisha ndërtuar shtëpinë e gjyshërve që tashmë është një rrënojë. Gjyshërit nuk jetojnë më dhe do më kishte pëlqyer shumë të kisha ndërtuar shtëpinë e tyre. Po nuk i dihet jetës asnjëherë.
Venera Lumani: That grandparents' house...
Mira Kazhani: And to gather all the cousins like before and we all go there.
Venera Lumani: There is a child inside of me and it always awakens many memories whenever talking about the grandparents' house.
Mira Kazhani: Thank you! I wish you success in the recital. I will definitely be there.
Venera Lumani: We will compensate the t-shirt with Coca-Cola with a ticket. are we ok
Mira Kazhani: We are ok, but I really want to buy the ticket, and I will not accept it. I will buy the ticket, because you deserve it, because you sell.
Venera Lumani: Thank you very much!
Born Islam: Thank you!
The "Ze me Miran" podcast was supported by Credins Bank
*The right to repost is prohibited without the permission of the editor
Any misrepresentation of facts online will be prosecuted