Aktualitet

Epidemia e fruthit, ISHP ka një thirrje për prindërit

Epidemia e fruthit, ISHP ka një thirrje për prindërit

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) i bën apel prindërve të vaksinojnë fëmijët nga epidemia e fruthit.

Në një postimi në Facebook, ISHP thekson se: “fruthi mund të bëhet sëmundje serioze dhe fëmijët mund të mbrohen nëpërmjet vaksinës Fruth- Rubeolë-Shyta sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit”.

Sipas ISHP një në dy persona me fruth vdesin nga sëmundja pavarëisht trajtimit të mirë.

Kujtojmë se rastet me epideminë e fruthit janë shtuar ndjeshëm në Evropë në krahasim me vitet e kaluara. Një ditë më parë ISHP bëri me dije se nuk a vend për panik në Shqipëri, pasi janë marrë masat e nevojshme dhe nuk ka raste të fruthit.

* Ky post u realizua nga Eneida Daci. Lajmi i referohet njoftimit të ISHP. Copyright Tiranapost.al

Image may contain: text

http://www.tiranapost.al/alarmi-i-fruthit-ne-europe-po-ne-shqiperi-ja-njoftimi-i-rendesishem-i-ishp/