Showbiz

Ermali dhe Rudina bëjnë paqe

Ermali dhe Rudina bëjnë paqe

Rudina dhe Ermali patën një konflikt të vockël, por e kaluan dhe sot Ermali shkoi tek Rudina për të promovuar flimin e tij të ri “Dy gisht mjaltë”. Shkak u bë Tuna.

“A do shkosh tek Rudina” ishte pyetja që i bënte Ermali çdo të ftuari në “Xing me Ermalin”, duke qenë se askush nuk i thotë “Jo” një ftese nga Rudina. E vetmja që tha “Jo” ishte Tuna. Kur Ermali e pyeti nëse do shkonte tek Rudina, ajo i tha se nuk kishte ndër mend dhe për 20 vitet e ardhshme.

[caption id="" align="aligncenter" width="900"]Image (Postimi i Rudinës në Instastory)[/caption]

Rudina pastaj shkroi një status të gjatë për Tunën ku e sqaronte se mllefi i saj ndaj Rudinës ishte për shkak të intervistës që Rudina zhvilloi me kunatin e Tunës, Robertin. Intevistë në të cilën Roberti nuk foli mirë për Tunën dhe tregoi të vërtetën e marrëdhënies së tyre.

Në fund të statusit të Tunës, Rudina iu drejtua edhe Ermalit: Ermal, e do edhe ti një të vockël? E pej asaj dite, asnjë prej të ftuarve nuk iu bë më pyetja e famshme: A do shkosh tek Rudina?

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije referuar intervistës së Ermalit tek Rudina në Tv Klan