Showbiz

Ermali e zëvendëson Rudinën me Getoarin

Ermali e zëvendëson Rudinën me Getoarin

E mbani mend rubrikën “Do shkosh tek Rudina”? Ermali hoqi dorë prej saj pas disa sezonesh, kur Tuna tha se s`kishte ndërmend të shkonte tek Rudina e se e kishte lënë në pritje nja 10 vjet. Pasi Rudina i ktheu përgjigje publike Tunës, në fund shkoi: “Ermal e do edhe ti një?”

Që në programin e radhës Ermali s`e bëri më atë pyete dhe më në fund e zëvendësoi me një tjetër fjali: “Qimja e Getoarit”. Geti ishte i ftuar para disa javësh në program dhe një qime nga mjekra e tij Ermali e ka vendosur në kornizë. Çdo të ftuar e pyet nëse dëshiron që ta prekë për fat.

Ledina Çelo, e ftuara e sotme nuk reshti së pyeturi se ç`punë kishte ajo me mjekrën e Getoarit kur Ermali i sugjeroi ta prekte.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije.