Shqiptarët në botë

'Është çështje fati, me kamion kemi ardhur të gjithë'! Shqiptari në Angli bie në kurthin e gazetares së infiltruar

'Është çështje fati, me kamion kemi ardhur të

Pas tragjedisë, ku 39 emigrantë kinezë u gjendën të vdekur brenda një kamioni në Essex të Britanisë, mes dyshimeve se ishin kontrabanduar për tu futur ilegalisht, policia ka nisur të hetojë më thellësisht trafikun e emigrantëve. Një reportere e infiltruar si emigrante që kërkonte të futej në Britani, ka zbuluar skemën e një shqiptari me emrin Kastriot Ahmati i cili dyshohet të merret me kontrabandim të njerëzve.

In this file photo taken on October 23, 2019 British Police forensics officers work on lorry, found to be containing 39 dead bodies

Artikulli është publikuar nga Daily Mail ku shkruan se shqiptari përmes Facebook-ut i ka treguar asaj dy mënyra ilegale se si të kalonte kufirin, me dokumente false ose përmes kamionëve që nisen kryesisht nga Belgjika.

Për dokumentet false ai i ka treguar se duhet të paguante 17 mijë paund, por nëse zgjidhte të kalonte kufirin me kamion, duhet të paguante më pak, rreth 14 mijë paund.

Kastrijot Ahmati, pictured, advertises his trafficking services, displaying his phone number on a Facebook page called 'Albanians in London.' He said that he came to London on the back of a lorry himself and referred to the deaths of the 39 people in the container in Essex this week as 'the luck of the draw'

Gazetarja e maskuar si emigrante, i ka thënë shqiptarit me pseudonimin Kace Kace, se kishte frikë kalimin me kamion për shkak të tragjedisë me 39 të vdekurit në kamionin frigoriferik, por ai i është përgjigjur: Është çështje fati, kështu kemi ardhur të gjithë!

Daily Mail shkruan se Katriot Ahmati dyshohet të jetë edhe një prej administratorëve të grupit 'Albanians in London'. Është një faqe në Facebook ku shqiptarët sipas mediave britanike bëjnë pazare për kalimin ilegal të shqiptarëve në Angli.

Kastriot Ahmati sipas Daily Mail është vënë në dijeni të kurthit dhe ka mbyllur faqen në Facebook. Por policia Metropolitane ka në dorë bisedat që janë zhvilluar mes tij dhe gazetares dhe pritet që të ndalohet nga policia./ Artikulli i plotë nga Daily Mail këtu./ Tiranapost.al.  E.B