SPORT

Europa League, ja ekipet që kalojnë në fazën tjetër

Me mbylljen e ndeshjeve të mbrëmshme të Europa League, janë përcaktuar edhe 24 skuadrat që do të kalojnë në turin tjetër. Këtyre u shtohen edhe ekipet që vijnë nga vendet e treta në Champions League, si Napoli, Atletiko Madrid, Sporting apo Dortmund.

Ndërkohë, goli i pësuar në sekondën e fundit përballë Young Boys në Zvicër e penalizoi ekipin e Skënderbeut në vendin e fundit në grup.

32 skuadrat e kualifikuara për më tej janë: AEK, Atalanta, Lyon, Lokomotiv Moskë, Kopenhagen, Vijareal, Astana, Dynamo Kiev, Partizan Beograd, Braga, Ludogorets, Milan, Plzen, Steaua, Arsenal, Crvena Zvezda, Lacio, Nicë, Marsejë, Salzburg, Bilbao, Ostersunds, Zenit, Sociedad, CSKA Moskë, Seltik, Atletiko Madrid, Sporting Lisbonë, Spartak Moskë, Napoli, RB Leipzig, Borusia Dortmund./Tiranapost.al