Aktualitet

Europa të refuzoi ty! Rama i citon Bashës kancelaren Merkel: Më vjen shumë keq, Gjermania i tha PO negociatave

Europa të refuzoi ty! Rama i citon Bashës kancelaren Merkel: Më

Që prej ditës së djeshme, ka pasur replika virtuale mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha. Kryeministri Rama pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë u pyet nga gazetarët nëse do të shpallte zgjedhje të parakohshme, me kërkesë të Bashës, por Rama u përgjigj se nuk ka asgjë të re në këtë mes, se arsyen e bllokimit të negociatave e kanë thënë vetë zyrtarët e BE-së, komisionerët, por dhe kryeministra e ministrja të Jashtëm të BE-së dhe se qeveria do vijojë punën me çështjen më të rëndësishme të momentit, reformën zgjedhore që pritet të miratohet brenda dhjetorit.

-Ndërsa Basha dje në konferencë tha se Europa nuk pranoi Ramën, dhe negociatat nuk u hapën se qeveria dështoi të përmbushë kushtet.

Që dje, kryeministri Rama publikon deklaratën e Bashës ku fajëson Ramën dhe zyrtarë të lartë të BE që thonë se dy vendet, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritonin hapjen e negociatave, por kjo nuk ndodhi për shkak të një ‘luftë të brendshme’ në BE, me Macron që kërkon reformë brenda BE e më pas zgjerim.

-Sot Rama citon fjalët nga konferenca e të premtes së kaluar të kancelares Merkel e cila tha:

'Më vjen shumë keq për këtë vendim. Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet. Kur bëjmë premtime duhet ti mbajmë ato, nuk do ti kthejmë shpinën vendeve ndërkohë që kemi bërë premtime'.

Postimi i Ramës si më poshtë./ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/foto-me-fjalet-e-tusk-rama-i-pergjigjet-bashes-qe-e-ben-fajtor-per-jo-ne-e-negociatave/