Tech

Facebook ndryshon markën: Logo, emër dhe ngjyra të reja për Insta dhe WhatsApp

Facebook ndryshon markën: Logo, emër dhe ngjyra të reja për

Facebook ka prezantuar markën e re për produktet dhe shërbimet që ofron kompania, dhe këto ndryshime vijnë për të bërë dallimin  nga aplikacioni i ngjashëm dhe Website-in e njohur. Instagram dhe WhatsApp janë ndër shërbimet që do të mbajnë markën e re Facebook dhe ndryshimet do të ndodhin ditët në vazhdim.

Facebook new and old logos

Ajo që dihet deri më tani është se Aplikacioni dhe faqja kryesore e Facebook do të ruajnë markën me ngjyrën blu. Logoja e re është më shkronja më të mëdha dhe me stil tjetër tipografie, që produktet dhe aplikacionet e tjera të kompanisë të duken ndryshe, edhe pse nga e njëta kompani.

Marka shfaqet me ngjyra të ndryshme në varësi të produktit që përfaqëson. Kështu, për shembull, do të jetë e gjelbër për WhatsApp. Zyrtarë të Facebook, thonë se ndryshimet lidhen me botën dhe njerëzit: Sipas tyre, sistemi dinamik i ngjyrave i ndihmon ata të bëjnë dallimet.

Image result for Facebook changes product branding to FACEBOOK

Shefi i marketingut në Facebook, Antonio Lucio thotë për Buzfeed News: "Njerëzit duhet të dinë më shumë për produktet që përdorin se cilat kompani i kanë në pronësi”.

Por pse do ta bënte Facebook këtë ndryshim?

Sepse mendohet se sjell disa përfitime: Sipas mediave, firma po mbulon veten nga akuzat se sa e fuqishme është me të vërtetë duke mos qenë plotësisht transparente se çfarë ndodh ‘prapa’ adresave tona.

New Instagram branding on mobile phone screens