FACT CHECK

Fact- Check/ Si e ka thënë Besa Shahini deklaratën për nxënësit viktima të abuzimit seksual

Fact- Check/ Si e ka thënë Besa Shahini deklaratën për

Në median Online një koment i Besa Shahinit për viktimat e abuzimit seksual nisur nga rasti i 15 vjeçares në Kamzë, u komentua sikur ministrja të ketë bërë një thirrje pa takt të tipit që fton nxënësit të denoncojnë pasi abuzohen.

Si është deklarata e vërtetë e ministres Shahini?

Shahini thotë:

'Përgëzoj nxënësit tanë që kanë gjetur kurajën të denoncojnë bullizmin, dhunën apo abuzimin që kanë përjetuar. Kjo është e vetmja mënyrë që të rriturit dhe institucionet të kenë mundësinë të dënojnë këtë dhunë dhe të parandalojnë që kjo dhunë të ndodhë në të ardhmen. Shpesh viktimat nuk denoncojnë dhunën që kanë përjetuar sepse ndihen me faj apo me turp për atë se çfarë i ka ndodhur por faji dhe turpi i takojnë dhunuesit dhe abuzesit. Por që ky mesazh të përcillet, shkolla duhet të shndërrohet në një hapësirë të sigurit, ku nxënësi të ndihet që mund të denoncojë dhunën  që e ka përjetuar apo të paraqesë çfarëdo shqetësimi që mund të ketë'.

Ndoshta një interpretim i gabuar, por e vetmja kritikë që qëndron për ministren në këtë rast është vonesa në reagim, dhe ndoshta mund të ndalej më shumë tek masat që do merren, por pakujdesi në përmbajtje nuk duket të ketë.