FACT CHECK

Foto-Video/ Si është e vërteta e pamjeve të rënda nga Infektivi? Ish deputeti i PD i quajti të rreme

Foto-Video/ Si është e vërteta e pamjeve të rënda nga

Një ditë më parë ministria e Shëndetësisë publikoi pamje të rënda nga brenda Infektivit ku shiheshin pacientët në terapi intensive apo të intubuar.

Sot ish deputeti i PD Bardh Spahia bëri një denoncim ku tregoi se një grua që shfaqet në video në të vërtetë nuk është me koronavirus dhe se ndodhet në shtëip jo në spital. Ai i referohej një mesazhi që qarkulloi në disa faqe online. Sipas qytetarit gruaja në foto ishte gjyshja e tij që ndodhej në gjendje shumë të mirë shëndetësore në shtëpi dhe se ka qenë e shtruar më parë për një problem tjetër shëndetësor. Bardh Spahia denonconte dhe përdorimin e shishes së ujit për sërumin. 

Foto-Video/ Si është e vërteta e pamjeve të rënda nga

Foto-Video/ Si është e vërteta e pamjeve të rënda nga

Por si është e vërteta?

Kamerat e News 24 kanë siguruar pamjet e plota nga Spitali Infektiv. Gruaja në fjalë shihet teksa vijon të marrë trajtim e shtruar dhe fatkeqësisht është në gjendje të rëndë shëndetësore. Në fytyrë mban pajisjen e oskigjenit dhe infermierja Merina Sefa po kujdeset për të.

Foto-Video/ Si është e vërteta e pamjeve të rënda nga
Fotoja nga videoja e ministres
Foto-Video/ Si është e vërteta e pamjeve të rënda nga
Fotoja nga kamerat e News 24.

Më poshtë keni pamjet e plota të siguruara nga News 24. Për denoncimin e Bardh Spahisë, nuk ka ende një reagim nga ministria e Shëndetësisë.