FACT CHECK

Si rrallëherë Netflix u tërheq veshin gazetarëve: Herën tjetër bëjeni më mirë punën tuaj!

Si rrallëherë Netflix u tërheq veshin gazetarëve: Herën

Platforma e famshme e filmave online ka bërë një shkrim të gjatë ku sqaron së pari se kjo nuk është diçka e zakonshme, që e bëjnë gjithmonë. Ata sqarojnë që fjalët se kanë fshirë çdo film ku luan Johnny Depp janë thjesht thashetheme.

“Në mënyrë tipike, ne nuk bëjmë postime që zbërthejnë çdo thashethem për Netflix-it ose histori të rreme që hasim (s`do na dilte gjithë dita), por kjo e fundit veçanërisht po shkakton shumë zhurmë kështu që ne do të dëshironim të ndihmonim në shuarjen e zjarreve”, shkruan Netflix.

Lajmi u përhap shpejt, por u stërhollua dhe ekzagjerua pasi në fakt nuk bëhet fjalë për gjithë filmat e Depp, por vetëm “The Rum Diaries” që u publikua në 2019-ën dhe u hoq në 2020-ën.

Për t`jua sqaruar të gjithëve, e drejta për filmat që Netflix shpërdan merret nga Universal, Paramount, Disney, Ëarner Brothers dhe jo nga aktorët apo Johnny Depp.

Pra largimi i filmave të tij ishte një “fake neës”.

Ajo që është fakt, është se po, ka një mungesë të theksuar të Johnny Depp në Netflix, por në shtete të caktuara transmetohen ende filmat ku ai luan.

Disa janë Dark Shadoës, Donnie Brasco, Bloë, Charlie and Chocolate Factory, Corpse Bride and Rango.

Kështu që gazetarë të dashur, herën tjetër bëjeni punën më mirë”, shkruan Netflix.

*Artikulli i Netflix u përshtat në shqip nga Tiranapost.al