FACT CHECK

Tanya Roberts është gjallë. Përse u shpall e vdekur ylli i James Bond?

Tanya Roberts është gjallë. Përse u shpall e vdekur ylli i

Tanya Roberts është gjallë. Mediat e shpallën ditën e djeshme të vdekur yllin e James Bond. Edhe nëse kërkon në Google dhe Wikipedia për të, rezulton e vdekur.

Gjithçka lindi nga paniku. Partneri i saj e pa për një moment me sytë e mbyllur dhe i tronditur mendoi se Tanya kishte ndërruar jetë. Ai njoftoi zëdhënësin e aktores që lajmëroi më pas dhe mediat.

Tanya, sot 65 vjeçe u sëmur papritur pak ditë para festave. Ajo u shtrua me urgjencë në spital dhe gjendja po përkeqësohej në çdo moment. Ende po lufton me sëmundjen e paqartë për mediat.

*Artikulli i The Sun u përshtat në shqip nga Tiranapost.al