FACT CHECK

Video/ Basha ka thëne 40 apo dy vetë?

Video/ Basha ka thëne 40 apo dy vetë?

Lulzim Basha ishte sot në një takim me fermerët në Berat. U ndal të vizitonte fermën e Hysen Gushtit i cili i thotë se për shkak të pandemisë nga 50 punonjës kanë mbetur vetëm 10.

Dhe përgjigjja e Bashës shkaktoi konfuzion. Në videon që Basha ka postuar në Facebook, në titra poshtë thuhet: Ikën 40 ë? Por në video të tjera, në titra Basha ka thënë: Ikën 2 vetë.

Si është e vërteta?

Basha jo në pak raste është ngatërruar me numrat. Por a vlen edhe për këtë rast? Disa e dëgjojnë si 40, dhe të tjerë e dëgjojnë duke thënë dy vetë.

Dëgjojeni vetë videon dhe na thoni: 40 apo vetë?