Showbiz

Falë Amarës, mami dhe babi do ta përdorin dhomën e tyre jo vetëm për gjumë

Falë Amarës, mami dhe babi do ta përdorin dhomën e tyre jo

Përmes një videoje dhe postimi, Aulona Musta dha lajmin që e konsideroi të madh për familjen e saj e që do mbetet gjatë në memorien e tyre: Amara doli nga dhoma e prindërve.

https://www.instagram.com/p/BwZQ1MtB2YJ/

Që të mos ia bënte shumë të vështirë, ka pëdorur një strategji interesante. E ka çuar në dhomën e saj dhe ka qëndruar aty derisa Amarën e zuri gjumi, duke mos i treguar që do largohej pasi ajo të flinte. Me një truk të vogël, por ia doli dhe siç tha edhe vetë në fund të postimit, më në fund ajo dhe i shoqi do kenë privatësinë e munguar në katër vite e gjysmë.

“Mami dhe babi mund ta përdorin dhomën e tyre të gjumit jo vetëm për të fjetur tashmë”, shkruajti Aulona dhe s`i shpëtoi as kësaj here komenteve gjykuese të moralistëve të instagramit.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije.